skirt and ways of bulling women

Si të zhbëjmë maskilizmin e integruar në edukim ?

Sa më shumë punoj në sferën e edukimit seksuale dhe barazisë gjinore aq më shumë kuptoj që një pjesë të mirë të përgjegjësisë të thellimit të patriarkatit e kanë vetë vajzat dhe gratë. Sjelljet e tyre, armiqësia dhe mungesa e bashkëpunimit, jo vetëm që thellojnë përçarjen, por dhe sterotipat  dhe paragjykimin në përgjithësi.

“ Çfarë gruaje është ajo ? “ ( ndonëse në zhargon do thuhej femër)

“ Unë nuk jam si gratë e tjera”

“Vajzat e tjera janë xheloze dhe budallaqe”

“Çunat janë më mirë se vajzat”

Të gjitha këto fjali një një shembull i stereotipeve maskiliste  që kanë një emërues të përbashkët: denigrimin e gjinisë femërore nga vetë gratë, me qëllimin e vetëm për t’u dukur mirë dhe për të fituar miratimin mashkullor. 

Vajzat dhe me pas gratë, janë të mësuara që në vegjëli të denigrojnë vajzat e tjera për të fituar miratimin mashkullor: me sjellje seksiste, apo sjellje që tregojnë epërsinë ndaj gjinisë femërore, deri në mohimin e sjelljeve të trajtuara si femërore për të qënë më “ te denja ” në sy të djemvë apo burrave.

E gjithë kjo situatë është konsumuese dhe toksike për gratë. Si fillim në nivel personal, sepse ai miratimi mashkullor është një fuqi jo e vërtetë, sepse nuk vjen si rezultat i emancipimit personal. Trajtohesh si bleta mbretëreshë, si më e mira, por mos harro që je gjithnjë pjesë e katëgorisë “inferiore”. Ndërkohë që në nivelin shoqëror, kjo situatë është gjithashtu toksike sepse jo vetëm që nuk ka emancipimi, por as motërzim, solidaritet dhe bashkim. Të edukosh gjeneratat e ardhshme drejt zhbërjes dhe kundërshtimit të këtij maskilizmi të integruar dhe të sindromës së bletës mbretëreshë, do të thotë të rrisësh vajza që nuk do kenë nevojë të ofendohen për të kuptuar që vlejnë dhe që kanë fuqi dhe pushtet. Për të edukuar dhe rritur njerëz duhet ta nisim udhëtimin dhe nga stereotipet, mendimet dhe fjalët.

Shembuj:

“ Unë jam ndryshe nga të tjerat”

Të denigrosh gjininë të cilës i përket për t’u treguar më e mirë se të tjerat është veprim i shëmtuar, ose një stereotip mashkullor.

Një grua e vërtetë nuk sillet kështu”

Nuk ekzistojnë gra dhe burra të vërtetë, por njerëz që kanë karakterë të ndryshme.

Që në vegjëli i mësojmë vajzat të garojnë më njëra- tjetrën për të tërhequr shikimet mashkullore, për atë princin e kaltër që është vetëm një. Ndërkohë që detyra jonë duhet të jetë rritja e solidarizimit dhe komunikimit, jo krijimi i miteve romantike aspak te verteta.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.