Si ndodh shtatzania ?

Si ndodh shtatzënia ?

Shtatzania është njëkohësisht e thjeshtë dhe e komplikuar. E ke pyetur veten si ndodh shtatzania ? Informacionet në vazhdim, do ju ndihmojnë mos të pyesni më kurrë, nëse ka mundësi shtatzanie me puthje, seksin oral, ejakulimin në bark apo dhe fërkime të ndryshme.

Si ngelim shtatzënë ?

  • Përpara së të fillojë proçesi i shtatzanisë, është e rëndësishem që të ndodhin dy gjëra. Gjatë ovulimit duhet të çlirohet një vezë e cila më pas duhet të jetë e fekonduar nga qeliza spermë.  
  • Nga pikëpamja mjekësore, shtatzania fillon kur një vezë e fekonduar futet në murin e mitrës. Shtatzania vazhdon pasi ajo vezë rritet   në embrion dhe më pas në fetus.

Tri hapat e shtatzanisë.

Ovulacioni: vezori lëshon një vezë

Hormonet e lidhura me ciklin menstrual bëjnë që vezët brenda vezoreve të piqen. Mesatarisht çdo 28 ditë ose më shumë, një vezë e pjekur lëshohet nga vezori. Ky proçes quhet ovulacion. Pasi të leshohët, veza lëviz në gypin e falopit ku qëndron për rreth 24 orë. Nëse veza nuk fekondohet gjatë asaj kohe, veza shpërbëhet dhe menstruacionet tuaja fillojnë 11-16 ditë më vonë.

Fekondimi: Sperma takon vezën

Veza e pjekur fekondohet kur bashkohet me një qelizë spermë. Kjo zakonisht ndodh mbas ejakulimit brenda në vaginë. Spermatozoidi që ndodhet në spermë udheton lart në vaginë, përmes qafës së mitrës dhe tubave fallopianë. Nëse një vezë është më pak se 24 orë e vjetër, ajo mund të fekondohet nga një qelizë spermë. Ndonëse shumë rrallë, fekondimi mund të ndodhë nëse sperma është derdhur shumë pranë vaginës. Në ditët e sotme falë teknologjisë mund të fekondojmë një vezë, duke future spermë në trupin e femrës (mbarësim artificial) ose duke fekonduar një vezë jashtë trupit dhe pastaj duke e vendosur atë në mitër.

Implantimi: Veza e fekonduar i bashkangjitet mitrës dhe fillon shtatzania

Shumica e vezëve fekondohen nga spermatozoidi ndërsa janë akoma në gypin e fallopit. Veza e fekonduar më pas udhëton poshtë tubit fallopian, në mitër. Kjo mund të zgjasë 1-2 ditë. Kur veza arrin në mitër ajo bashkohët me atë shtresë të mitrës që quhet endometrium dhe kështu fillon shtatzania. Shumë vezë të fekonduara nuk implantohen kështu që ato dalin jashtë trupit në menstruacionet e ardhshme.

Edhe se një vezë mund të fertilizohet vetëm brenda 24 orëve, sperma mund të jetojë brenda trupit të njeriut deri në 5 ditë. Kjo do të thotë që mund të bësh seks gjatë ditëve që nuk je duke ovuluar dhe përsëri të ngelësh shtazënë. Me pak fjalë, sperma që ka ejakuluar të hënën, mund të fekondojë një vezë të çliruar të premten.

Ekziston ndonjë periudhë kohore, gjatë së cilës  NUK mund të mbetem shtatzënë ?

  • Jo. Ka disa kohë kur shtazania ka më pak mundësi të ndodhë, si psh gjatë menstruacioneve.

Si mund të parandaloj shtatzaninë ?

  • Nëse nuk do të mbetesh shtatzënë, mund të përdorësh metoda kontraceptive
  • PËr më shumë informacione rreth planifikimit familjar, kliko këtu.

Nëse keni pyetje, shkruani në komente ose më kontaktoni në faqen e Facebook të Tabu Blog ose në sektorin Kontakti. LOVE

Zhaklin Lekatari

17 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje, te kam shkruar dhe tre komemta tjer por nuk po mund ti shoh se ku jan tasht ,por po te shkruaj prap keru , kam 9 muaj qe dua te mbetem shtatezen por akoma nuk kam mbetur, dhe ciklin e kam te qrregullt a mund te jet per kete ? Dhe nese po a mund te zgjas shum koh qe mos te mbetem shtatezen apo qfar mund te ndodh, te lutem shum nese ke mu desi tme thuash diqka, te them te drejten jam ber shum merak qe akoma nuk jam shtatezan, … te pershendes shim ty …

    • Pershendetje Rina,

      faleminderit qe kontakton Tabu Blog por dhe per besimin. Siç i them shpesh dhe vajzave apo grave te tjera
      qe me drejtohen per te njejten arsye, ka disa rregulla qe duhet te ndiqni.
      E para te behet rutine vizita te mjeku gjinekolog kur filloni te jeni aktive seksualisht.
      E dyta te behn vizitat perkatese ( te dy partneret) per te kuptuar nese gjende fizike e tyre eshte e shendetshme
      dhe nese jane te afte te riprodhohen.Duke u kthyer te rasti jua, ju keshilloj te njejten gje, vizite gjinekologike.

  • Pershendetje!
    Jam 16 vjec dhe kam kryer maredhenie 8 dite para ciklit menstrual.Sperma u derdh jasht vagines.Tani kam vones cikli 4 dite.Mund te jem shtatezene?

    • Vajza, duhet te kuptoni qe sa here kryeni marredhenie te pa mbrojtura mund te mbeteni shtatzene! Bej nje test per te verifikuar.

  • Pershendetje!
    Nese ndodh qe une nuk urinoj pas nje “raundi” seksi dhe vetem pastrohem dhe qendroj per 10 ose 15 minuta per tu rikuperuar serish per raundin tjeter …a ndodh qe te mbetet shtatezane femra nga kjo gje ?

  • Kam pas mardhanje me burr me osht vanuar cikli qe 2 jav kam pas villje mare mendsh edhe porblem me ernat kom ba edhe ni test shtazanis um ka dal pozitiv e sod me edhen mostracjonet ka mundsi me te ardh mostracjonet nse je shtazan edhe a jom shtazan tash spo jom e sigurt nse me kethen pregjen flm

    • Zonje, ju keshilloj nje test shtatzenie, analize gjaku ose vizite gjinekologjike

  • Pershendetje mesturacjonet e fundit I kisha ne 16 ,1 ,2022 edhe te dytat I prisja ne 16,2 , 2022 nuk me kan ardhur mesturacjonet I kam pasur te rregullta ,un jam 41 vjece ka mundesi te kem ngel shtatzan kam ber test shtatzanie ne shtepi del negativ mos ndoshta e kam ber para kohe testin se un skam as nje shqetesim QE edhe mesturacjonet te jen bllokuar duhet te kisha fryrje te barkut mund te me jepni nje keshill

  • Pershendetje mesturacjonet e fundit I kisha ne 16 ,1 ,2022 edhe te dytat I prisja ne 16,2 , 2022 nuk me kan ardhur mesturacjonet I kam pasur te rregullta ,un jam 41 vjece ka mundesi te kem ngel shtatzan kam ber test shtatzanie ne shtepi del negativ mos ndoshta e kam ber para kohe testin se un skam as nje shqetesim QE edhe mesturacjonet te jen bllokuar duhet te kisha fryrje te barkut mund te me jepni nje keshill

  • Pershendetje jam nje vajze 22 vjeçe kam kryer marredhenie seksuale me nje djal. Ne ate moment kam qen me mestruacione ne diten e 6 dhe nuk kam pasur gjakderdhje. Gjithashtu djali ne fjal nuk eshte derdhur brenda meje por jashte madje ne goje. Pasi kam shkuar ne shpi kisha marrje mendsh probleme me stomakun me tretjen dhe perzjerje pas 3 dite nga marredhenie nfakt me friken se mund te kem ngelur shtatzane kam pyetur ne farmaci per problemin. Gjithashtu jam ne ankth te bej testin. Nuk e di çfar te bej? Por nqs spermatozoidi nuk e fekondon vezen atehere si mund te ngel shtatzane? Ju lutem me ktheni nje pergjigje jam shume e friksuar. 😞

  • Pershendetje quhem Ina dhe jam 27 vjece. Kam nje vit qe provoj te ngeli shtatzan dhe nuk Po ja dal dot. Jam shume e perpiket me ditet e periodave kryeshisht jan 28-32 ka nje muaj qe me vin e shume dhe kam dhimbje ne fundin e barkut ndersa muajin tjeter pak dhe te ovoluomit te trupit pasi cdo gje e kam te shenuar ne kalendar dhe bej test ovoluimi Kur afrohem 3 diteve qe kam me shum mundesi te ngeli shtatzan. Bej seks me bashkshortin nje dit Po dhe nje jo ose ne 2 ose 3 dite. Kam marr acid folik kemi bere analiza te dy dhe bashkshorti ka dal shume mire ndersa une nuk kam prodhueshmeri te madhe vezoresh me ka then doktorresha por nuk eshte se me ka dhem nje medikament qe me ndihmon te ngjitem shpejt. Te lutem cfar me keshillon te bej.

  • Pershnetje Zhaklin! Quhem Ina dhe jam 27 vjece. Kam nje vit qe provoj te mbes shtatzan. Jam shume e kujdesshme ne lidhje me datat e periodave ka nje muaj qe me vijne shume dhe kam dhimbje diten e pare muajin tjeter kam pak dhe ndonjeher ngjyr kafe. Gjithashtu ndjeku edhe ditet e ovoluimit dhe 3 ditet qe kam me shume mundesi te ngeli shtatzan ne ditet e ovoluimit bej test per siguri. Ne fillim ishim bere merak dhe kemi vajtur per kontroll dhe une kam dal qe nje hormon nuk eshte mire nga stresi sepse kemi ndryshuar vend dhe veshtirsia te pershtatesh dhe larg kan ndikuar me tha doktorri. Cfar me keshillon te bej pasi doktorri sme ka dhem ndonje medikament qe te ngjitem me lehte.