Pse nuk ekziston një heteropride ?

Shpërndaje

Jam e sigurt që të paktën një herë në jetë ose në vit, ju ose ata pranë jush, keni pyetur, ju kanë pyetur, se pse nuk ekzison një hetero pride ose pride për heteroseksualët. “ Flisni gjithnjë për të drejta, por pse atëherë nëse ka një gay pride, nuk luftoni dhe për një hetero pride ?”

LGBT TV Graphic 01 1

Në fakt arsyet se pse nuk ka sens të ketë një hetero pride janë të shumta.

  1. Askush nuk të vret sepse je heteroseksual.
  2. Askush nuk të ndalon të martohesh dhe të kesh të drejta martesore.
  3. Asnjë prind nuk të hedh në rrugë nëse zbulon që je heteroseksual.
  4. Asnjë religjion nuk dënon heteroseksualitetin.
  5. Askush nuk të thotë “ heteroseksual “m*t1”.
  6. Asnjë vend nuk dënon heteroseksualitetin me vdekje.
  7. Askush nuk ankohet se ndan dhomat e shveshjes më një heteroseksual.
  8. Askush nuk fillon fushata për të tërhequr libra, filma dhe vepra kulturore që flasin për heteroseksualët.
  9. Asnjë heteroseksual nuk i nënshtrohet terapive të konvertimit për t’u shëruar nga heteroseksualiteti.
  10. Sepse heteroseksualët nuk janë në majën e krimeve për urrejtje.
Eteropride

Mund të shtoj dhe shumë pika të tjera, por them se përgjigja më e mirë për ata që bëjnë këtë pyetje është kjo:

Gay Pride nuk ka lindur nga nevoja për të celebruar të qënurit gay, por është një protestë e cila kërkon të drejtën për të ekzistuar pa qenë viktimë e përndjekjes dhe diskriminimit. Kështu që në vend që të pyesni se pse nuk ekziston një Hetero Pride, falenderoni që nuk keni nevojë të keni një të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...