Sylvia Piath ( e preferuara ime ) thoshte: “ më puth dhe do të shohësh sa e rëndësishme jam” a thua e puthura është një sekret që thuhet në buzë e jo në vesh. Unë nuk do ju puth, ( vetëm në mënyre platonike) por disa sekrete do i tregoj edhe pse siç premtova sot do shkruaj për elemntë të rendësishëm përbërës të puthjes.
Pastrimi, shpëlarja dhe era e gojës : nuk ka gjë më të bajatshme se sa të puthësh dikë me ndonjë ushqim që të ka ngelur nëpër dhëmbë. Të lash dhe të shplash dhembët ose të kesh një higjiene personale të kujdesshmë janë gjeste shumë më atraktive se sa të vendosësh parfum apo të përtypësh një karamele me mentë. Nëse je i merakosur për shkak të erës së gojës, KONSULTOHU ME DENTISTIN. Dentistët ose stomatologët dinë gjithçka rreth erës së keqe të gojës dhe mund të të këshillojnë ndoshta që më një lugë të pastrosh dhe gjuhën, duke parë që ( sipas disa prej tyre) shpesh herë ato mbeturinat e bardha që na ngelin në gojë mund të jenë shkak i erës së rëndë. Gjithsesi pastrimi i gjuhës nga mbeturinat e bardha është diçka temporane dhe nuk do të zëvëndësojë pastrimin dhe larjen e dhëmbëve. Nëse je duke ngrënë ushqim me hudhra ose qepë, sigurohu që personi me të cilin do puthesh të hajë disa kafshata nga e njëjta gjellë. Në këtë rast pastrimi dhe shpëlarja nuk bëjnë punë dhe e vetmja mënyrë mbrojtjeje është të ndash ofensivën.
Puthja me shkëlqyes buzësh : disa partnerë do ju refuzojnë të ju puthin nëse keni vënë buzëkuq apo shkëlqyes buzësh. Disa preferojnë buzë natyrale. Të tjerë kanë shumë qejf shijen e buzëkuqit. Nuk gabon kurrë nëse ke vendosur një zbutës natyral nga kososi apo mjalti sepse shtresa buzekuqi apo labello mund të rezultojnë të shpifura. Shumë vajza apo gra do të nxjerrin një facoletë dhe do ta heqin buzekuqin para se të puthen . Kjo është një lëvizje e mençur sidomos nëse je duke puthur dikë për herë të parë. Përsa i përket shkëlqyesit nuk besoj se ka ndonjë djalë apo burrë që është i lumtur të jetë lënë më viza dhe njolla shkelqyesi ngjyrë roze apo pjeshkë në buzë.
Nxirre jashtë çamçakizin: edhe se sapo fute një çamçakiz të ri në gojë me shije fantastike dhe konsistencën e duhur, nëse je para puthjes mos e fshih atë mbrapa në qiellëz. Ka çifte që nuk e kanë problem të kalojnë çamçakizin sa te një gojë te tjetra, por deri sa ti dhe partneri yt të jeni në ato nivele atëherë tavolinat dhe karriget kanë një mision të ri.
Puthje me tela në dhëmbë: individët që kanë aparat dhëmbësh me tela gome duhet ta largojnë telin e gomës para se të puthen. Do të ishte një problem shumë i madh puthja dhe me tela gome dhe me aparat dhëmbësh ( tela metalikë korrigjues ), incidente nga më të shumtat mund të ndodhin, si këputja e llastikut i cili mund të godasë bajamet dhe të shkaktojë dhe të vjella. Një gjuhë e re gjithashtu mund të vritet nën zgavrat e aparatit metalik të dhëmbëve gjë që për disa është sexy e për disa turp i madh. Nëse ke tela në dhëmbë dhe ke të dashur të ri, mund të pyesësh atë që në mënyre delikate të zbulojë gojën tënde duke u kujdesur për mirëqënien e gjuhës së vet
Jepi vëmëndjen e duhur qafës : në shumë studime mbi seksin djemtë dhe vajzat kanë deklaruar që do të donin që partneri i tyre t’i kushtonte më shumë rëndësi qafës, shumë më shumë rëndësi qafës. Kshu që buzët, sytë, veshët, hundët, faqet dhe balli janë vënde fantastike për t’u puthur, por mos harro qafën. Shumë pak duan ndërveprim me vampira por puthja e qafës është e rëndësishme sepse mund të ndezë atmosferën për pjesë të tjera të cilat ndodhen më poshtë në trup.
Njollat nga e thithura: Njollat lejla të cilat krijohen mbasi partneri të ka puthur dhe thithur qafën ndodhin për shkak të fuqisë së përdorur e cila shkakton një gjakderdhje të brëndshme. Njolla lejla është rezultati i të thithurës. Disa njerëz e adhurojnë ndjesinë por dhe njollat e të thithurës dhe i tregojnë ato më krenari sikur të jenë tatuazhe apo trofetë. Disa njerëz të tjerë ndihen të turpëruar dhe e mbulojnë njollën e pasionit me shalla apo me bluza me golf. Për të evituar turpin e të thithurës, tregoi partnerin pjesën mes këmbëve dhe ftoje të thithë atje.
Si të fshehim një të thithur: të thithurat kanë faza të ndryshme, kështu që duhet që dhe tualeti të jetë plot ide në mënyrë që të përballojë fazën e rëndë ( lëndimin) dhe fazën e shërimit.
– Nëse e thithura është blu në lejla duhet të përdorësh korrektor të verdhë, ndërsa nëse është e kuqe korrektori duhet të jetëi gjelbërt.
– Nëse e thithura është jeshile në të verdhë , përdor një korrektor rozë dhe sigurohu që e ke homogjenizuar gjithë zonën.
– Nëse e thithura është blu e errët në të zezë në qëndër dhe e kuqe përreth, lyeje me ngjyrë të verdhë në qëndër dhe me të gjelbërt në zonat përreth.
Mbasi të kesh vendosur korrektorin mund të vendosësh makiazhin e zakonshëm por duke e shtypur atë dhe nëse gjëja më e rëndësishme për ty është të mos zbulohesh, duhet të fiksosh çdo gjë me një pudër trasparente ose te lehtë.
Zona midis veshëve dhe gjurit: zakonisht në të gjitha shkrimet mbi puthjet zonat më të favorizuara janë buzët, thithkat dhe pjesët intime, ndërkohë që çiftet që e shijojnë njëri-tjetrin hulumtojnë çdo pjesë nga koka te këmbët duke zbuluar e rizbuluar vendet me erogjene të partnerit. Ja disa zona që mund të ju interesojnë :
palosjet e lëkurës : të gjitha ato pjesë të trupit ku lëkura paloset janë shumë sensitive dhe të ndjeshme ndaj prekjes dhe puthjeve. Kjo përfshin për shembull pjesën mbrapa gjurit, pjesën e brëndshme të brrylit, qafën,pjesën poshtë gjoksit, kapakët e syve, sqetllat,pjesën brënda gishtave dhe pas veshit.
Fundshpina dhe vithet : pjesa e fundme e kurrizit mund të jetë një pjesë shumë erogjene për t’u puthur prapë, pastaj prapë, e pastaj prapë .
Barku dhe kërthiza : trajtoje kërthizën si vulvë dhe jo si pikë mledhëse pushi bluzash. Disa njerëz ndjejnë kënaqësi të madhe nëse u lëpin dhe u përkëdhel kërthizën, të tjerë nuk duas as të afrohesh.
të lëpish në gjatësi : mos hezito të shijosh apo lëpish partnerit tënd nga koka të kembët pa e shkëputur gjuhën.
tabaka njerëzore: fruta, ëmbëlsira dhe disa pije mund të serviren në pjesë të ndryshme të trupit dhe rezultatet mund të jenë shumë të kënaqshme.
kafshimet e dashurisë : dhëmbët në lëkurë mund të jenë shumë mirë ose shumë keq. Lubrifiko lëkurën e të dashurit tënd me vajra apo me pështymë në mënyrë që dhëmbët të rrëshqasin lirshëm. Mund dhe të provosh pak kafshim si aksion fillestar, por bëjë ku ka grupe të mëdha muskujsh si shpina apo fundshpina. Sigurohu që të marrësh feedback dhe të mos abuzosh me ligjet e kanibalizmit.
E puthura në kultura të tjera
Besoj që e ke dëgjuar që eskimezët nuk puthin si ne, në vend që të puthen në buzë ata shkëmbejnë dhe prekin hundet e njëri tjetrit. Sipas të gjitha gjasave apo shjegimeve, ata e vendosin hundën shumë pranë gojës në mënyrë që të ndjejnë frymëmarrjen e të dashurve ose për të evituar ngrirje buzësh . Eskimezët mendojnë që të ndjesh frymën e partnerit është shumë eksituese, ndërsa ne të tjerët që jetojnë në kondita të ndryshme atmosferike preferojmë të këmbëjmë pështymën.
Jep koment