Çdo grua që ka menstruacione e di që gjaku nuk është gjithmonë i kuq. Shkarkimet menstruale ndryshojnë çdo cikël, nga muaji në muaj. Mund të jetë një e kuqe vibrante sidomos dy ditët e para por mund të jetë edhe rozë, kafe e errët ose dhe gati në të zezë.
Pjesa më e madhe e grave i kanë periodat një herë në muaj, ato zgjasin nga 3 deri në 8 ditë dhe sasia dhe ngjyra e gjakut varion edhe gjatë ciklit. Por, a mundet sasia dhe ngjyra e gjakut të tregojë më shumë për ciklin tonë ?
Kemi pyetur dr. Moza Keta, gjinekologen e njohur, shpesh pjesë e ekraneve të mbasdites për të na shpjeguar më shumë rreth ciklit.
Tekstura, sasia dhe ngjyra e menstruacioneve varen nga shumë faktorë që janë :
- Sa të rënda janë periodat e tua
- Ndryshimet hormonale
- Sa kohë i duhet trupit të shkarkojë gjakun
- -Kondita të tjera mjekësore që kanë nevojë për kujdes mjekësor
Është normale që gjaku menstrual të ndryshojë ngjyrë. Në fillim dhe në fund të menstruacioneve ka më pak sasi gjaku, mundet që trupi të shkarkojë gjakun më ngadalë dhe për këtë arsye ka më shumë kohë që ai të oksidohet duke qenë më i errët në ngjyrë. Tekstura është si me xhelatinoze, por kjo ndryshon nga personi në person.
Çfarë do të thotë kur kemi gjak me ngjyrë kafe ose kafe të errët ?
Ndonëse mund të ju shqetësojë, gjaku kaf ose me ngjyrë pothujse në të zezë tregon që është që i është dashur më shumë kohë të shkarkohet nga mitra dhe ka pasur kohë të oksidohet më shumë. Kjo situatë ndodh në fund të periodave dhe mund të jetë e zakonshme te vajzat dhe gratë që kanë cikël të çrregullt.
Çfarë do të thotë kur gjaku ka ngjyrë të kuqe ose të kuqe të errët ?
Gjaku me ngjyrë të kuqe brilante apo të errët është sinonim i menstruacioneve të shëndetshme. Kur gjaku është si më i ri, me një ngjyrë të kuqe vibrante jemi në fillim të menstruacioneve. Gjaku që ka një të kuqe më të errët ka pasur më shumë kohë të oksidohet, megjithatë të dyja këto ngjyra janë shumë normale.
Kur cikli ynë është shumë i rëndë, me shumë shkarkime me gjak me ngjyrë të kuqe kjo mund të jetë edhe për shkak të polipove ose miomave. Këto janë tumore beninje të cilat zhvillohen në mitër dhe mund të shkaktojnë hemorragji të madhe që quajmë menoragji.
Çfarë do të thotë gjaku rozë ?
Nëse vëreni se ngjyra e gjakut tuaj është rozë, atëherë ka mundësi që ai të jetë i përzierë me lëngun e qafës së mitrës. Nga ana tjetër mund të jetë dhe për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit nësë shoqërohet me shkarkim më të lehtë se zakonisht. Ndërkohë mund të ndodhë që të kemi shkarkime të vogla gjaku ngjyrë rozë edhe ndërmjet cikleve apo menstruacioneve, që quhet shkarkim ndër-menstrual, dhe që ndodh për shumë arsye:
-kontraceptivët
– Infeksione seksualisht të trasnmetueshme
– sidnroma e vezoreve policistike
– polipet ose miomat
– kushtet e qafës së mitrës
-kancer në qafën e mitrës, vaginës ose vulvës
Prandaj nëse përjetoni simptoma të tilla drejtohuni te mjeku juaj gjinekolog.
Derdhje gjaku rozë mund të kemi dhe në fazat e hershme të shtatzanisë të cilat nësë ndodhin në mënyrë të papritur mund të jenë shënje e një aborti spontan.
Çfarë do të thotë gjaku portokalli
Gjaku portokalli është zakonisht një shenjë e infeksionit vaginal, për shembull një infeksion seksualisht i transmetueshëm ose infeksion bakterial. Ky shkarkim mund të shoqërohet gjithashtu nga një erë e pazakontë ose nga ndryshim i strukturës së gjakut. Këshillohet një vizitë te mjeku për diagnostifikim dhe trajtim.
Çfarë do të thotë kur kemi shkarkime gri ?
Gjaku ose shkarkimi gri mund të tregojë që keni një infeksion dhe duhet të caktoni një takim më mjekun tuaj. Vaginoza bakteriale është një nga infeksionet më të zakonshme që e shkakton këtë gjë. Bakteret në vaginë zhvillohen shumë lehtë dhe ndikojnë të ngjyra e errët, por shkaktojnë dhe kruajtje. Gjithashtu nësë shkarkimi gri përmban inde dhe një ndryshim në strukturë mund të keni dhe abort spontan.
Çfarë do të thotë kur gjaku është i hollë si ujë ?
Disa gra thjeshtë kanë perioda më të lehta me gjak më të hollë dhe kjo mund të jetë normale. Një shkak më i rrallë mund të jetë kancëri në tubat e fallopit. Por, shumica e grave që kanë kancer të tillë, janë mbi 50 vjeç dhe nuk kanë pasur kurrë fëmijë. Zakonisht kjo sëmundje shoqërohet edhe me simptoma të tjera si dhimbje barku, ënjtje, nevojë të shpeshtë për urinim dhe lodhje e madhe.
Çfarë do të thotë kur kemi mpiksjet menstruale
Mpiksjet e vogla të gjakut janë pjesë e natyrshme e menstruacioneve dhe mund të jenë të zakonshme në ditët e para kur gjakderdhja është më e rëndë. Mpiksjet ndodhin kur gjaku grumbullohet dhe fillon të mpikset. Sidoqoftë, nëse mpiksjet janë të mëdha dhe veçanërisht të shpeshta, kjo mund të jetë një arsye për shqetësim dhe mund të tregojë një gjendje si fibromat, polipet e mitrës ose endometrioza.
Çfarë do të thotë kur kemi një substancë menstruale e ngjashme me membranën
Nëse shikoni membranë ose ind në gjakun tuaj, ka të ngjarë që diçka nuk është në rregull. Disa nga arsyet më të zakonshme të këtij shkarkimi përfshijnë çështjet hormonale, shtatzëni ektopike ( shtatzania jashtë mitrës) dhe abort. Shtatzënitë ektopike mund të jenë fatale dhe kështu që për të qenë e sigurt këshillohet që të vizitoni mjekun ose gjinekologun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.
Është shumë normale që gjaku I menstruacioneve të ndryshojë pak, por nëse vëreni diçka që nuk është si rutina e zakonshme apo ndryshime të mëdha, atëherë është mirë të caktoni një takim me mjekun tuaj gjinekolog.
Nëse menstruacionet janë të gjata dhe të shoqëruara më dhimbje, ju vuani nga menoragjia dhe për të lehtësuar ciklin duhet përsëri të drejtoheni te mjeku gjinekolog.
[…] e ngjashme me mukozën e mitrës fillojnë të rriten në vende të tjera, siç janë vezoret dhe tubat fallopiane. Endometrioza mund të prekë gratë e çdo moshe. Është një gjendje afatgjatë që mund të […]