Zakonisht gjatë bisedave të ndryshme me miq apo dashamirës të Tabu, kam kuptuar që nëse në një çift tradhton burri, atëherë partnerja do patjetër të dijë PSE. Një pjesë e proçesit të shërimit është patjetër dhe pranimi, në mënyrë që të kuptosh arsyet dhe të evitosh, një herë të dytë rastin.
Ja disa nga arsyet që burrat japin rreth tradhtisë:
- Nuk bëjnë mjaftueshëm seks në shtëpi, ose seksi që bëjnë është i mërzitshëm. Këta janë djem dhe burra që deklarojnë që kanë një libido më të zhvilluar se sa partnerja e tyre. Janë burra që kanë nevojë për vëmendje seksuale.
- Për t’u hakmarrë ndaj një partneri që i ka tradhtuar. Për disa djem apo burra, tronditja nga zbulimi i tradhtisë nga partnerja mund të tejkalohet vetëm duke bërë të njëjtën gjë.
- Sepse mund ta bëjnë. Disa djem mendojnë që nëse nuk ka ndonjë mundësi që partnerja të zbulojë tradhtinë ( ndonëse ka gjithmonë një mundësi), atëherë ata mund ta bëjnë. Djemt dhe burrat kanë shumë mundësi për tradhti dhe shumë vështirësi për refuzim.
- Sepse është shumë eksituese. Disa burra, djem dhe meshkuj ndihen mirë nga arritja e “kapjes “ së predhës, ndërsa disa të tjerë sepse kanë nëvojë për variacion. Në marrëdhënie e gjata dhe monogame shpesh pasioni humbet, por kjo është një marrëveshje që bëjmë me veten në momentin që zgjedhim monogaminë. Për shkak të egos. Kur je në dijeni që meshkuj apo femra të tjeta të duan, ego përkedhelet. Kjo praktikë është më e përhapur tek burrat, me moshë mesatare, të cilat duan ende ti tregojnë vetes që janë në lojë.
- Sepse partnerja nuk të eksiton më. Fatkeqësisht në marrëdhënie të gjata dhe monogame, partneri shpesh here e le veten pas dore, duke marrë për të mirëqenë prezencën e tjetrit. Ndodh që mbasi kemi partnerin tonë, akomodohemi dhe nuk mundohemi më që të dukemi bukur apo joshës si më parë. Për këtë arsye shpesh herë burrat kërkojnë dikë tjetër që ti përmbushë dhe estetikisht.
- Ai e do partneren por nuk edashuron më. Dashuria nuk zgjat përgjithmonë. Dashuria është një ndjenje fortë, sidomos në fillim të marrëdhënies. E reja është gjithmonë me eksituese se e vjetra. Fatkeqësisht në vend që të ndahemi nga partneri, kërkojmë aventura jashtë ҫiftit. Kjo shton rrezikun e zhvillimit të ndjenjës për dikë tjetër dhe si pasojë ndarjen.
Nëse tradhton partneren, shanset që mos jesh i lumtur janë të shumta. Por kjo është një problematikë për të cilën duhet të gjesh zgjidhje. Nëse do të vazhdosh marrëdhënien që je duke jetuar, tradhtia nuk është opsion. Por mund të ndihesh, më mirë, mund të duket si një mundësi për t’u larguare nga realiteti, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë.
Tradhtojne sepse nuk haet e njejta gjelle perhere
O don po edhe une mund te them te njetin gje dhe per grate. Edhe grate tradhtojn sepse nuk hajet e njeta gjelle cdo dite por sju vjen mir kjo gje. Athere po sdoni vetem nje partnere…. ATHERE PSE DUHET TI KENI PATJETER NUSET TE VIRGJERA??? Ti do thuash “aventura me femra te tjera eshte thjesht aventur por nusja ime eshte dashuria” PO EDHE FEMRAT MUND TE THIAJN QE ESHTE THJESHT AVENTUR DHE DUAJN GJELLE TJETER.
Po mundohem qe te shpjegoj se perse tradhton nje mashkull duke e vendosur mashkullin ne rolin e pershkaqenit.
Kur jemi te rinj jemi si puna e fokave qe notojne ne siperfaqe, e shohim jeten plot energji, plot rreze dielli, plot ngjyra dhe fizikisht jemi me te lehte. Ketu deti simbolizon jeten ku rrymat e ndryshme jane situatat e veshtira te jetes. Per fokat ka ndonje dite me dallge por shume shpejt dallget kalojne dhe ato i rikthehen notit ne siperfaqe ne nje det te qete.
Tani me kalimin e kohes ne plakemi, fiziku nuk eshte me i njejti dhe shnderrohemi sikur peshkaqenet. Behemi me te medhenj por jetojme me ne thellesi. Ne thellesi ka rrymat e detit , me lart thame qe jane veshtiresite e jetes. Rrymat e lekundin peshkaqenin pak , por ama me ane te eksperiences dhe peshes i shmanget rrymave.
Thellesia e detit lejon me pak rrezet e diellit qe te deportojne poshte, pra peshkaqeni jeton ne nje ambient te erret, te ftohte dhe ku jeta eshte monotone. Cdo fotograme qe peshkaqeni sheh me sy eshte dicka qe ai ka pare me perpara. Peshkaqeni avash avash pershtatet ambienteti sado i erret mund te jete ai.
Vjen nje rryme ne ne det qe e ngre lart peshkaqenin drejt siperfaqes, avash avash drita behet me e forte dhe shqisat e peshkaqenit fillojne qe te kene me shume ndjesi. Duke ju afrua siperfaqes ai sheh nje foke qe noton dhe nga instikti i ti e sulmon direkt.
Per shume meshkuj foka prezanton mundesine per tu ngjitur ne siperfaqe , per te ikur nga erresira ku kane perfunduar.
Nje nga karakteristikat e njerezve eshte pershtatja me çdo ambient dhe me çdo situate.
Ndonjehere, jeta te jep ca impulse qe te dalesh nga equilibri jot, por prape se prape njerezit kthehen gjithmone tek equilibri i tyre.
Shume paralelizem kurioz dhe interesant.
Te pata thene tek mesazhi tjeter qe nuk e kam aftesine tende te permbledhjes se koncepteve 🙂
Me pak fjale ajo qe doja te thoja ka te beje me shendetin, se shendeti influencon energjine tone dhe sesi energjia qe na rrethon ndikon mbi ne.
Kur jemi te rinj jemi plot energji pozitive ndersa kur plakemi fillojme qe te grumbullojme shume energji negative. ( prandaj perdora krahasimin me nje foke apo nje peshk qe noton ne siperfaqe [ku eshte plot energji pozitive] dhe me nje peshkaqen ne thellesi [ ku eshte si erresire dhe plot energji negative ] ).
Njerezit mendoj qe tradhetojne per disa arsye:
Zgjedhin qe ta bejne ate ( zakonisht jane peshqit mbi siperfaqe ( raporte mes te rinjsh) ose peshkaqenet mes tyre ( raporte jashte martesore ) ,
Nga frika. ( zakonisht jane femrat mbi 40 sepse kane frike se bukuria dhe feminiliteti i tyre zhduket , meshkujt qe shkojne me femra me te reja ( kane frike ne ndonje menyre se burreria e tyre vihet ne diskutim nga ndonje arsye ).
Kur jane te zgjenjyer nga jeta seksuale dhe kane frike se e gjithe jeta e tyre seksuale do vazhdoje qe ta shpifi.
Hakmerren nga partnerit qe i ka tradhetuar.
Shpresoj qe te kem qene iqike me i qarte me postin e dyte 🙂
Ahahaha thjeshte fantastike
E bukura eshte qe meshkujt tradhtojne Edhe Kur partnerja e Tyre i ploteson , eshte terheqese , e zgjuar , ne karriere , Ben gjithcka qe ata Te ndihen Mire . Pra Nuk ka te thote fare cfare femre je , dije Se nje dite do tradhtohesh , si ti qe bere gjithcka per te dhe ti qe Nuk ke bere ndonje gje te madhe , Prandaj femra Te Dashura Jetoni njehere jeten tuajjj , realizoni endrrat tuaja , ndihuni superiore ne jete dhe karriere , Mos u pendoni dhe Po provuat nje aventure Te bukur qe Ju ka bere Te ndjeheni Mire , meshkujt Nuk e jetojne jeten ne menyre Te sinqerte i intrigon Jeta e dyfishte , Prandaj shijojeni jeten dhe Ju Pa e vrare mendjen shummmme , te pershendes e dashur zhaku me keto tema Kaq interesante
Te pershendes dhe une. Kjo qe thua ti ndodh dhe eshte mese e vertete, por kjo sepse njeriu nuk eshte qenie monogame. Pastaj tradhtia eshte nje nevoje momentale e nje individi dhe gjesti mund dhe mos kete lidhje direkte me partnerin apo marredhenien me te. Faleminderit, love
Miredita Rashel,
mendoj qe ne pergjithesi nuk eshte kurre mire qe te pergjithesosh apo ti japesh fajin popullsise per dicka.
Kur ti thua qe “Meshkujt nuk e jetojne jeten ne menyre te sinqerte” une thjesht mund te te bej nje pyetje “Me perkufizo sinqeritetin.” .
Tradhtija eshte nje gje shume komplekse dhe ka te beje me njeriun , kulturen, parimet e bashkjeteses dhe shume faktore me te vegjel ne mes.
Mendoj qe realizimi i njeriut me tradhtine nuk ka te beje.
Shume njerez mendojne qe duke i sherbyer atij tjetrit , atehere ai tjetri nuk do ju tradhetoje. Tradhtija pervec fakteve psikologjike eshte edhe dicka fiziki, eshte edhe instikti i njeriut.
Njeriu ne jete do gjithmone e me shume ( kur arrin ne nje pike atehere ai do me shume ), prandaj komunikimi dhe seksi ne nje raport kane nje vlere te jashtezakonshme.
Nuk jam absolutisht dakort me ju. Pergjithesimet jane gjithmone te gabuara..
Pershendetje. Eshte ne rregull mos jesh dakort me mua apo me shume te tjere. Perceptimet dhe eksperiencat personale na bejne te ndryshem dhe skalisin bindjet tona. Mese normale. Faleminderit per komentin tend.
I kerkoj ndjese Altinit se paskam replikuar ne postimin e tij. Kam dashur te replikoj me postimin e Rasheles qe pergjithesonte idene e saj per djemte dhe burrat.
ps: mbase nga vapa dhe kur te djersijne duart ekrani i telefonit çmendet
Ska gje shkruaje dhe njehere. Sa bukur qe komunikoni kshu me njeri tjetrin 🙂
Haha Pa Merak i kemi mare masat per vapen , gjithsesi eshte mendimi im , klm ?
Miredita Geni,
pa merak sepse e vura re edhe une ne telefon se duket sikur ti i je pergjigjur shkrimit tim, por ama po ta shohesh pergjigjen tende ne nje kompiuter normal shihet qe ti i je pergjigjur Rashel.
Mendoj qe dimensioni i monitorit ben keto lojra 🙂
t’uroj tana t’mirat
Perkufizimi i sinqeritetit Altin ne lidhje me ate qe kam Thene eshte Te jetosh dhe Ta shijosh marredhenien me 1 Person deri ne momentin qe ti mendon se vertet eshte dicka e bukur Pa patur nevoje Te besh nje jete Te dyfishte me dike tjeter qe Te permbush ate pjese qe tjetri Nuk Po Ta Ofron dhe Ke 2 lidhje paralele le te themi . Shum bukur Kur e shikon qe ajo qe Po perjeton me te ka filluar Te zbehet dhe Nuk Po Te kenaq As sa kishe menduar mund Te ndaheni ne paqe dhe Te vazhdosh me dike tjeter , keshtu askush nga Palet Nuk lendohet . Ne radhe Te Pare sinqeriteti me veten , Pastaj me tjetrin . Sa per te tjerat per fat te keq Nuk kemi statistica Te flasim me fakte per Te gjitha keto fenomene , ne shprehin mendimin per ate cka shohim dite per dite ne realitetin tone (pergjithsimin) , Mund Te Mos tingelloj mire Po ja qe ky eshte realiteti dhe me Thene Te drejten Po flasim per nje popull ku njerzit kane Akoma Probleme me lirine e mendimit , jo me Te veprimit , shpresoj Te kem qene e qarte Klm
Miredita Rashel,
sinqerisht nuk pritja nje pergjigje ( te falenderoj per kete ) sepse realisht mendoja qe kisha bere nje pyetje retorike 😀
Une mendoj qe problemi kryesor tek tradhetia eshte sepse partnerin ne e konsiderojme nje prone personale dhe pretendojme qe te beje apo te sillet ne nje menyre te caktuar. ( ne menyren e sjelljes fusim kulturen , ligjet etj etj ).
Pretendojme qe shume gjera te mos ndryshojne kurre, por harrojme qe jetojme ne nje bote totalisht relative. ( Te ndaheshe para 20 vitesh ishte tragjedi per gjithe farefisin, ndersa sot ndahen njerezit pa asnje tragjedi ).
Pastaj ne kemi lindur ne nje bote qe ne shtypim çdo instinkt tonin, perdorim ligje apo rregulla morale per te percaktuat kufirini e sjelljeve tona.
Ne perdorim konceptin e “besimit tek tjetri” ne nje menyre preçise. Besimin, nje person e lidh me diçka pozitive dhe qe nuk te thyen por te jep siguri ne vetvete. Besimi i jep idene atij tjetrit qe nuk do te humbase ne asnje menyre dhe qe do jesh prone e tija gjithmone.
Kur tradheton nje person dhe i thyen besimin, atij i bie bota mbi koke sepse ne ato momente realizohet ideja qe mund te te humbase per ndonje arsye.
Dhe e dime te gjithe sa e veshtire eshte qe te jetosh i vetem, pamvaresisht se je i rrethuar nga miliona persona. Pra , ne si njerez, jemi qenie te dobeta dhe kemi gjithmone nevoje per nje mbeshtetje per te bere gjerat tona, prandaj i shpikim heronjte, martesat, farefisin te cilat ne i perdorim si baze per te realizuar aktivitetet tona apo per ti dhene nje kuptim zgjedhjeve dhe veprimeve tona.
Si perfundim, njerezit sillen çdo dite sipas nje interesi te caktuar apo sipas nje nevoje te caktuar. Mendoj qe kjo nuk ka te beje me faktin nese ishte i sinqerte apo jo.
Frika per faktin qe nje person nuk ishte i sinqerte mendoj se ka te beje shume me teper me faktin qe ne kemi shume frike ne nga nje sjellje e caktuar dhe qe nuk dijme qe te menaxhojme apo reagojme ne nje situate te caktuar.
Une jam i mendimit qe çdo njeri , ne çdo kontekts, ne çdo situate duhet te jete i zoti qe te marre vendime dhe ti rrespektoje vendimet e tija dhe qe te mos qahet mbrapa por te jete i vetedijshmen qe “Eshte aiqe ka vendosur qe gjerat do shkojne keshtu”.
Jam shume dakord me ju, me pelqen analiza , jeni shume intelektual ?
Altino, na nderove plako, na nxorre nga situata 😛 por do ishte me e konsumueshme per publikun nje gjuhe pak me e thjeshte se kam frike shume lexues kane humbur libidon 😛 gjate leximit.
eshte nje shpjehje qe thote: burrat martohen me grate me shpresen se nuk do te ndyshojne anjehere, por ato ndryshojne, ndersa grate martohen me burrat me shpresen se ata do ndryshojne nje dite, por ne nuk ndryshojme asnjehere….
dua vetem te shpreh nje mendim shume te sinqerte, femrat shume shpesh mendojne se kur ne tradhetojme , ndjehemi te arrire dhe na ben te ndihemi krenar. mendoj se kjo do ishte shume e ceket dhe do ta quaja nje lloj fyerje per femren. por e verteta nuk eshte aspak keshtu. ketu behet fjale per instikte dhe ndjenja te cilat nuk i kontrollojme dot sikur mund ti kontrolloni ju, por nuk eshte se na ben te ndjehemi aspak krenar. eshte vete mashkulli si krijese (mendje dhe trup) qe arrin te gjeje ekujlibrin dhe paqen pas nje akti te tille dhe nuk ndihet fajtor, por apsolutisht as krenar. eshte dicka qe thjeshte ndodh , dhe nuk e kuptoj se si akoma pas kaq shekujsh nuk eshte pranuar edhe nga shoqeria nje gje e tille, por konsiderohet shqetesim konstant ne cifte.
e kam lexuar diku ne kete blog besoj se femrat pasi krijojne nje lidhje ja varin pak vetes, por edhe sjellja ne jete e nje femije krijon ndryshime te medha tek femra. po edhe jeta familjare dhe angazhimi ne pune shtepie, femijet, si dhe pune 8 orarshe kush e ka e shperfytyron robin ne te gjitha kuptime. per te gjitha keto me lart keni admirimet dhe mirenjohjen me te larte duke filluar nga gruaja ime qe i ben te gjitha keto. por NUK MUND TE NDALEMI PA HEDHUR SYTE. tek nje tjeter qe nuk e ka te gjithe kete garniture ne te perditshmen e saj.
mund ta keni provuar te blini iphone e fundit, telefonin qe kishit enderruar, pasi kaloni disa ore me te, filloni te shikoni ne youtube opsionet dhe parametrat e samsung, te cilat ju mahnisin se pari duke ju “vjedhur” kohen, keshtu eshte edhe kjo puna e tradhetise, e kemi nga halli o goca, por eshte pak e komplikuar, une shpresoj se femrat inteligjente e dine kete gje por e kemi lene kete pune si ai humori shkodran me greven e urise, ” ne po bejme sikur nuk hame e qeveria po ben sikur nuk shef.
Ti je thjesht nje hipokrit. A E KUPTON TI QE DHE FEMEAT KSHTU JAN??? A E KUPTON TI QE DHE FEMRAT TRADHTOJN SEPSE NUK KONTROLOJN VETEN??? Aaaa po ty ste vjej mir kjo gje. Ti thuan qe femrat duhet te pranojn tradhtin e meshkujve PO DHE JU MESHKUJT PRANOJENI TRADHTIN E FEMRES SE DHE FEMRAR NE HORMONET I KAN.
Shpresoj te lexohet komenti im
I lexova komentet me shum kujdes.dhe t’ju them te drejten kur permendet fjala tradhti me ndalet fryma sps se kaperdi dot me veten edhe pse bej luft me veten por prap e vuaj kte pjesë kur e mendoj se ekziston munsija e tradhtise.un do ju thoja ka gra me viteee e viteee martes qe shohin e din qe tradhtohen dhe prap zgjohen ne mengjes me shpresë se nje dit do ndryshoje kjo gje.dhe duke luftu me mbajt familjen ne kembe pa ndarje.
Vetem nje pyetje kam
Aaaa do lodhen ndonjë dite Keta meshkujt qe tradhtojnë ato gra te ndershme e qe mendojnë vetem per familjen e ne jeten e tyre mendojnë vetem per burrin e tyre( dhe shpresoj mos te jet turp qe ne ket koh nje grua te mendoje veq per burrin e saj) dmth pyetja ime eshte dhe pres tme pergjigjeni.
A keni nigju naj her qe a lodhen kta meshkuj qe tradhtojnë dhe a do vije dita ndonjeherë t’a heqin kte zanat kte pun qe ja kan dhan vetes.a do kthehen naj her ne familje pa tradhtira pa mashtrime pa genjeshtra.flm
Nuk eshte ceshtje lodhjeje, por edukimi dhe respekti. Nuk e keni me detyre te rrini me burra qe ju tradhtojne, pergjegjesia e familjes bie dhe mbi ta. Nuk keni nevoje te sakrifikoni veten dhe te rrisni femije te frustruar dhe te palumtur, nuk jeni vetem nena, jeni edhe nena. Nuk eshte koha per viktimizim, por per aksion. Merrni ate qe ju takon, luftoni per lirite dhe te drejtat tuaja, luftoni per femijet tuaj dhe per veten tuaj. beni zgjedhje me mend dhe jo zgjedhje rastesore dhe nese gaboni, pranoni gabimet tuaja dhe faleni veten. Filloni nga e para, jeta eshte e bukur per te hequr dore nga ajo kaq shpejte.