Varësia nga seksi e quajtur ndryshe dhe hiperseksualitet është një patologji shumë e vështirë për t’u kuptuar. Çfarë do të thotë në të vërtetë “shumë seks” ? Deri në çfarë pike mund ta quajmë normale ?
Sa njerëz janë të varur ?
Në ditët e sotme, statistikat thonë njerëzit kalojnë 12 milion orë në ditë duke parë filma për adultë. Mos kjo do të thotë që të gjithë ata që shohin filma me pullë të kuqë janë të varur ? Jo, sigurisht që jo, por padyshim që filma të tilla shërbejnë si hiperstimulim. Ekspertët thonë që mund të quhet “ all you can eat sexuality” ose e thënë shqip “ kap çfarë të kapësh seksualitet”. Ka dy tipologji të ndryshme që bëjnë dallimin midis atyre që kanë varësi nga seksi: introvertët që e limitojnë eksperiencën e tyre duke jetuar në botën e pornografisë dhe esktrovertët që që kërkojnë të koleksionojnë emocione dhe eksperienca seksuale. Duke parë që kjo varësi nuk është shumë e studiuar nuk ka dihet saktësisht arsyeja apo faktori nxitës, e njejta vlen dhe për shërimin. Nuk ka një metodologji të mirëfilltë shërimi. Ky është një mjedis i cili prêt ende të jetë i zbuluar.
Tabu Blog arriti të intervistojë ( në anonimat) dikë që deklaron të jetë i varur nga seksi.
- Cila është diferenca midis dikujt që ka interes të shëndetshëm ndaj seksit dhe dikujt që ka varësi ?
Dua të filloj duke thënë që varësia ose kjo varësi është më e shëndetshme sesa seksi obligativ. Megjithatë nga perspektiva ime, kjo varësi nuk është shumë e shëndetshme sepse të krijon koncepte të tjera për seksin, ta ndryshon mënyrën si e sheh këtë proçes. Dallimi midis atyre që kanë varësi dhe atyre që nuk kanë është fakti që ata që kanë varësi e shohin seksin si diçka lukzose, që e bën me shumë persona, në forma të ndryshme. Pra dikush që ka varësi nuk bën seks vetëm me një ose pak persona në një formë tradicionale. Për ta kuptuar më lehtë me një shembull, ata që kanë varësi mbajnë orë rolex, të tjerët një orë normale. Pë ta kuptuar më mirë, duhet thënë që varësia nuk është e përditshme. Do të thotë që është më shumë proçes mendor. Është si varësia ndaj drogave, por është më e fuqishme. Është e vështirë të gjesh diçka tjetër për ta kompensuar, diçka tjetër që mund ta zëvendësosh.
- Ti mendon që ekziston një seksualitet i shëndetshëm apo kryerja e dashurisë fizike në mënyrë të shëndetshme ? Është perceptim që secili nga ne e ka ndryshe, apo mund të kemi një taban dhe emërues të përbashkët ?
Unë mëndoj që secili nga ne e jeton dhe kupton ndryshe seksualitetin, në varësi të konceptit që i është krijuar gjatë jetës. Secili person e përjeton, percepton dhe jetëson ndryshe konceptin seksualitet dhe seks.
- Si është krijuar koncepti i seksit të ty ?
Në fillimet e mia e kam bërë thjeshtë për të shitur mend, për t’u dukur. Nuk e shijoja në fillim. Më pas kalova në fazën e lluksit, që e shikoja si diçka më të veçantë. Në fillim ishte vetëm çështje mburrjeje, sepse nuk dija ta vlerësoja. Më pas kalon në fazën 2, kur ti e shikon si diçka luksoze, të nevojshme dhe nuk e bën për mëndjemadhësi, por si nevojë, si diçka që duhet të bësh. Është diçka që duhet ta bësh edhe nëse nuk i tregon dikujt edhe nëse nuk të sheh askush.
- Të ka ndodhur ndonjëherë që nëse nuk ke mundur të kesh marrëdhënie me dikë, je ndierë keq apo ke reaguar keq ? Apo ke pasur një moment që nuk e ke menaxhuar ndjenjën që të ka ardhur pas pamundësisë ?
Në rastin tim është mjaft e kontrollueshme, kjo sepse e di që kam për ta pasur përsëri mundësinë e një takimi seksual, ndoshta të nësërmen apo pas dy ditëve. Varësia ndaj seksit nuk është si ato nevojat imediate apo të menjëhershme që ke nga alkoli për shembull, pra një varësi që duhet bërë patjetër në moment, që duhet konsumuar menjëherë.
- Mendon që kjo varësi ka lidhje me ndonjë moment nga fëmijëria ?
Po unë jam rritur me idenë që duhet të kesh sa më shumë vajza, që duhet të kesh kontakte me sa më shumë vajza, më shumë se gjithë shokët. Ajo ka qënë pikënisja që më ka përcjellë. Ndërsa tani e shoh si nevojë, pra tani ndjenja ime nuk bën më garë, por ka nevojë për këtë energji.
- Nuk ke ndonjë ngjarje, moment, pasion, person tjetër që të mbush me kaq energji duke shuar nevojën tënde ?
Po patjetër që ka, por kjo ka vendin e vet.
- Nëse kjo varësi apo kjo nevojë apo dëshirë ka vendin e vet, pse nuk ka një vend të zakonshëm si të tjerat, por e ka më të veçantë ?
Është nevoja për mbushje, për shembull në rastin tim, të jep konfidencë, vetëbësim. Me pak fjalë unë kam nevojë për seks dhe për ide të reja, emocione të reja, gjithë kohës.
- Ti njeh persona të tjerë që kanë varësi nga seksi dhe nëse po, mendon që ka një sjellje apo një emërues të përbashkët ? Nëse jo në sjellje, në pasoja, apo situata jo pozitive.
Po njoh dhe dikë tjetër. Në fakt edhe personi që njoh ka një itinerar të ngjashëm dhe arsye të njejta më të miat. Ideja është te trajtimi ndryshe, te një seks jo standart, te një marrëdhënie me e ndjerë, me e veçantë, më e vetëdijshme dhe prezente. Është një përjetim më i veçantë dhe një kohë më mirë e shfrytëzuar. Më shumë orgazma, në cilësi dhe numër.
- A mendon ti që varësia ndaj seksit, ka të bëjë më shumë me pushtetin apo me ndjenjën e pushtetit ?
Po, sigurisht që është pjesa e pushtetit. Kjo nuk do të thotë që ti ke pushtet ndaj personit tjetër, por një lloj pushteti dhe sigurie të vetes, që në fakt sjell veprime pozitive, si psh mos ngacmimi i vajzave në rrugë, apo një lloj indiferentizmi, sepse është diçka që ti e ke dhe e zotëron shumë mirë, prandaj nuk ke nevojë të dalësh të kërkosh apo ta ndjekësh atë që do.
- Si e cilëson veten si një person introvers apo ekstrovers ?
Mendoj që jam të dyja, një dualitet që ka simbiozë.
- Kjo varësia që të jep ty pushtet a nuk është e ngjashme me ndjenjën që kanë gratë në botë, të cilat në fund zgjedhin opsionin më të mirë, sidomos në vende kur marrëdhënia burrë-grua është si gjuetari dhe preja.
Mendoj që jo, sepse te unë të paktën ka të bëjë më shumë me ndjenjën e vetëbesimit dhe pushtetit. Unë jami mirë në këtë aktivitet, e zotëroj mirë, dhuroj kohë speciale dhe këtë e kam kur dua dhe kjo ndjenjë më ka krijaur varësi, ky kërkim i kësaj mbushje të vazhdueshme.
- Pra me fjalë të tjera kjo varësi është një nxitës dhe katalizator për një lloj ekuilibri mendor dhe fizik ?
Po, sepse nuk më duhet të kërkoj, nuk duhet të kërkoj një numër telefoni, nuk duhet të ndjek asnjë pre që të marr atë ndjenjën luksoze që dëshiroj.
- Në cilin moment e kuptove që ekziston një varësi nga seksi dhe në cilin moment e kuptove që ti ishe i varur nga ky aktivitet ?
Kur kam qënë me ish gruan. Kam kuptuar që kur isha me të kisha nevojë të përmbushesha. Nuk e di nëse e kupton, por nuk kisha nevojë të tradhtoja atë, por kisha nevojë të provoja dhe shije të tjera. Këtu e kam kuptuar. Më përpara mendoja që kjo ishte një sjellje mëse normale. Kisha nevojë të provoja dhe shije të tjera, sepse varësia nuk krijohet nga një përson, por nga proçesi që kryen. Nuk mund të jesh i varur nga një përson, sepse nuk është personi që është katalizator, por proçesi. Ashtu sikurse katolikët e presin ditën e dielë dhe meshën e të dielës, ashtu dhe ti e prêt përgatitjen, atë që do shijosh, përfundimin dhe rezultatin, kjo ndjenjë do të të përcjellë. Pjesa e penetrimit nuk ka vlerë, më e rëndësishem për mua është ku niset dhe ku përfundon.
- Sa vite mendon që je i varur ?
Mendoj që në vegjëli, por jam i vetëdijshëm këto vitet e fundit. Kur kam qënë më i ri, shokët e mi gëzoheshin nëse puthnin një vajzë, ndërkohë që mua më dukej diçka shumë e pavlerë dhe e vogël. Proçesi të bën të ndihesh më i veçantë, është kënaqësia, por më shumë është ndjenja e “pushtetit”.
- Ti do të shërohesh nga kjo “varësi” ?
Të thashë që në këtë varësi ti nuk e humb kontrollin, sepse nuk është si dozë droge që duhet patjetër ta bësh në atë moment. Je i varur, ke nevojë, nuk janë rrethanat, por ti mund ta shtysh dhe e kontrollon. Mendoj që kjo është diçka që duhet thënë me zë të lartë në mënyrë që njerezit të kuptojnë që nuk është që kthehesh në një dhunues apo përdhunues për të përmbushur nevojat e tua. Nuk është si varësia ndaj alkolit, është e menaxhueshme.
- Ti do të doje që në të ardhme të shërohesh nga kjo varësi ?
Jo, sepse nuk e shoh si diçka të keqe, por si diçka që më përket.
- Nuk mendon që duhet të ndryshosh terminologjinë duke mos përmendur fjalën varësi që në gjuhën tonë ka një konotacion negativ ?
Jo, sepse për shembull ekziston dhe varësia ndaj punës dhe ajo deri tani nuk është parë si diçka shumë negative, pra ka varësi nga më të ndryshmet, kjo nga seksi nuk të bën të dhunshëm, por është një mbushje e nevojshme që e kerkon. Është e keqe nëse e keqmenaxhon apo keqpërdor në raport me veten. Me duket sikur kjo varësi me ka bërë të shoh pjesën teorike apo atë informacionit periferik që më mungonte, në lidhje me seksin, ose artin e seksit.
- Kur ke parë për herë të parë organe gjenitale dhe një akt të vërtetë seksual dhe a ta ka shpjeguar dikush se çfarë ndodhte aty ?
Kam qënë 6 vjeç e gjysmë dhe me kanë thënë që ashtu jam ngjizur dhe që falë atij akti kam ardhur në jetë.
- Erosi është baza për pushtet ?
Po, sigurisht. Shumica e njerëzve që njoh, që janë në pozita shumë të mira pune, kanë nevojë për diçka të tillë për t’u mbushur me motivim, me vetëbësim. Pra, ti nuk motivohesh më nga një pasuri më e madhe, apo nga një makinë më e mirë, por nga realizimi i këtyre pikave me përpikmëri si një orë zviceriane.
- Ka diçka tjetër që do të shtosh ?
Ajo çka do të doja unë është që kjo varësi mos keqkuptohet, mos ngatarrohet me dhunën sepse ne jemi njerëz që dhurojmë orgazma. Kjo është pjesë e imja dhe kjo nuk më bën njeri të keq as në jetën personale dhe as në atë profesionale. Pasoja e vetme she fakti që bëhesh njeri shumë selektiv, ndaj vendit, dritës, ndaj pijes që do konsumosh, konceptit që ke krijuar, duhet të jetë çdo gjë ashtu si e ke parashikuar ti. Pra ti krijon disa kushte dhe pa qënë ato kushte ti nuk e bën, këto kushte në mendjen tënde janë si pika, objektiva që ti duhet të përmbushësh.
Jam nje 17vjecar dhe jam shume i fiksuar te feet fetish.Cfare mund te bej?