A janë të rrezikshme injeksionet në penis (të bëra vetë)?

Shpërndaje

Çfarë është self injection ose injeksionet e bëra vetë në penis ? Janë një praktikë e re e cila shërben për të rritur gjerësinë e penisit. Kjo praktikë ka filluar të kryehet në rehatinë dhe komoditetin e shtëpisë pa menduar për higjienën apo njohuritë anatomike mbi penisin.

Në listën e produkteve më të përdorura për të zmadhuar penisin kemi silikonin, parafinën, vazelinën, vaj peshku, nandrolonen, çerën dhe një seri vajrash mineral. Komplikacionet e kësaj praktike të kryer në shtëpi, vërehen disa muaj mbas injeksioneve, për rreth 60% të rasteve, vitin e dytë për rreth 30% të rasteve, ndërkohë që pjesa e mbetur shafq problemet në vitet në vijim.

Pasojat më të shpeshta janë dhimbja kronike, dhimbja që përkeqësohet gjatë ereksionit apo raporteve, edema ( e lokalizuar apo shpërndarë), formimi i granuleve, sekrecione dhe në rastin më të keq, një infeksion akut i quajtur, gangrenaefournier-it.

Trajtimi për komplikacionet e ndryshme në 70% të rasteve është kirurgjik, duke larguar jo vetëm materialin e injektuar,  por dhe një pjesë të lëkurës së penisit, duke vazhduar me kirurgjinë e rindërtimit të penisit më pas. Vendet e botës ku kjo kirurgji është më e përhapur janë Azia dhe Europa lindore. Kështu që nëse shikoni nëpër reklama apo dëgjoni për këtë mënyrë zgjerimi, nëse duhet të zgjidhni se cilin material duhet të injektoni, duhet të zgjidhni asgjënë.  

4 KOMENTET

    • Jam dakord, sa me pak nderhyrje ne trupin tone aq me mire. Trupi eshte makineri perfekte, duhet ta respektojme jo ta dhunojme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...