E di shumë mirë që mamaja ime do të donte që të isha ndryshe.
Ndoshta më e organizuar, më e pastër, më e lëpirë. Ndoshta do të dontë që të palosja më mirë rrobat dhe ti vendosja bukur në dollap. Ndoshta ajo do të donte që të rregulloja krevatin çdo mëngjes. Të kujdesesha për veten në një tjetër mënyrë.
Do të donte që të isha më e bindur dhe më e hapur ndaj këshillave. Ndoshta më do më të qetë, më pak të vetëdijshme, të drejtëpërdrejtë dhe më pak të egër. Dmth një shenjë tjetër horoskopi se me dashin nuk luhet.
Mamaja ime ndoshta nuk do që të iki me makinë vetëm, që të kthehem në mëngjes, sepse jam vajzë e një familje të mirë. Ndoshta do të dontë që mos provokoja me veshje, tattoo, piercing .
Mamaja ime do të dontë që mos shkoj me burrin e një tjetre ( Jo se shkoj) . Do të dontë që të dashurohesha me një djalë të mirë. Do të donte që të isha si disa mikesha që kam. Do të dontë që të isha e martuar me një fëmijë. Ose ajo që është martuar dhe ka një supër karrierë.
Do të më dontë më pak arrogante, më bashkëpunuese, më të kujdesshme nga nevojave të të tjerëve dhe të miat. Do më dontë më pak ambicioze, më pak ekzibicioniste dhe me pak narciziste. Më të butë dhe të ëmbël në dukje dhe brendësi.
Mamaja ime do të donte një vajzë më të shëndetshme, më normale, më të qetë. Që natën flen herët, që në mëngjes zgjohet heret dhe që nuk kapërcen vaktet.
Ajo do të dontë që të gatuaja, ndërkohë që unë doja të zbuloja botën. E di që në disa aspekte mamaja ime do të kishte dashur të kishte një vajzë ndryshe nga unë. Një nga arsyet se pse e di është sepse gjatë viteve më konfliktuale të raportit tonë, dmth gjithmonë, ajo ma ka thënë.
“Të uroj që të kësh fëmijë siç je ti. Për të kuptuar atë që jë duke më bërë” Nuk shprehet shumë, ime më. Këtë gjë nuk e kam marrë prej saj.
Padyshim që është një fjali e rëndë dhe ndoshta dhe e gabuar për të thënë, por nga një anë dhe mundohem ta kuptoj.
Ti do një vajzë, ose ngel shtatzënë dhe bën një vajzë mbas 9 muajsh vuajtjesh; zbulon që është vajzë dhe je super e lumtur, sepse në fund të fundit ashtu e doje. E rrit duke bërë më të mirën që mundesh. Shpreson që të rritet në një mënyrë të caktuar, që të të ngjajë, që të jetë bashkëpunëtore,që të të përgjigjet që të përdorë mesimet e tua dhe atë që i ke mësuar. Por ajo bën atë që do. Të kundërtën të asaj që i thua ti.
Nuk e kupton nëse e bën sepse e tillë është, sepse kështu reagon, apo së ka thjeshtë shpirtin e kundershtimit, por rezultati nuk ndryshon. Si prind kupton që fëmija nuk të ngjan, biles është komplet ndryshe nga ty. Nukpersonifikon vlerat e tua. Nuk I përgjigjet pritshmërive të tua. Nuk realizon shpresat e tua. Përkundrazi.
Kështu që, herët ë vonë, e gjen veten më një fëmijë që nuk të pëlqen fare. Që ndonjëherë të duket budalla, apo I keq, ose I palumtur, povarësisht atyre që bën për të. Ose një fëmijë gënjeshtar. Çfarë bën në këtë pikë ?
Prandaj e kuptoj nënën time. E di që më donte të ndryshme, por dhe unë atë. Prandaj unë e falenderoj nënënt time, për gruan që jam bërë. Të lirë, të çrregullt, të shtrembër, por më cilësi dhe aftësi që ajo ndihmoi për t’ u ndertuar . Edhe ajo e sheh më në fund.
E falenderoj sepse jam luftëtare. Sepse jam bërë një grua feminist, nga ato që e praktikonë pa bërë shumë zhurmë, pa pritur duartrokitje.
E falenderoj sepse më ka mësuar qëndrueshmërinë. Nuk e praktikoj gjithmonë por e di çfarë është. Më ka bërë një model që me pëlqen.
E falenderoj sepse prej saj kam mësuar të flas, të mos kem frikë, të them atë që nuk më pëlqen. E falenderoj sepse sot kam mësuar çfarë është dialogu, çfarë është besimi në vete, çfarë do të thotë të duash e të mos duash. Çarë do të thotë të kesh kurajo, mos dorezohesh dhe të bësh më të mirëm me mjetet që ke.
Jep koment