Nje cift qe puthet

5 strategji për të mësuar respektin dhe luftuar pabarazinë gjinore

Më ka ndodhur shpesh në jetë, si e re dhe adulte, të zhgënjehem nga mungesa e theksuar e respektit e atyre rreth meje. Sa më shumë rritem dhe  veproj në terren, sa më shumë Tabu Blog zmadhohet si komunitet, aq më shumë kuptoj mangësitë në edukimin konjitiv dhe emocional të atyre që më rrethojnë. Kështu për këtë arsye kam vendosur  të bëj një post që i dedikohet plotësisht strategjive për të mësuar respektin.

  1. Nëse do të ndihmosh dike, duhet të mësosh të dëgjosh pa gjykuar dhe pa zëvendësuar  rrëfimin e personit me eksperiencë tënden personale, qofte të ngjashme. Nuk jemi askushi për t’i thënë të tjerëve se si duhet të ndihen.
  2. Nëse do të ndihmosh dikë, duhet të mësosh të përdorësh fjalët e duhura pa e minimizuar problemin. Përdorimi i fjalëve të duhura, sikurse sjellja jonë, janë të rëndësishëm.
  3. Nëse do të ndihmosh dikë, duhet të mësosh të mos nënvlerësosh emocionet e të tjerëve. Respekti fillon që këtu. Kush jemi ne që të themi që emocione e të tjerëve janë të gabuara ?
  4. Nëse do të mësosh respektin, sillu me empati, por duke respektuar kufijtë. Është e rëndësishme të jemi empatik dhe të japim suport, por pa u përfshirë emocionalisht.
  5. Respekti është cështje gjinie sepse fëmijët ( vajza dhe djem) nuk edukohen në të njëjtën mënyrë.  Duket sikur respekti, empatia, xhentilesa, janë karakteristika të sjelljes femërore ndërkohë që nuk është kështu. Që këtu  nisin diferencimet në gjini, të cilat më pas zhvillohen në dimensione të tjera si jeta e përditshme apo karriera duke u përkthyer në pabarazi.

Respekti është një vlerë që mësohet që në fëmijëri, që duhet nxitur që në fëmijëri, te të gjithë fëmijët pa dallim gjinie.  Nuk është mister fakti që në shoqëritë e sotme, sjelljet agresive, jo empatike dhe me mungesë respekti të tolerohen më shumë nëse vijnë nga gjinia mashkullore.

Shkrimtarja Elena Giannini Bellotti, në librin e saj “ Nga ana e vajzave”, 1973, e shpjegon shumë mirë : prindërit me pavetëdije kanë tendencën të justifikojnë sjelljet agresive dhe mungesën e respektit te fëmijët djem, ndërkohë që për vajzat nuk është e njejta gjë. Të gjitha këto diferencime gjatë zhvillimit  shndërrohen në stereotipe gjinore shumë të forta të cilat kanë pasoja në procesin e formimit, në atë social dhe emotiv dhe në atë profesional.

Edukimi ndaj respektit është ndërkohë një kompetencë e madhe emotive që të gjithë fëmijët ( djem apo vajza) duhet të mësojnë. Të mësosh respektin nuk është e lehtë sa duket, sepse shpesh abuzohet me fjalën “respekt”, duke e ngatërruar me bindjen. Ndërkohë duhet të qartësohemi dhe të kuptojmë që sinonimi i fjalës respekt është dëgjimi aktiv, komunikimi, empatia, liria, xhentilesa, kufijtë e duhur.  Po për ju ? Cfare do të thotë për ju të edukosh duke shpjeguar respektin ? 

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.