Menstruacione dhe karantinë

Shpërndaje

Nëse ke modifikuar sjelljet e tua të përditshme (ushqim, lëvizje, gjëndje emocionale) ka mundësi që të ketë pak ose shumë ndryshime ( humor, vonesa, sekrecione, dhimbje) në ciklin tënd menstrual. Mos u merakos, mund të jetë një ndryshim i lehtë hormonal.

Kjo do të thotë që menstruacionet në karantinë mund të pësojnë ndryshime. Sipas një sondazhi të bërë javën e kaluar, por dhe nga pyetjet e shumta në këtë faqe, shumë prej jush keni konfirmuar ndryshimin e ciklit menstrual gjatë karantinës. Disa kanë përmirësime, disa të tjera përkeqësime.

Gratë që kanë vënë re ndryshime pozitive kanë treguar që janë ushqyer më mirë, që po bëjnë ushtrime në krahasim me sjelljet e mëparshme dhe në përgjithësi po merren më shumë me veten. Gratë që kanë pësuar përkeqësimë të simptomave që kishin ( sekrecione, dhimbje pre-menstruale ose menstruale, sindromë pre-menstruale, gjatësi dhe fluksi i ciklit); ose gratë që nuk kishin shenja, por që tashmë kanë ndjerë ndryshime kanë thënë që janë ushqyer me keq, që kanë reduktuar lëvizjen, që nuk janë mirë me humor për shkak të situatës apo sepse flejnë më keq.

Në shumë raste, karantinimi ka prekur të gjithë ato faktorë që ndikojnë mbi hormone menstruale:

  • Regjimi alimentar ( sidomos më shumë insulinë)
  • Lëvizje ( që djeg karbohidrate dhe mban muskujt dhe organet elastik)
  • Cortisoli- hormoni i stresit  ( më shumë stres dhe më shumë ose me pak gjumë me cilësi të keqe)

Duke parë situatën është e zakonshme që të kemi simptoma negative. Në teori çdo gjë duhet të shkojë në vend njëherë që kemi marrë sjelljet e mëparshme. Nëse tre muaj mbasi jemi rikthyer në ritmin e mëparshëm, simptomat negative janë ende prezente, duhen bërë disa thellime të situatës. Ndërsa, nëse kjo kohë ju ka bërë që të fitoni mënyra të reja më të shëndetshme, vazhdojini. Më ndihmoni të shpërndajmë sa më shumë këtë mesazh. Shumë vajza dhe gra mund të kenë një çrregullim hormonal për shkak të karantinës dhe mund të jenë shumë në merak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...