Nëse idea yte për një marrëdhënie të shëndetshme bazohet në filmat romantik të Hollywoodit, nuk je vetëm. Me thënë të drejtën sa më shumë rritem aq më shumë kuptoj që njerëzit pranë vetes mendojnë që marrëdhëniet që shohin në filma, seriale, rrjete sociale janë ideale. Kultura pop nga ana tjetër i bën gjërat akoma më shumë lëmsh duke promovuar romanticizëm të tepërt, sjellje posesive dhe duke e bërë akoma më të vështirë gjetjen e kufirit midis asaj që është toksike dhe normale.
Personalisht mendoj që kur vjen puna te marrëdhëniet ka disa elementë të cilët në mënyrë të menjëhershme e bëjne dallimin midis të mirës dhe të keqes. Kjo sepse unë i kam provuar të dyja.
- Tempo e njëjtë
Një një marrëdhënie të shëndetshme, të dy partnerët vendosin tempon, kohën, shpejtësine e marrëdhënies, bashkë. Kjo sepse njerëzit e balancuar e vendosin bashkë balancën duke pasur një respekt të madh për nevojat dhe ndjenjat e tjetrit. Nga ana tjetër në një marrëdhënie toksike, një nga partnerët lëviz me shpejtësi më të madhe se tjetri, duke e bërë marrëdhënien shumë intense. Këto janë ato lloj marrëdhëniesh ku çdo gjë ndodh shumë shpejt, me deklarata apo dhurata të mëdha dhe të tepërta.
- Besimi
Në një marrëdhënie të shëndetshme, ti dhe partneri yt do t’i besoni njëri-tjetrit totalisht. Të kesh besim te partneri do të thotë që të kesh mundësinë të mbështetesh tek ai, të kesh besim në besnikërine e tij dhe të ndihesh mirë fizikisht dhe emocionalisht kur je me të. Në një marrëdhënie toksike partneri të kërkon disa gjëra si për shembull, të di saktësisht ku je ose se me kë po shkruhesh. Nëse partneri yt po përdor eksperiencat e kaluara për të të kërkuar llogari ose si një mënyrë kontrolli, kjo marrëdhënie nuk është e duhura për ty.
- Komunikim i hapur dhe i sinqertë
Marrëdhëniet e susksesshme lejojnë komunikim të hapur dhe të sinqertë midis partnerëve. Ndoshta nga një anë duket shumë cliché kur mendon që të gjithë thonë që “komunikimi është çelësi i suksesit”. Por ka një arsye pse është bërë cliché. Sepse është e vërtetë! Komunikimi është mënyra më e mirë dhe e vetme për të zgjidhur problemet. Ndërsa, nëse e sheh që me partnerin nuk bisedon dot për çdo gjë, atëherë kjo është shënja më e mirë për të kuptuar që je në një marrëdhënie toksike. Nëse partneri yt kërkon që të jesh ngjitur me telefonin, nëse partneri nuk të përgjigjet në telefon, nëse partneri yt ekzagjeron me reagime dhe për biseda të thjeshta, kjo marrëdhënie nuk është për ty.
- Kufijtë
Në një marrëdhenie të shëndetshme, partneri yt do të respektojë kufijtë . Është e rëndësishme të gjejmë balancën midis kohës që i dedikojmë partnerit dhe kohës që i dedikojmë të tjerëve. Në marrëdhëniet e shëndetshme partnerët respektojnë njërëzit e dashur të tjetrit dhe suportojnë pasione, interesa apo projekte të ndryshme. Në një marrëdhënie toksike partneri do të të largojë nga të tjerët. Një partner abuziv do përdorë izolimin si një taktikë për të ndarë tjetrin nga lidhja me familjen e miqtë
- Respekti
Marrëdhëniet e suksseshme janë të ndërtuara mbi respektin. Nëse partneri yt të dhunon dhe kritikon duke të bërë të ndihesh i/e parëndësishëm atëherë je në një marrëdhënie abuzive. ”Askush nuk do të dojë sa të dua unë” ose “ai ushqimi do të të shëndoshë”. Kritika është një shenjë e madhe, tregon që marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Të gjithë meritojmë të jetojmë një marrëdhenie të shëndetshme dhe nuk ka asnjëherë asnjë justifikim për dhunën.
Komuniko me partnerin dhe flit me zë të qartë nëse diçka nuk të pëlqen. Nëse diskutimi përfundon me largimin tënd, është më mirë kështu, je më mirë vetëm se sa me dikë që nuk të trajton me dashurinë dhe respektin që meriton. Love <3
Jep koment