Nëse dikush ndihet transgender atëherë do të thotë që perceptimi i identitetit dhe gjinisë së tij, nuk përkon me seksin biologjik ose seksin që ka prej lindjes.
Të gjithë ata që përjetojnë këtë moment tranziti, kanë një udhëtim personal gjatë të cilit mundohen të gjejnë lidhjen midis trupit dhe mëndjes. Gjatë tranzicionit, frika më e madhe për një person të tillë është: njeriu. Nëse je duke përjetuar një tranzicion ki kujdes për drejtimin që merr. Ki kujdes se çfarë bën për të mbrojtur veten gjatë kësaj periudhe, dhe mos e vrit mëndjen për fjalët që njerëzit mund të thonë.
Ka shumë mungesë informacioni dhe transfobi në shoqërinë tonë. Kjo gjë që mund të shkaktojë probleme në shëndetit mendor të një personi transgender. Njerëzit janë të frikësuar dhe nuk kuptojnë se çfarë do të thotë transgender, kështu që ose tallen, ose sillen keq, ose mendojnë që ai që është transgender ka një problem mendor. Në realitet njerëzit transgender janë si gjithë të tjerët- duan të jetojnë jetët e tyre në mënyrë autentike. Gjinia është pjesë e një spektrumi, dhe para së të pranojmë njerëzit për gjininë që kanë duhet të dimë të pranojmë qënien njerëzore.
Të qënurit transgender vjen dhe me një tufë problematikash të jetës së përditshme si psh ajo e banjove publike. Ndonëse komuniteti transgender në Shqipëri është më i tkurrur se sa ai në vende të tjera, kjo nuk do të thotë që duhet të heshtim apo vazhdojmë të injorojmë ekzistencën dhe problematikat me të cilat përballen ata. Kjo sepse një pjesë e mirë e personave transgender, fatkeqësisht, për shkak të ngarkesës së madhe emocionale, kryejnë vetëvrasje. Raste të tilla ka dhe në vëndin tonë.
Disa persona që duan të përballen me tranzicionin, vendosin të marrin terapi hormonale për të përballuar ndërrimin e gjinisë. Terapia hormonale ndihmon që karakteristikat seksuale dytësore të një individi të jenë të sinkronizuara me identitetin gjinor. Kur njerëzit ndryshojnë nga mashkull në femër, marrin estrogjene, kur ndryshojnë nga femër në mashkull, marrin androgjen si testosteroni. Për të filluar këtë fazë duhet kaluar dy kritere, kualifikimi dhe gatishmëria.
Ka disa njohuri bazike të cilët ata që duan të fillojnë këtë fazë duhet të dinë. E para është padyshim të dish se kush je, për të ardhur përsëri në botë, si vetja jote reale. Ky është padyshim një proçes i gjatë që sjell ndryshime të mëdha, në mëndje por dhe në trup. Duhet të jemi të sinqertë me veten dhe të jemi të gatshëm të presim, kohën e duhur. Disa persona mbas terapisë hormonale, vendosin që të bëjnë dhe kalimin e fundit, nëpërmjet kirurgjisë së ndërrimit të seksit. Ky është hapi i fundit për të koordinuar mendjen dhe trupin.
Të jesh transgeder pra, është një proçes i vështirë. Prandaj ju që jetoni brënda ose jashtë Shqipërisë, njihni apo nuk njihni persona transgender, mos gjykoni të tjerët në bazë të identitetit të tyre seksual apo gjinor, mos ofendoni të tjerët sepse ju mungon informacioni i duhur. Mundohuni të jeni pozitiv dhe të suportoni ata që ka nevoje për ndihmë. Janë duke përjetuar në një nga udhëtimet më të vështira të jetës. LOVE
Jep koment