Parafilitë, ana e errët e seksit

Parafilitë  janë  shqetësime seksuale, që  karakterizohen nga fantazia, nxitja seksuale ose nga sjellje përsëritëse që  nxisin shumë  eksitim. Jo vetëm kaq, por ato mund të  jenë të ndërlidhura më një objekt, me dhimbjen, me fëmijët  apo njerëz të  tjerë  që nuk kanë miratuar aktin. Që të quhen parafili, duhet që këto sjellje të shfaqen për një periudhë kohe të paktën 6 mujore.

Etimologjia e parafilive

Në të kaluarën parafilitë thirreshin, “perversione seksuale” ose “ devijime seksuale”, por sot kë to etiketike trajtohet si stigmatizuese. Gjithashtu fjala parfili në nvizon faktin që  devijimi (para) varet nga objekti ose situata nga të  cilat pë rsoni ë shtë  i të rhequr ( filia).

A janë  normale apo patologjike ?

Çdo sjellje seksuale kthehet në parafili kur:

  • Është  mënyra e vetme e eksitimit
  • Kur eksitimi është  kompulsiv dhe i pa menaxhueshëm
  • Kur nuk parashikon miratimin e partnerit
  • Kur nxit një parehati apo vuajtje
  • Kur ndërhyn në  përditshmërinë e individit

Të gjitha sjelljet seksuale që imagjinohen apo fantazohen mund të integrohen në jetën e përditshme pa u bërë skllav i tyre dhe duke i alternuar me sjelljet e mëparshme. Në  këtë mënyrë siguria dhe liria e të  gjithëve janë  të  siguruara dhe në raste të tilla nuk flasim për parafili por për dëshira seksuale.

Faktorët që ndikojnë

-abuzimet gjatë  fëmijërisë  

– ndarje të shpejtë  nga njerëz të  rëndësishëm

– ngjarje nënshtruese

– eksperienca traumatike ( vdekje, aksident, sëmundje)

Llojet e ndryshme të  parafilisë  

Parafilite e aktit: i referohen formës, pra janë parafili që  zëvendësojnë  aktin me një  praktikë  tjetër si sadizmi, masokizmi, fetishizmi, ekzibicionizmi, voeyerismi, vampirizmi, etj

Parafiltë  e objektit: i referohen një  dëshire  seksuale që lidhet me një  objekti të  caktuar që  zëvendëson partnerin ( një i rritur në  moshë, një fëmijë, një kafshë ose një send). Pedofilia, gerontofilia, necrofilia, zoofilia, sitofilia janë disa prej tyre.

Shkrimin mbi parafiltë e shoh si të nevojshëm për gjithë atë debat rreth hapjese së shtëpive publike. Në parim nuk jam kundër tyre, por në vendin tonë situata është kritike, dhe kur personat kanë një parafili, ajo nuk do zgjidhet duke shtuar numrin e marrëdhënieve seksuale.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.