Higjiena e seksit anal, si të pastrohesh

Shpërndaje

Kur flasim për seksin anal pyetjet më të shpeshta, përpos eliminimit të dhimbjes, kanë të bëjnë me proçesin e pastrimit dhe higjienës dhe shmangien nga situata të sikletshme. Është e kuptueshme që duhet të ndalemi duke besuar që nga anusi mund të dalin lule  aromatike. Jemi mjaftueshëm të rritur për të pranuar funksionet biologjike njerëzore dhe si rrjedhojë k@kën.

Kështu që merrni shënim nëse ankthi më i madh që keni ka të bëjë me higjienën.

Mos harroni dhe që rektumi, ose pjesa ku arrin të penetrojë një penis, një gisht apo një lodër seksuale, nuk ështe vendi ku qëndrojnë fekalet, por është  vetëm një kanal kalimi. Si rrjedhojë  nëse nuk vuani nga patologji të rënda, kjo pjesë me shumë gjasa është e pastër dhe maksimumi mund të ketë mbetje të vogla.

Si mund të minimizojmë  këtë rrezik ?

Duke zgjedhur të bëni seks anal vetëm nëse ke shkuar në tualet gjatë ditës.

Organizoni ditën paraprakisht në mënyrë që të kujdeseni për ushqimin gjatë javës apo ditëve të tjera, duke preferuar ushqime që përmbajnë fibra dhe ujë, të cilat të japin sigurinë e shkarkimit normal.

Nëse dieta nuk është e mjaftueshme, në farmaci apo sex shop, ka pajisje, të cilat shërbejnë për të pastruar kanalin anal dhe mbetjet e gjendura aty.

Gjatë raportit përdorni  prezervativin, kështu mund të evitoni  kontaktin e drejtëpërdrejtë dhe të jeni të  mbrojtur nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Dua të jap një tjetër këshillë që  nuk ka të bëjë me raportin anal se sa me normalizimin e proçeseve biologjike. Jeni njerëz me nevoja dhe duhet të kuptoni dhe pranoni që gjatë seksit anal mund të përballeni dhe me situata të tilla të sikletshme. ⠀ Kështu që mos kini turp nga vetja dhe nga asgjë tjetër që ndodh në dhomën e gjumit, sepse ajo çka është ok dhe e pranushme për dike, është skandaloze për dikë tjetër. Kështu që mantra apo emëruesi i përbashkët duhet të jenë respekti, miratimi dhe komunikimi.

Bëni dashuri me dijen.

2 KOMENTET

    • Egzistoin dhiringa ku Mund ti blesh ne Sex shope .une i blej vet se e bej me Partnerin Tim qdo nat ate pun si femrat per arsy ne duhet te pastrohem qdo her anusin mbas aktiv sexual sukses ne jete te deshirou

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...