Kohët e fundit, në Instagramin e Tabu Blog ka patur pyetje të shumta rreth HIV dhe SIDËS. Pikërisht nga pyetjet e shumta apo bisedat e ndryshme, kam arritur në përfundimin që se të rinjtë kanë shumë pak info, si fillim për sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, së dyti dhe për këtë sëmundje. Nëse trajtojmë specifikisht këtë infeksion, jo vetëm që nuk dihen tre menyrat e trasmetimit, por as diferenca midis virusit dhe vetë sëmundjes. Prandaj, ndonësë nuk është 1 dhjetori, pra Dita Ndërkombëtare e SIDËS, në këtë post do të flas për shenjat dhe simptomat e HIV/SIDA. Është e rëndësishme që të gjithë ( jo vetëm ata që janë të prekur) të dimë se si ta parandalojmë, zbulojmë dhe kurojmë HIV, që deri tani është sëmundja seksuale më vdekjeprurëse. Ja disa infomacione bazike dhe të shkurtra që të GJITHË DUHËT të dijmë.
- Kush është diferenca midis HIV dhe SIDA ?
HIV Është virusi që shkakton SIDËN ( Sindroma e Fituar e Imunodeficencës). HIV sulmon sistemin imunitar, duke e bërë trupin më të prirur ndaj sëmundjeve apo infeksioneve që njerëzit me sistem imunitar të fortë zakonisht nuk kanë. Pasoja që mund të sjëllë SIDA janë infeksioni i trurit, syve, veshkave, qafës së mitrës, kancer e shumë të tjera.
- Si merret HIV ?
HIV merret nëpërmjet lëngjeve të trupit të dikujt që është HIV pozitiv. Kjo mund të përfshijë kontakt më lëngje seminale, sekrecione vaginale, gjak apo qumësht gjiri.
- Kush është më i rrezikuar ?
Aktiviteti më i rrezikshëm për sëmundjet seksualisht të trasmetueshme është aktiviteti anal nga një partner i infektuar. Partneri pritës ka 13% më shumë mundësi, që të infektohet nga virusi, se sa partneri aktiv. Faktorë të tjerë të rrezikshëm janë injektimi i drogërave me shiringë, seksi i pambrojtur, aktiviteti seksual i pambrojtur.
- Është HIV i parandalueshëm ?
Po. Ka shumë mënyra efektive se si të parandalojmë infektimin nga virusi HIV. Përdorimi i prezervativit është një mënyrë shumë e mirë për të ulur mundësitë e infektimit.
- Cilat janë simptomat e HIV ?
Është e rëndësishme të kuptojmë që e vetmja mënyrë për të ditur nëse je i infektuar me HIV është testi i gjakut. Megjithatë ekzistojnë disa simptoma që pacientët përjetojnë gjatë 2-4 javët e para te ekspozimit. Këto simptoma përfshijnë temperaturë, humbje peshe, djersitje gjatë natës, nyje linfatike të fryra, diarre e stërzgjatur, thatësi në gojë, lodhje dhe dhimbje muskujsh.
- Ka rëndësi kur HIV zbulohet ?
Është e vërtetë që nëse HIV zbulohet në fillim, aq më të ulëta në numër do të jenë pasojat e sëmundjeve të ndryshme. Gjithashtu sa më shpejtë të fillosh me kurën e HIV aq më me vështirësi e trasmeton te të tjerët.
- Kur duhet të testohemi për HIV ?
Për shkak të stigmës, paditurisë dhe frikës, shumë individë të sëmurë apo të infektuar me virusin nuk e dijnë që e kanë. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që vuajnë apo ndjejnë simptomat e HIV ( shiko pikën 5) të kryejnë testin sa më parë.
Është e rekomandueshme që individët që kanë sjellje të rrezikshme ( p.sh përdorimi i ageve, seks i pambrojtur me burra të tjerë, seks i pambrojtur me më shumë se 1 partner) të testohen per HIV çdo 3-6 muaj. Për burrat që bëjnë seks me burra të tjerë, por me prezervativ, testi rekomnadohet çdo 1 vit. Adultët e tjerë duhet të bejnë testin, gjatë kohës që bëjnë analizat e tjera rutinore.
- Sa të efektshme janë trajtimet ?
Organizata Botërore e Shëndetit( OBSH) ka vlerësuar që prej fillimit të përhapjes së epidemisë, në fillimet e viteve ’80, rreth 70 milion njerëz rreth botës janë infektuar nga virusi. Gjysma e tyre kanë vdekur për shkak të komplikimeve nga sëmundje të ndryshme.
Lajmi i mirë është që sot ka mjekime të shumta të cilat janë të efektshme në proçesin e ngadalësimit të HIV, duke eliminuar komplikimet e infeksionit dhe uljen e mundësisë së infektimit. Miliona njerëz që mund të kishin vdekur nga pasojat apo komplikimet, jetojnë sot më gjatë për shkak të opsioneve të ndryshme të trajtimit.
Këto medikamente janë në treg prej viteve ’90 dhe cilësia apo efekti që ato kanë sa vjen e rritet, përmirësohet dhe zhvillohet. LOVE
Jep koment