mitet mbi menstruacionet

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën grave dhe u kanë kufizuar lirinë.

Fuqitë shkatërruese të menstruacioneve

Në vitet ’20 të shekullit XX, mjeku dhe filozofi Bela Schick përhapi teorinë e “menotoksinës”, një toksinë e supozuar në gjakun menstrual, që konsiderohej aq e rrezikshme sa mund të bënte lulet të fishkeshin ose të ndalonte bukën të fryhej. Para tij, Hipokrati besonte se gratë me menstruacione mund të myknin djathin, të nxinin argjendin, të vrisnin bagëtinë ose të fundosnin anijet.

Mitra “shëtitëse”

Në Greqinë e Lashtë besohej se mitra mund të lëvizte lirshëm brenda trupit të gruas, duke shkaktuar çrregullime të ndryshme. Edhe Platoni e përmendi këtë teori, e njohur si “mitra shëtitëse”.

Pandemia e “histerisë”

Eksitimi, fantazitë erotike dhe lubrifikimi vaginal — atë që sot e konsiderojmë shenjë të një seksualiteti të shëndetshëm — dikur konsideroheshin shqetësuese dhe cilësoheshin si simptoma kryesore të histerisë femërore.

Menstruacionet krijojnë përbindësha

Dikur besohej se nëse një grua mbetej shtatzënë gjatë menstruacioneve, do të lindte fëmijë të shformuar ose “përbindësha”.

Studimi është i dëmshëm për gratë

Në vitin 1873, Edward Clarke, mjek dhe profesor në Harvard, botoi librin “Sex in Education; Or, A Fair Chance for the Girls”, ku pohonte se gratë nuk duhet të marrin arsim të lartë. Sipas tij, gratë janë të destinuara për amësi, ndaj arsimi është dytësor. Ai gjithashtu pohonte se truri i femrës është inferior ndaj atij të mashkullit dhe se studimi i tepërt do të rrëmbente energjinë nga mitra për ta çuar te truri, duke shkaktuar lodhje, zbehje dhe dobësi.

Të vuash është normale. Të ankohesh, jo.

Për dekada me radhë, gratë që flisnin hapur për dhimbjet menstruale rrezikonin të cilësoheshin si të paqëndrueshme dhe të dërgoheshin në spitale psikiatrike.

Masturbimi = gjoks i vogël

Sipas një manuali të vitit 1869, “The Science of a New Life”, gratë që masturboheshin do të tregonin “zhvillim të pamjaftueshëm të gjëndrave”, domethënë… gjoks të sheshtë.

S’lejohet të udhëtosh para menstruacioneve

Në vitet 1800 besohej se gratë që udhëtonin me anije ose tren para se t’u vinin menstruacionet mund të përjetonin dëmtime serioze të mitrës.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.