Ejakulimi parakohe është padyshim pyetja nr 1 që prej tre vite e gjysëm më bëhët në Tabu.al. Mendoj që kjo duhet të ishte biseda kryesore midis çifteve, duke parë që shpesh herë janë vajzat ato që kërkojnë ndihmë për një problem që ka partneri.
Sipas klinikës Mayo, meqë për Shqipërinë nuk ka të dhëna, nga ky çrregullim preken 1 në 3 burra. Definicioni teknik është ” paaftësi për të vonuar ejakulimin mbas 1-2 minutash aktiviteti seksual” ( sepse mesatarisht një burrë ejakulon për 7.3 minuta). Nëse ejakulimi është një problem që ju prek, mbasi të keni lexuar këtë shkrimin këtu por dhe këtë tjetrin, vazhdoni lexoni këshillat e Tabu Blog.
Përdor një prezervativ gjatë seksit
Ndërkohë që duhet të përdorësh prezervativin për të evituar sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, nëse nuk përdor një tjetër metodë, prezervativi të ndihmon me ejakulimin. Shtresa që shtohet nga prezervativi do të krijojë më pak friksion dhe mund të jetë e mjaftueshme për disa.
Merr pak kohë dhe për vete
Mundohu që partneri yt të fokusohet aty poshtë. Me gishta, me vibrator apo me gojë. Kjo gjë do ju ndihmojë që të ngadalësoni situatën, por dhe të largojë presionin pak më vonë, gjatë aksionit. Në fund të ditës, seksi i mirë është kur ka kujdes ndaj kënaqësisë së të dy partnerëve.
Provo një unazë penisi
Unaza e penisit shton presion rreth tij dhe është si ato kapëset për ndaljen e gjakut. Kjo unazë lejon që gjaku që ndodhet në penis të qëndrojë aty duke realizuar ereksionin. Sepse e dini që ereksioni zhvillohet nga qarkullimi i gjakut. E kam shpjeguar ketu. Unaza për penisin kanë masa të ndryshme të cilat përfshijnë dhe madhësinë e testikujve. Prandaj kini kujdes për masën e unazës dhe mos e mbani unazën me shumë se 20 minuta.
Mos u nxito të mbarosh
Ndalo hamshorin që jeton brenda teje, që është në gjendje të mbajë në ajër dikë tjetër, për orë të tëra. Seksi nuk është vetëm penetrim penis-vaginë dhe nuk është patjetër itinerar nga pika A në pikën B. Merr frymë dhe bëj atë që ndjen jo një skenar që ke parë.
Nëse përdor anestetizant, xhel ose spray ki kujdes
Kini kujdes me llojet e spray ose produkteve që përdorni. Ato që shërbejnë për të anestetizuar zonën ose ulur ndjeshmërinë e penisit zakonisht përmbajnë lidokainë. Prandaj është e rëndësishme që të vendosim prezervativ. Duhet që xheli në fjalë mos kalojë të vagina e partneres sepse mund të mos ndjejë më kënaqësi. Disa studime thonë që këto produkte dëmtojnë cilësinë e spermës prandaj nuk duhet të përdoren kur duam të riprodhohemi.
Kujtohu që orgazma e tij nuk duhet të ndikojë te e jotja
Shumica e grave përjetojnë orgazmën nëpërmjet stimulit të klitorisit dhe jo nga penetrimi. Prandaj përderisa partneri juaj ka ende gishta, gjuhë dhe fantazi, orgazma mund të gjejë rrugën e saj. Vajza të dashura, kërkoni dhe aktivizohuni dhe ju me të dashurit tuaj, tregoni metodologjinë më të lehtë drejt kënaqësisë.
Provo teknikën e shtrydhjes
Sipas ekspertëve të ndryshëm, ka një teknikë e cila quhet e shtrydhjes që shpesh herë këshillohet për ata që vuajnë nga ejakulimi para kohe. Shtrydhja e kokës së penisit për disa çaste, pak para refleksit të ejakulimit, mund të zgjasë marrëdhënien dhe për disa minuta. Një tjetër këshillë që jap shpesh është masturbimi një ose dy orë para takimit të rëndësishëm. Në këtë mënyrë shkarkohet pak energji seksuale, në mënyrë që të menaxhohet më mirë performance më vonë.
Thuaj partnerit të masturbohet ndryshe
Masturbimi i tepërt është gjithashtu problem. Sepse mund të kemi mësuar trupin që të ejakulojë shpejt ose me një ritëm dhe shtrëngim të caktuar. Një ndryshim në metodologjinë e mastrubimit është një tjetër element ndihmës.
Merr kohën tënde
Merrni kohën që ju duhet, për të masazhuar njëri-tjetrin, për paralojë, apo për pjesën para zhveshjes së rrobave. Duke zgjatur kohën e përgatitjes i jepni kohë vetes të menaxhoni emocionet dhe stresin. Nuk po merrni pjesë në një garë.
Mos flit për këtë problematikë gjatë momenteve të pasionit
Është shumë e rëndësishme që bisedat serioze të bëhen jashtë këtyre momenteve. Njerëzit kanë tëndencë të ofendohen dhe të vendosen në pozicion mbrojtës, prandaj nëse keni ndonjë këshillë apo pakënaqësi rreth jetës seksuale duhet të gjeni dhe menyrën si ta thoni. P.sh: “ Më pëlqen të bëj seks me ty, por ndonjëherë ndodh çdo gjë shumë shpejt . e ndjen edhe ti këtë gjë ? Sepse mendoj që mund të eksplorojmë mënyra të tjera?” Tregohu tolerante dhe e kuptueshme, ai është i dashuri yt dhe është e sigurt që nuk do reagojë mirë nëse komenti nuk do jetë elegant.
super shkrim flm shume, edhe pse une ejakuloj qe ne momentin qe e shof vaginen!
Duhet te menaxhosh me mire seksualitetin tend. Nuk duhet te ekzagjerosh me porno dhe mastrubim. E meson trurin me mesazhe teper eksplicite dhe kjo nuk te ndihmon ne jeten e vertete. Sidomos nese nuk ke eksperience.
si mund te mos kem probleme me jashteqitjen gjate analit??
https://tabu.al/si-te-pastrohesh-per-seksin-anal/
ndiq linkun qe postova, per detaje me te shumta.
Mu mu ka prish jeta seksuale un kur shikoj nje femer ne rrug nuk me terheq fare me kan then qe e kam nga masturbimi shpesh
Por a ka ndonje gje qe mund te kthehem ne gjendjen e meparshem
Se mu ka merzit jeta
nuk shof dhe nuk masturboj gjithe diten, thjesht me pleq shume dhe emocionohem e kam psikologjike!
Kur kaloj periudha te gjata pa porno ejakuloj shpejt dhe idolizoj femrat.
Por kur kaloj periudha qe shoh shume porno femrat ne rrealitet me duken te bezdishme te shemtuara dhe nuk me interesojne. Deri ne ate pike sa nuk eksitohem fare prej tyre.
Cfare duhet te beje ?
Jam 24 vjeç kam problem me ejakulimin e parakohshëm në fakt në adoleshencë kam par shumë vidjo porno dhe kam mastrubuar rregullisht por kam 1 vit që nuk kam ereksionin e mëngjesit natën kur jam zgjuar rastësisht kam ereksion edhe kur rri shumë koh pa par vidjo porno dhe pa mastrubur ejakuloj në gjumë.
Mos shiko me porno. Jeto jeten reale.
Zhaklina kam nje problem mund te me ndihmosh te lutem. Shpesh here mastrubohem m pelqen me shum kur prek klitoris sesa kur fus gishtat dhe kur bej seks nuk ndjej kenaqesi mos ndoshta e ka fajin mastrubimi? M shum ndjej kur prek klitoris sesa kur bej seks. Me kthe nje pergjigje te lutem
Pershendetje.
A mund te masturbohemi pasi kryejme synet?
Sigurisht qe po.
[…] brenda 1 minute nga penetrimi në vaginë. Ejakulacioni parakohe është paaftësia për të vonuar ejakulimin gjatë penetrimit vaginal ose […]
Pershendetje kam problem me nenisin nuk ngrihet kur jam after gruas e prek dhe nuk ngrihet nga jeher ngrihet por Jo I fort esht I but dhe keshtu me Ben shum nervoz kjo xhe kam shikuar porno disa her dhe kam meserbuar por skam deshir keshtu por kam deshir qe te kam reksijone qe time ngrihet dhe te bej seks si duhet me ndihmoni julutem ta xhejm nje zxhidhje