Ka një gabim që bëjmë sa herë jemi vetëm ose beqarë: të mendojmë që nisja e një marrëdhënieje do ta lehtësonte jetën. Natyrish këtë budallallëk e mendojmë sepse ne vend që të fokusohemi te liria që kemi, fokusohemi te ato që nuk kemi, apo ndjejmë që nuk kemi.
Kur je single mund të kalosh dhe dy fundjava rrjesht në vetmi të plotë, sepse edhe nëse ke miq kalon, shumë kohë me veten. Kur je single, nuk do ti përgjigjesh pyetjeve: “ Çfarë do të bësh për Vit të ri?” ose “ Ku do ikësh me pushime ? Kur je single dhe jeton vetëm, duhet të paguash shpenzimet dhe duhet të përballosh të qënurit adult, i vetëm. Kur ke temperaturë, kur të ftojnë në një dasmë, ose kur gjindesh në një grup me densitet të madh, çiftesh dhe familjesh. Në të gjitha këto raste mendon që një i dashur do zgjidhte problemin. Një i duhur, natyrisht, sepse nuk do kënaqesh me të parin që kalon, se nuk je e dëshpëruar.
Fakt është që dhe kur gjen të duhurin, mbasi ke njohur aq shumë sa tashmë e dallon me erë kush është “out of your league “, nuk është që çdo gjë bëhet e mrekullueshme dhe perfekte. Fare. Prandaj sot do të flasim për të gjitha ato momente që në këtë epokë i quajmë “ Nuk kam nerva”. Ato burojnë nga një eksperiencë e lumtur dhe e kënaqshme të fillimit të një marrëdhënieje. Një marrëdhënie e shëndetshme dhe vetëdijshme.
Identitete të ndërsjellta
Mos tallim byçën, por ka diferencë midis lidhjes në moshën 18 vjeçare dhe asaj në moshën 38 vjeçare. Kujdes, nuk po them që e para është më e mirë se e dyta, aspak. Sepse sa më shumë rritesh aq më shumë duhet të kesh mjetet ( të paktën në teori) për t’u përballur më një qënie njerëzore, që edhe nëse është e ngjashme me ty, është një qënie e ndryshme. Megjithatë mjetet janë aty për një arsye: të dyja palët kanë eksperiencë jetësore.
Eksperincë, por dhe identitet, besim, problematika, nerva, pjesë të errëta, gjëra të ngulura shumë më përpara takimit me tjetrin. Prandaj faza e njohjes, e pjesës më të bukur të tjetrit, por dhe e pjesës me të shpifur, është një eksperiencë dhe një punë e gjatë dhe e vështirë, që të dhuron kënqësi. Por, kini parasysh që do të ju marrë kohë, energji dhe durim. Do fitoni një person në këtë planet, që ndoshta do të bëjë të njejtën gjë për ju( siç bëni dhe ju për të), në mënyrën e tyre, që duhet të jetë pak dhe mënyra juaj ama. Sepse përndryshe nuk kemi kuptuar asgjë. Mos i besoni atyre që dijnë të duan vetëm në mënyrën e tyre, sepse do të thotë që duan vetëm veten.
Jeta shoqërore dhe ndryshimet
Edhe këtu duhet të gjejmë ekuilibër. Daljet tona mondane, ndryshojnë. Kjo nuk do të thotë që kur ishe vetëm shkoje çdo fundjavë për të kërcyer si e çmendur dhe tani i kalon netët në divan, poshtë batanijes, duke parë Netflix. Kjo do të thotë që, kur të vjen një ftesë për darkë fillon e mendon “ ishalla nuk ka fëmijë”, në vend që të mendosh,” ishalla është dikush i hajrit”. Pastaj ndodh që ka fëmjë, që vijnë vërdallë nëpër shtëpi, luajnë, ecin lartë e poshtë,. Edhe ti flet me ta, sepse nuk është një makth i tmerrshëm, për sa kohë nuk janë të tutë.
Ndodh që ke më pak kohë për të pasur momente Skype me miqt e ty të shpërndarë nëpër botë. Ndodh që në fundjavë e di saktë se çfarë do të bësh edhe nëse është: “ mos bëjmë asgjë bashkë”. Ndosh që festat si Krishtlindjet, Ramazan apo Pashkët bëhen më të vështira. Ndodh që miqt single të thërrasin akoma më rrallë sepse tashmë takimet me ty janë më pak të shpeshta dhe argëtuese. Ndodh që zbulon që ke çiftet e tua të preferuara, disa me fëmijë, disa pa, disa duke pritur. Kupton që secili ka jetën dhe menyrën e vet të të qëndruarit në çift, sikurse secili ka mënyrën e vet të jetuarit të jetës prej beqari.
Shtëpia A dhe B
Fillimi i çdo marrëdhënie kalon në një limb ferri, gjatë të cilit të dashuruarit kanë secili nga një shtëpi, ( me qera apo e prindërve); kështu që kalojnë një pjesë të mirë të jetës duke u hedhur si topa ping-pong nga një shtëpi te tjetra. Udhëtojnë duke marrë me vete ndërresat për të nesërmen, drekën për në punë apo veshjet e palestrës. Për burrat është me e lehtë, për gratë ka më shumë vështirësi. Këtu fillon epoka e dualizmit me kohëzgjatje të pacaktur. Fillon me dy furça dhembësh, dy tharëse, shampoo, zbutës flokësh, krem për trupin, karikues dhe aksesorët për të hequr tualetin.
Dualizëm në çdo gjë. Gjatë kësaj kohe, fillon gjithashtu shumimi i corapeve, getave, syzeve, shapkave, librave dhe çdo gjëje që posedon. Sa herë që je në shtëpinë A, të duhet diçka që ndodhet në shtëpine B, dhe anasjelltas. Një ditë e kupton, që mund të jetosh dhe pa shumë prej gjërave që zotëron. Që mund të shkosh në punë dhe pa pasur dollapin dhe raftin e këpucëve plot, por me asgjë për të veshur. Nga ana tjetër ama je me nerva, pikërisht sepse gjërat e tua nuk janë aty, për cfarë ke punuar deri tani ? Natyrisht sepse në këtë kaos të tillë të mbash të paprekur shëndetin mendor është situatë komplekse. Gjatë periudhës së rezidencës së dyfishtë, edhe situatat më banale bëhen më komplekse. Që nga kaka, gjumi, pazari, manaxhimi i ushqimit, por dhe palestra. Ama je duke jetuar dashurinë, d a s h u r i n ë, je e lumtur, je në qiellin e shtatë, e kush e priste? Kush e priste që të ishte kaq e looooodshme ?
Bashkëjetesa
Më në fund, vjen momenti i bashkejetesës, që të bën të çlirohesh sepse do gjesh paqen. Ndërkohë që aty hapet një kapitull i ri. Një kapitull me kritika pasionante. Ajo që dua të them është: mikeshat e mia të cilat kanë qënë shtatzënë, në muajin e fundit, të lodhura dhe konsumuar nga pritja e pafundme, mezi prisnin të lindnin dhe të merrnin mbrapsht trupin e tyre. Pra, si bazë e kësaj qëndron, idea që lindja e mbyll këtë kapitull. Ndërkohë që realiteti është tjetër, sepse lindja është si të shkosh në një hapje lokali.
Edhe bashkëjetesa është diçka e ngjashme. Mendon që është e paparë, dhe në fakt dhe është, por është dhe komplekse. Sepse kur me një person ndan shtëpinë, pazarin, netët pa gjumë, nëtët me gjumë, padyshim që përballesh aq shumë sa të njohesh dhe pjesët më të errëta. Ishe i mësuar të bëjë atë që doje, pa i dhënë llogari dikujt, pronar i cdo cepi të shtëpisë. P,or me sa duket kur liria mbaron, mënyra e vendosje së letrës higjenike, apo ndërrimi i peshqirëve, koha për të bërë lavatriçe, filmi që do shihet, temperatura e kondicionerit janë të gjitha çështje të një rëndësie madhore. Nuk po them që këto tema krijojnë zënka, po them që gjatë lirisë autokratike, për këto gjëra nuk mendon kurrë.
Projektet dhe e ardhmja
Dulcis in fundo, janë projektet, e ardhmja, hija e asaj që nuk kemi bërë dhe që do të bëjmë. Ankthi dhe pritshmëritë mikroborgjeze që kemi mesuar në vitet e demokracisë. Kur fillon një marrëdhënië duket sikur ka filluar paqja e shqisave, por jo. Cfarë jemi ? Cfarë do bëjmë ? Cfarë duam të jemi ? Ku duam të jetojme ? Cilat kompromise jemi të gatshëm të bëjmë ? Duam fëmijë ? Duam një shtëpi më të madhe në periferi ? Apo do paguajmë qeranë përgjithmonë ? Apo duhet të ndërrojmë makinë ? Të vazhdojmë më këtë punë apo të ndërrojmë ? Fitojmë aq sa duhet ? Ikim fare nga Shqiperia ? Si mund të ruajmë veten, në një projekt që i përket të dyve ? Po sikur dy veta të çmenden, po kur të jenë tre ose katër ?
Perfundimi
Ajo çka mund të ju them është që mund të realizohet. Çdo gjë realizohet. Jeta të jep përgjigje, ndonjëherë të ndryshon pyetjen, por në vitin 2019 mund të gjejmë dikë që luan në kampionatin tonë. Sepse liria e vetëvendosjes është një opsion që mund të praktikojmë. Ka shumë mënyra për të qënë çift. Kini parasysh ama që një marrëdhënie nuk zgjidh të gjitha problemet, nuk është shërimi i të gjitha sëmundjeve, dhe as përgjigja e të gjitha pyetjeve; është një lodhje e dyfishtë, por dhe një eksperincë e lumtur, pozitive dhe stimuluese. Nëse nuk jeni në një marrëdhënie, shijoni jetën që këni ashtu siç është, edhe për ato gjëra që janë normale, apo të mërzitshme apo të vetmuara. Ndonjëherë do ju mungojnë, por janë padyshim, një mundësi fantastike për të njohur njeriun më të rëndësishëm të jetës tuaj: veten. Pastaj nëse dashuria vjen, siç ju thashë, ngrini mëngët se ka shumë punë për të bërë.
Jep koment