Tyler Spangler pictures from google

Sëmundjet dhe infeksionet seksualisht të trasmetueshme ose IST

Sipas  të dhënave të marra nga Dokumenti Strategjik dhe plani i veprimit për shëndetin seksual dhe riprodhues  2017-2021, aktualisht, niveli i përdorimit të metodave moderne kontraceptive është ende i ulët krahasuar me vende të tjera.  Sipas të dhënave te Studimit Demografik dhe Shëndetësor (ADHS, 2008/09) rezultoi se njohuritë mbi metodat e planifikimit familjar janë thuajse të plota në Shqipëri, ku rreth 99% e të intervistuarve të moshës 15-49 vjeç njohin të paktën një metodë të planifikimit familjar (moderne apo tradicionale). Mes grave të reja të martuara të grup-moshës 15-29 vjeç, përqindja e atyre që përdorin kontraceptivët modern është disi më e lartë në vitin 2008-09 me 12.9%. Përdorimi aktual i kontraceptivëve modern nga gratë jo të martuara por seksualisht aktive ka qenë mjaft më i lartë në atë kohë me 28.7% 2,3 .

Nuk ka nevojë të alarmohemi por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm. Të jesh i vetëdijshëm të bën të dallosh sëmundjen më herët dhe të jetosh seksualitetin tënd në mënyrë pozitive dhe të shëndetshme.

Çfarë është një infeksion seksualisht i trasmetueshëm ?

IST quhen ato infeksione që kalojnë  nga një individ te tjetri nëpërmjet kontaktit seksual, gjenital, anal ose oral. Jo gjithmonë sëmundjet seksualisht të trasmetueshme kanë simptoma, prandaj është e rëndësishme të bëjmë seks të sigurtë.

Si merret një IST ?

IST merret nëpërmjet përhapjes së bakterieve, vuriseve apo parazitëve. Klamidia, gonorrhea dhe sifilizi shkaktohen nga bacteria. SIDA, herpesi gjenital, hepatitis, lythat gjenitale dhe kanceri gjenital shkaktohen nga viruset. Trihomona dhe morrat pubikë shkaktohen nga parazitët.

Cilat janë simptomat e IST ?

IST jo gjithmonë kanë simptoma, prandaj DUHET patjetër të testohemi. Sidoqoftë simptoma komune mudn të jenë:

-djegie gjatë urinimit

– dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale

-hemorragji mbas seksit ose midis periodave

-lodhje, humbje peseh dhe djersitje gjatë natës

-fyt I thatë, fryrje te tiroideve apo qafës, temperaturë dhe dhimbje trupi

– mbetje nga vagina, penisi, ose pjesët gjenitale

-kruatje afër zonës gjenitale

Plagë ose gunga të vogla rreth penisit apo vaginës

Mund të marrin IST njerëzit që kanë vetëm një partner ?

Nëse je në një marrëdhënie të gjatë , partneri yt mund ta ketë marrë me herët pa e ditur. Duke parë që simptomat e IST nuk shfaqen për muaj me rradhë ose dhe vite, e vetmja mënyrë për ta ditur është testimi.

Jam në një marrëdhënie të gjatë, duhet të përdor preservativin ?

Zgjedhja është e jotja, nëse je në një marrëdhënie të gjatë dhe do të bësh seks pa preservative, në të sugjerojmë që bashkë më partnerin të testoheni. Mos harro që preservativat të ndihmojnë dhe për shtatzaninë e padëshiruar.

Si të ja them prindërve që kam IST ?

Gjëja kryesore që duhet bërë është relaksi. Të dish diagnozën dmth që mund të marrësh dhe një terapi. Siç them gjithmonë, edukimi është pushtet. Është e rëndësishme të flasësh dhe me partnerët e kaluar dhe me partnerin actual nëse testi yt është pozitiv. Nëse rolet do ishin të kundërta, ti do të doje ta dije, apo jo ? Nëse ke ndonjë sëmundje të pashërueshme duhet të ja komunikosh partnerit. Nëse nuk e bën kjo mudn të përbëjë dhe vepër penale.

Mund të kesh frikë nga refuzimi, nga gjykimi ose dhe turp. MOS KI. Fatmirësisht një pjesë e mirë e IST janë lehtë të kurueshme dhe të thjeshta për t’u trajtuar.  Mënyra më e mirë për të përballuar bisedën është sinqeriteti. Të jesh i hapur dhe i sinqertë ndaj pyetjeve dhe shqetësimeve që ata kënë është mënyra më e mirë për të përballuar sitiatën.  Nëse nuk ke akoma përgjigjet e testit, duhet të ju japësh kohen dhe hapësirën e duhur prindërve të tu.

Nëse te duhen më shumë informata rreth sëmundjeve seksualisht të trasmëtueshme, kliko këtë linkun këtu. Lexo manualin e përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nëse ke akoma pyetje, shko testohu.

Vetëm sepse je i ri nuk dmth që je i pamposhtur. Ki kujdes, tregohu i zgjuar, bëj testet e duhura dhe flit me partnerin.  Mos harro, jeta me një infeksion seksual është njësoj e bukur dhe e jetueshme . Mos ki frikë nga stigmat dhe paragjykimet e shoqërisë. DUAJE VETEN.

 

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.