Seksi ne dush

Seksi në dush: këshilla e sugjerime

Seksi në dush është diçka për të cilën të gjithë kemi menduar të paktën një herë në jetë, por me aq shumë ujë dhe aq pak vend në dispozicion është më e lehtë të thuhet sa sa të bëhet. Ka shumë momente frustruese që vështirësojnë seksin në dush, si rreziku nga rrëshqitja, rreziku nga përplasja, paaftësia për të qënë të lubrifikuar dhe mundësia e kalimit të shampos në sytë e partnerit e kshu me rradhë. Por, pa asnjë lloj dyshimi nëse ndiqni këshillat e TABU seksi në dush mund të jetë fantastik.

 

  • Nëse mendon që lubrifikimi natyral në dush është i vështirë, mundohu të shtosh lubrifikant prej silikoni që është kundra ujit, i cili do të ndihmojë dhe do e bëjë eksperiencën më pak të dhimbshme.
  • Mos përdor kurrë shampo, sapun, gel apo produkte të ngjashme si zëvëndësues të lubrifikantit. Këto produkte nuk janë të përshtatshme për përdorim të brëndshëm; jo vetëm që mund të dëmtojnë dhe thajnë por mund të nxisin infeksione duke ndryshuar PH e lëkurës.
  • Përdorimi ilubrifikantit në dush mund të bëjë që dyshemeja të bëhet më e rrëshqitshme, kështu që është i këshillueshëm përdorimi i tapeteve të dushit kundër rrëshqitjes.
  • Bëhu kreativ dhe përdor ujin për të stimuluar partnerin tënd, mund të ndryshosh dhe temperaturën e ujit por gjithmonë duke patur kujdes, mos shkakto padashje ndonjë të djegur nga uji i nxehtë.
  • Nëse ke ndonjë kokë dushi moderne ndrysho ritmin e ujit duke luajtur me të dhe trupin e partnerit tënd.
  • Nëse stimulimi i klitorisit është diçka që ju pëlqen mund të përdorni dhe vibratorë kundër ujit.
  • Gjetja e pozicionit është gjithashtu e vështirë, kështu që mos humb kohë duke eksperimentuar por shko direkte për “doggy style” . Mundohu të ngresh një këmbë, ndërkohë që përulesh përpara duke u mbajtur dhe mbështetur në mur. Nëse doni më shumë suport, kërkoni që partneri të ju mbajë nga vithet. Kjo pozitë i lejon partnerit afrimitet, penetrim më të thellë dhe suport kundër rrëshqitjes.
  • Investo në produkte që ndihmojnë seksin në dush, mbajtesë për një apo dy veta.
  • Nëse do të krijosh më shumë atmosferë mund të ndryshosh ngjyrën e ndriçimit ose të përdorësh disa qirinj për të shtuar dhe disa nota romance.
  • Nëse nuk do të shtosh njerëzimin atëherë mos harro të përdorësh preservativ ose mbrojtje. Mos harro dhe që lubrifikanti ikën me më shume lehtësi nga preservativi ( për shkak të ujit), kështu që duhet ta përdorësh vazhdimisht.

Para se të ndiqni me vëmendje të gjitha këshillat nuk duhet të harroni kryesoren, dashurinë dhe respektin për vete dhe partnerin, pa injoruar këtu miratimin e plotë të  të gjitha palëve.

Zhaklin Lekatari

5 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje , doja te dija nqs keni ide se pse sa her q masturbohem shpejt derdh m pak sperm, dhe sa here qe masturbohem per minuta te tera dmth e zgjas , derdh ne sasi t medha , ka ndonj shpjegim?

    • Nese masturbohesh shpesh, kuptohet dhe qe sasia e spermes do te jete me e vogel.

      • Nuk e di se pse sa her qe lexoj kto q ju shkruani lagem dhe m pas filloj t masturboj derisa ta derdh t gjithen Zhaklin flm

          • T flm ty q egziston sepse ti ma jep imagjinaten qe ma zgjon “mikun” nga gjumi dhe ai fillon aktivitetin e tij duke nxjerr lot te “bardh” pa mbarim