Dildot, për ato dy veta që ende nuk e dijnë, janë lodra seksuale me qëllim penetrimin ( mashkullit apo femrës) gjatë kohës se aktiviteve gazmore në dhomën e gjumit. Zakonisht janë në formë penisi, ndonjëherë plot detaje, ose dhe abstrakte. Një kërkim i shpejtë në Google rreth historisë së penisit do të nxjerrë foto dhe artikuj si këto këtu poshtë, që ja atribuojnë lindjen e dildos, erës Paleolitike.
Megjithatë gjasat janë që dildot e erës Paleolitike apo Neolotike të jenë objekte kulti apo fetare, si Venusi i Willendorf, apo si modernja Hindu Shiva lingam. Patjetër që këto janë dildo të vjetër dhe prehistorikë, megjithatë mendoj që një objekt për të qënë dildo duhe të jëtë i asociuar me sekularizimin se sa seksin.
Kështu që, mbas një lidhje interesante dhe me historinë e prezervativit, referencat e para seksuale rreth dildos datojnë në vitin 2300 para Krishtit, në Azinë e vogël. Miletus, ose ajo që sot njihet si Balat në Turqi, ishte e njohur si qëndra e shpërndarjes së olisbos. Këto ishin prej druri ose lekurë të presuar dhe të lyera me vaj ulliri para përdorimit.
Një tekst i Herodit tregon për një bisedë mes dy grave, Metro dhe Coritto. Metro ka shkuar te Korito që të marrë dildon borxh, por ajo ja ka dhënë shoqes së saj Euboula e cila ja kishte kaluar një shoqeje tjetër të përbashkët, Nossis.
Olisbos përmendet dhe në tekstet e Aristofanit, Lysistrata. Duke u kthyer pak te fjalët e Corittos- ajo komenton që burrat nuk kanë brirë kaq të mëdhaja dhe ndoshta që këtu lind pasiguria e burrave ndaj madhësisë së organit të tyre gjenital dhe zëvëndësimit që ju behej. Duke gërmuar pak më shumë në histori kuptojmë që dildo i parë i dyfishtë,për përdormin midis dy grave, ka lindur në Kinë, në shek e 12- 13 dhe duket si ky këtu poshtë.
Pavarësisht përmendjes së dildos në literaturën Greke, Romake dhe legjëndën e vibratorit të parë të shpikur nga Kleopatra ( një pagure bosh e mbushur me bletë), dildo si e njohim ne sot erdhi shumë më vonë, në periudhën e Rilindjes. Në fakt është rilindja italiane që na dhuron fjalën dildo- nga latinishtja, dilatare të zgjerosh, ose nga italishtja diletto- kënaqësi.
Referencat e para të dildos moderne i gjemë në tekstin e Pietro Aretino, Dialogjet, që trajtohet si literature e parë pornografike dhe Aretino si babai i pornografisë. Karakteri kryesor në librin e tij tregon për një burrë që i dhuron asaj një frut prej qelqi në formë penisi.
Mbas kësaj zhvillimi i dildos ka qënë në rritje të vazhdueshme. Në anglisht u prezantua nga Thomas Nashe në 1592- Merrie ballad of nash, His Dildo, i njohur gjithashtu si Choice of Valentines. Narratori në poemën e tij është një burrë i ri i cili për Shën Valentin paguan një prostitutë. Gjatë qëndrimit më të, ai zbulon që nuk arrijë të kënaqë prostituën e cila nxjerr një shok të vogël prej qelqi për të kënaqur veten. Por, nuk janë vetëm anglezët, novela franceze “ L’ Escoles des Filles ou la Philosophie des dames” , tregon për dy gra të reja duke diskutuar për një dildo druri i cili lejonte ejakulimin e kremit apo qumështit në momentin e duhur.
Në ditët e sotme dildot janë prej druri, metali, qelqi dhe guri. Ato nuk lejohen në shume shtete, por megjithatë hyjnë nëpërmjet tregut të zi, nga burra dhe gra si John Wilmot dhe Earl or Rochester, i cili ka shkruar odën më elegante për dildon, Signior Dildo.
Sado që dildot dhe lodrat seksuale u persekutuan në shek e 17, ato përdoreshin dhe u shpërndanë akoma më shumë në shek e 18. Në Amerikë u desh të vinte viti 2003 dhe vendimi Lawrence v. Texas, i cili largoi totalisht ndalimin e lodrave seksuale. Ndërkohë në Evropë nuk ka patur kurrë një ndalesë të vërtetë, sidomos mbi librat pornografikë. Sot në botë, dildot dhe lodrat seksuale kanë zhviluar një treg që vlen 15 bilion dollar. të aksesueshëm nga çdo vend, online apo offline. LOVE
Jep koment