Ndonëse jetojmë në shekullin 21, edhe në vende të tjera në botë, nëse flet për ngacmime në rrugë, të fshehura nën petkun e një komplimenti, shumë shpejt do dëgjosh përgjigjen: “ Nuk mund të bëjmë më as komplimente ose lajka tani ?”
Po e vendosin mënjanë faktin që një shoqëri më pak maskiliste, thirrjet apo komplimentet dhe kuptimi që kanë në jetën e një gruaje, pra opinion i një burri mbi trupin tënd, nuk duhet të kenë përparësi. Po e vendosim mënjanë dhe faktin që opinionet apo komplimentet në rrugë nuk do kishin këtë intensitet nëse ti do ishe e përqafuar me të dashurin tënd. Mund të lemë mënjanë dhe faktin që të jesh e trajtuar si një copë mishi nuk është lajkë dhe as një ndjenjë e kënaqshme.
Mund të lemë mënjanë dhe problemet me ushqimin apo vetëbesimin që kjo ujëvarë komplimentesh mund të shkaktojë. Mund dhe të mbyllim një sy mbi faktin që ngacmimet në rrugë janë një manifestim i kulturës së përdhunimit. Mund të mbyllim një sy dhe për faktin që fishkëllimat apo fjalët që dëgjon në rrugë, janë fytyra tjetër e xhelozisë, të kontrollit obsesiv të burrave ndaj grave që nuk duhet të ecin vetëm në rrugë, që mos mbushen me “komplimenta” nga burra të panjohur.
Mund dhe të mbyllim një sy mbi pasigurinë, frikën, rrezikun që ndien kur bombardohesh me komente mbi dukjen apo trupin tënd, e bukur, e shëmtuar, e veshur, e zhveshur, sepse nuk ekziston një kod veshjeje për komplimentet, mjafton fakti që je vajze apo grua. Mund të mbyllim një sy mbi faktin që rritesh duke menduar që ke ndonjë faj dhe që si grua që je, detyra jote është që të lëvizësh në vende publike pa rënë në sy, duke u zvogëluar, duke ulur kokën, duke u veshur me modesti dhe pa këmbë në dukje. Sepse nëse bën të kundërtën do të thonë që faji është i yti, ishe shumë provokuese. Tejkalojmë faktin që opinionet e të panjohurve, mbi vithet apo këmbët nuk do ndryshojë asgjë në jetën e një gruje, dhe që shumë prej nesh jetojmë shumë mirë dhe pa opinionet tuaja, edhe se kjo botë kërkon që trupi i gruas të matet me deshirat e burrave.
Po i tejkaloj të gjithë këta faktorë duke u ndalur vetëm tek ato që dikush quan, lajka, ose komplimente, edhe ato që janë më pak ofenduese, që në të vërtetë janë një shfaqje pushteti. Janë mënyra sesi disa burra tregojnë për pozitën dhe pushtetin e tyre ndaj grave. Kush të ulëret dhe të fishkellën në rrugë duke të thënë që e ke gjoksin e bukur është duke të thënë që ka të drejtë të të ulërasë dhe jo vetëm kjo, por duhet të ndihesh e vlerësuar, sepse ai ka pushtetin për të t’u drejtuar pa asnjë përshëndetje, dhe ti ke detyrën ta pranosh nëse nuk do të akuzohesh për agresivitet apo sjellje te keqe apo ndjenjë superioriteti. Komplimentet janë si të thuash “ Nuk kafshoj”, një ofertë e butë, që nuk do të ishte e nevojshme nëse raportet burrë-grua nuk do të ishin të ndërtuara kundër vullnetit tonë, nga një pakt i një agresioni të heshtur. Një pakt që bëhet i paevitueshëm, kur në një shoqëri pushteti është në duart e një gjinie. Një pakt që rrezikon t’i pëlqejë të dyja palëve.
Prandaj, kur bëni komplimente në rrugë, mbrapa është pesha e gjithë ketyre ngjarjeve që lamë mënjanë. Jeni të lirë ta injoroni, por komplimentet, ato të vërtetat, duhet të jenë të lidhura më atë që i merr, dhe jo me egocentrizmin apo nevojën për pushtet të atij që i thotë, sidomos nëse jepen apo gërthiten në rrugë. Faleminderit që lexoni Tabu.al.
zhakline je me te vertet personi me fantastik qe njoh .open minded .shume e artikuluar dhe nje fjalor jashtezakonisht i gjere..te adhuroj dhe te kam idhull(si tip nuk para kam idhuj apo njerez qe pelqej por ti je nje rast i vecante rast unik)te adhuroj pasi ti dish ti mbrosh vajzat edhe pa qene nevoja te jesh nje feministe ekstreme jam 17 vjec dhe shpresoj qe nje dite te jem e afte te shkruaj gjera kaq te miremenduara dhe artikuluar si ty..por fatkeqesisht nuk te mbeshtes plotesisht ne kete post pra te kundershtoj pjeserisht..keto qe thua jan deri diku te verteta por keto jane perjashtimi pasi rregulli eshte qe maredhenia burre-grua keshtu esht dhe keshtu duhet te jete fundja ..pasi nese nje djal nuk te ngacmon apo komplinmenton..do te thonim eshte njesoj si te mos eshte mire qe flirton..jam dakort te mos te te ngacmojn me prirje seksiste apo perverse..pra jo ne menyre vulgare por me fines…te te thote dikush sa e mire sa e bukur o ylll me jep pak numrin e te tjetera jan vetem gjeneza e shpesh here nje lidhjeje ndaj le ti marrim si te mireqena nfacmimet te pakten ato me finese…flm te lutem lexoje dhe pse jo te me japesh nje replike si do qofte ajo?