Cikli menstrual

Cikli menstrual dhe kushtet e zhvillimit të një shtatzënie

Cikli menstrual është proçesi gjatë të cilit veza formohet e lëshohet në vezore dhe shtresa e brendshme e mitrës ( endometri) përgatitet për një shtatzëni të mundshme. Nëse shtatzënia nuk ndodh, kjo shtresë del jashtë në formën e menstruacioneve.

Numri i ditëve të ciklit menstrual përllogaritet nga dita e parë e fillimit të menstruacioneve, deri në ditën e parë të fillimit të menstruacioneve të ardhshme. Kohëzgjatja e zakonshme ciklit menstrual është 28 ditë, por është normale të jetë i shkurtër por dhe më i gjatë.

Kushtet për zhvillimin e një shtatzënie

  1. Prodhimi dhe derdhja e spermatozoidëve në qafën e mitrës
  2. Mukusi i qafës së mitrës lejon kalimin e spermatozoidëve
  3. Ovulimi tek vajzat dhe gratë dhe takimi I spermatozoidëve me vezën ( fekondimi)
  4. Kalimi i  vezës së fekonduar nga tubat fallopianë në mitës
  5. Krijimi i kushteve mikpritëse në mitër ( endometër) për zhvillimin e shtatzënisë

Metodat bashkohore kontraceptive të përshkruara në tabu.al  ndërhyjnë/ndihmojnë që një apo më tepër nga këto kushte të mos plotësohen, në mënyrë që të parandalohen shtatzënitë e paplanifikuara.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.