Nuk është kohë e lehtë për seksualitetin tonë: edhe se nuk ka studime që tregojnë që lëngjet biologjike njerëzore, si psh sperma ose lubrifikimi, janë vektorë që trasmetojnë virusin. Nga ana tjetër është e vërtetë që çdo gjë që ka lidhje me kontaktin fizik duhet mënjanuar dhe fshirë. E kam fjalën për puthjet, përqafimet, deri te dhënia e dorës. Të gjitha këto për një çift janë shumë të vështira për t’u mënjanuar, sidomos nëse jetohet në shtëpinë e njejtë.
Prandaj është shumë e rëndësishme, për të gjithë çifte apo beqarë, të zbulojmë mënyra të reja për të treguar dashurinë, afërsinë, por duke marra parasysh limitet që do ekzistojnë dhe në jetën seksuale.
Duke munguar shqisa e prekjes dhe kontakti fizik, duke munguar ngrohtësia dhe parfumi i partnerit/es, duhet të përdorim fantazinë, emocionet dhe lojën.
Duhet të përqëndrohemi tek afeksioni. Duhet të rekuperojmë një sërë sjelljesh si kujdesi dhe përkujdesi që duket sikur kemi harruar. Në këtë moment mund të jetë shumë nxitëse të mësojmë të themi me fjalë atë që ndiejmë. Më dialog apo me të shkruar.
Duhet të ndryshojmë perceptimin: edhe fjala e shkruar përmban dëshirë dhe fantazi. Duhet të mundohemi të shohim gjuhën si një lëkurë e dytë. Unë fërkoj lëkurën time me tjetrin: sikur të kishim fjalët në vend të gishtave të dorës. Të shkruash do të thotë të puthësh me mendje.
Ne jetonim në një dimension në të cilin marrëdhëniet, komunikimi, shoqërimi, ndodhnin kryësisht në “hapësirën” virtuale të rrjeteve sociale, duke na dhënë illuzionin e afërsisë. Ndërkohë virusi na hoqi e afërsinë e vërtetë, prekjet, puthjet. Tani jemi larg, në akullnajën e mungesës së kontaktit. Prandaj, ajo jeta virtuale që ka aq shumë të meta, sot është një mënyrë për të shkurtuar, distancat.
Përdoreni këtë izolim të detyruar për të njohur më mirë njëri-tjetrin, për të kryer të gjitha ato gjëra që nuk ke kurrë kohë t’i bësh, për të shijuar shtëpinë dhe dashurinë, edhe pa prekje.
Jep koment