Kandida, çfarë është dhe si kurohet ?

Mbas një emri kaq paqësor fshihet infeksioni femëror më i përhapur, bëzdisshëm dhe përsëritës. Besoj se të paktën 75% e grave, ka pasur të paktën një herë në jetën e tyre një shoqëri të keqe, Kandidan.

Kandida: çfarë është ?

Informacioni nr 1: të gjitha, osë më mirë të gjithë kemi kandida. Po, sepse Candida Albicans është një kërpudhë që jeton në traktin  gastrointestinal dhe në kushte optimale ajo është mikesha jonë; sepse është pjesë e florës bakteriale, adhuron mjedisin acid dhe ndihmon në tretjen e sheqernave. Deri këtu çdo gjë në rregull. Problemet ndodhin kur një faktor ndryshon ekuilibron tonë dhe Kandida kthehet nga spora në hypha duke filluar të shtohet ku nuk duhet. Për shembull në organet gjenitale të femrave.

Si merret Kandida ?

Pra, nuk duhet të themi “ Kam marrë Kandida?”. Jo sepse Kandidën e kishe, por ajo u çmend dhe u trasformua në kandidozë. Shkaqet janë të shumllojshme, por të gjitha kanë të bëjnë më ndryshin e florës bakteriale dhe PH vaginal. Marrja e antibiotikëve dhe disa barnave të tjera ( si kortizon, kontraceptivë), një dietë e pasur me krabohidrate apo sheqerna, një rënie imunitare, shtatzania, stresi krijojnë terrene pjellore për zhvillimin e kandidës, si kërpudhat mbas shiut. Por, dhe kontakti midis feceve dhe vaginës: prandaj është e rëndësishme të dijmë dhe të kemi kujdes për higjenën; duke u kujdesur që të pastrohemi nga para mbrapa dhe jo e kundërta. Prandaj është e rëndësishme mos kalojmë nga penetrimi anal te ai vaginal, pa një kujdes të madh higjenik apo pa ndërruar prezervativin. Kini kujdes, jo vetëm nga Kandida por dhe infeksionet e tjera. Nëse e ka njëri nga partnerët, gjasat që ta marrë dhe tjetri mbas seksit janë të larta.

Simptomat e Kandidës

Ashtu sikurse çdo infeksion vaginal që meriton respekt, dhe kandida ka simptomat specifike që e dallojnë lehtësisht. Së pari dhe më kryesorja janë kruajtjet e e zakonshme, skuqje e jashtme, djegie vaginale dhe shqetësim ose dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Më pak të shpeshta janë paraqitjet e njollave të bardha rreth vulvës ose siklete të tjera si fryrje barku apo dhimbje koke. Por, simptoma më tipike dhe unike e Kandidas është shkarkimi vaginal: me erë te keqe, i bardhë dhe i dendur.

Si të parandalojmë Kandidan ?

Ndër mënyrat natyrale, qëndron Tea Tree Oil që merret me gojë ose mund të përdoret për higjenën intime. Duke parë që kjo kërpudhë mike/armike rritet falë sheqerit, është e këshillueshme të kemi një dietë të varfër me karbohidrate, yndyrna dhe sheqerna duke preferuar frutat, perimet dhe fibrat. Vëmendje e veçantë i kushtohet gjithashtu fermenteve laktike, sidomos në lidhje me marrjen e medikamenteve ose pas çrregullimeve gastrointestinale. Më mirë të shmanget higjena intime që është  shumë e shpeshtë dhe tepër agresive, duke e lënë vaginën me pH optimal. Për  të shmangur sigurimin e mjedisit optimal për përhapjen e kërpudhave, është e rëndësishme që të përdorni veshje me pambuk dhe rroba që lejojnë frymëmarrjen, duke shmangur pëlhura sintetike dhe rroba që janë shumë të ngushta, sidomos gjatë verës. LOVE

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.