Si funksionon truri seksual mashkullor ?
Schmidt ( 2011), bazuar në studimet e tij, pretendon se burrat dëshirojnë mesatarish 14 partnere seksuale në jetë, ndërsa pjesa më e madhe e grave deklaron 3 ose 4. Ndoshta diferenca në të dhëna varet nga interesi që kanë burrat dhe për marrëdhënie pa përgjegjësi dhe me sfond seksual. Studiuesit flasin për një “tru seksual” sepse mendojnë që penisi mashkullor ka një vullnet të pavarur dhe mund të aktivizohet pa ndonjë rregull të saktë. Ereksionet e pa qëllimshme si polucionet nokturne, ndryshojnë nga eksitimi seksual, sepse nuk janë të lidhura më ndonjë dëshirë të vetëdijshme për raport seksual, por varen nga sinjalet jo të vetëdijshme të spinës dorsale dhe penisit.
Aparati seksual mashkullor aktivizohet nga receptorët e testosteronit që janë prezent në celulat e palcës kurrizore, të testikujve, penisit dhe trurit. Penisi në modalitet ‘piloti automatik” është një gjëndje normale në përditshmërinë e burrave, një gjendje që zhbëhet me kalimin e viteve. Origjina e eksitimit të burrave ndodhet në mendje, falë imazheve dhe mendimeve erotike që i dërgojnë mesazhe penisit nëpërmjet palcës kurrizore, për të nisur një ereksion.
Tsujimura e Holstege ( 2006- 2003), kanë zbuluar që kur ndodh një ereksion një burrë imagjinon të ketë raporte seksuale me partneren e tij ose me gra të tjera, në një vend dhe pozicion të çfarëdoshëm. Ky proçes do të aktivizohet vazhdimisht deri sa burri të ketë mjaftueshëm testosteron, në mënyrë që një imazh erotik të aktivizojë qarkun e seksit me shpejtësi. Teknikisht kur një burrë sheh një grua që e tërheq seksualisht, korteksi i tij vizual u dërgon një mesazh hipotalamusit për të filluar shpërndarjen hormonale që çon në ereksion.
Disa shenja vizuale të identifikuara në trupin e gruas ( buzë, vithe) aktivizojnë Nucleus Accumbense ose NAC qendra e parashijes së kënaqësisë seksuale. Për ta bëre më të fortë eksitimin seksual gjatë një raporti, një burrë, në qarqet e veta vizuale, imagjinon fantazi erotike ( si një lloj koleksioni kortometrazhi erotik dhe seksual), që e ndihmojnë të mbajë ereksionin.
Sipas seksologëve, burrat eksitohen më shumë se gratë, nga imazhet erotike dhe dëshirojnë të eksperimentojnë më shumë praktika seksuale. Në një kërkim nga Lauman ( 1999) burrat kishin pranuar që dëshironin të provonin seks në grup 13 herë më shumë se gratë dhe seks oral dyfish më shumë se gratë.
Tema e seksit oral mund të shndërrohet në konflikt midis burrit dhe gruas. Burrat e pëlqejnë seksin oral sepse zona e penisit ka një ndjeshmëri më të madhe, edhe se me rritjen e eksitimit, koka e penisit bëhet gjithnjë më pak e ndjeshme, prandaj nëse një burrë nuk e arrin orgazmën me penetrim, mund ta arrijë nëpërmjet seksit oral.
Për të arritur orgazmën, si burrat ashtu dhe gratë duhet të çaktivizojnë disa qarqe të trurit që sinjalizojnë rrezikun, si amigdala dhe korteksi i përparmë, zonat e sikletit dhe shqetësimit. Diferenca midis burrave dhe grave qëndron në faktin që grave ju duhet më shumë kohë që të relaksojnë veten ndërsa burrat e kanë më të lehtë sepse e vetmja gjë që duhet të bëjnë është kalimi i gjakut në një organ të vetëm nëpërmjet një mekanizmi hidraulik.
Kur një burrë ndodhet pranë orgazmës, qarqet e trurit të tij dhe trupi i tij përmbyten me norepinefrinë, dopaminë dhe okstitocina të cilat përforcojnë gjendjen e ekstazës dhe eksitimit. Në të njëjtën kohë do të kemi dhe aktivizimin e zonës celebrale përgjegjëse për kënaqësinë, si zona tegmentale ventrale ose VTA dhe zona për shtypjen e dhimbjes.
Në këtë pikë burri është gati të arrijë orgazmën në një kohë të të shkurtër ndërsa gruas i nevojiten 7 deri në 19 minuta marrëdhënie vaginale për të arritut orgazmën. Pas arritjes së orgazmës burrat zakonisht bien në gjumë, kjo gjendej përkufizohet si narkolepsi post- koitale. Kjo situatë është shumë e diskutuar nga gjinia femërore të cilat mendojnë që partneri nuk është i interesuar për to, për të qëndruar zgjuar dhe për t’i përqafuar ato. Shkaku i gjumit apo narkolepsisë post-koitale është për shkak të hormonit oksitocinë, i cili shkakton një ndjesi relaksi të këndshëm.
Oksitocina dhe dopamina të lëshuara në tru, si të burrat ashtu dhe te gratë, nxit dëshirën për përqafim dhe bisedë, por Veenenam ( 2008) ka zbuluar se si furnizimi hormonal, efekti i të cilit zgjat edhe katër orë pas orgazmës, mund t’i shtyjë burrat të flejnë.
Jep koment