tabu blog, vagina

Njihe vulvën tënde: guida për të njohur veten

“Fillojmë me fjalën vaginë. Vaginë. Duket si një infeksion në pikën kulmore të tij. Ose ndoshta një pajisje mjeksore. ‘ Shpejt  infermiere, më sill vaginën.’ Vaginën. Vaginën. Nuk  ka rëndësi sa herë e thua fjalën, nuk do të tingëllojë kurrë si një fjalë që duhet thënë”. Eve Ensler, Monologjet e Vaginës

Ka shumë arsye se pse gratë kanë pasiguri rreth organeve të tyre gjenitale dhe kjo shprehje tregon një prej tyre: vagina është një fjalë e çuditshme. Askush nuk do ta thotë. Pra kur askush nuk do ta thotë si fjalë, askush nuk do të flasë për të. Mungesa e bisedave të shendetshme ama i lë gratë të dizinformuara. Në fakt,  jo shumë njerëz e dinë që ajo që thërrasim vaginë emrin e vërtetë e ka vulva. Sot, tabu blog është këtu  për t’ju dhënë kurajo që të merrni një pasqyrë që të shihni vulvën tuaj.

Gjate bisedave me shokë e shoqe kam kuptuar që vajzat apo gratë kanë një raport jo fort të mirë me gjenitalet e tyre, duke menduar që janë të shëmtuara apo kush e di çfarë tjetër. Në të kundërt miqtë të gjinisë mashkullore, e kanë organin e tyre si shok, i vendosin emra si: Jeffrey, Genci, Irkenci, Goni, Aleksandër etj,  dhe mund ta përshkruajnë me detaje të gjithë pjesët e tij.

Historia ka pjesën e saj të fajit, sidomos koha viktoriane që diktoi që gruaja nuk duhej të shihej si objekt seksual dhe që gjenitalet e tyre duhet të ngeleshin private. Nnga ana tjetër në ditë e sotme është pornografia ajo që ndikon që vajzat dhe gratë te krijojnë imazhe të gabuar për trupin dhe gjenitalet e tyre. Është sikur të mërzitemi se nuk i ngjajmë të gjitha Angelina Jolie.  Gratë duhet të fillojnë të shohin këtë pjesë të trupit siç shohin dhe të tjerat. Duke qënë konfidente dhe duke celebruar gjithmone vetën dhe trupin e tyre.

Ne vajza dhe gra, gjatë jetës kalojmë në shumë ndryshime hormonale, si puberteti, shtatzania, apo menopauza. Është e rëndësishme që të kuptojmë se si funksionon trupi ynë “normalisht” në mënyrë që të kuptojmë nëse kemi ndonjë problem shëndetësor i cili i kapur në momentin e duhur mund të rezultojë dhe më pak i rrezikshëm.

Të njohësh më mirë vetën dhe vulvën tënde duke kaluar nga statusi “ i njohur” në “miq” do të të rrisë vetëbesimin dhe funksionet seksuale. Njihe trupin tënd dhe vlerësoje unikalitetin e tij .

Ki parasysh që dukja e vulvës ndryshon nga personi në person. Nuk ka një standart normal përsa i përket gjenitaleve të gruas. Mëso nga foto dhe informacionet që sapo kam shpërndarë, merr një pasqyrë dhe thuaj “ç’kemi” vulvës tënde. Nëse ke ndonjë problem, irritim, siklet, kruajtje, njolla apo elementë të tjerë dyshues atëherë mos ngurro, por shko te gjinekologu. Sa e njeh vulvën tënde ? Më trego me komente këtu poshtë.

Zhaklin Lekatari

3 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Une konstatpj qe ky nuk eshte nje problem vetem i grave dhe vajzave te rritura.Ve re tek vajza ime 10 vjec qe ajo nuk pranon ta preke apo laje vaginen e saj e aq me pak ta shikoje me pasqyre. Askush nuk i ka thene asaj qe eshte e shemtuar apo nuk mendoj qe ajo e krahason me te dikujt tjeter ndaj tek ajo me duket si kompleks i lindur. Une jam akoma ne tentativa tja heq kete kompleks e ta edukoj por e shikoj qe vertet ajo ndihet shume keq kur e shtyj te mos kete turp nga vetja e saj.

    • Besoj qe mosha 10 vjecare eshte pre adoleshenca, kur njeriu apo individi fillon te behet me i vetedijshme, ndaj vetes, trupit, dhe rolit qe ka ne shoqeri. Ne te vertete njeriu ka sjellje te lindura, sjellje te cilat i meson nga edukimi dhe sjellje me te cilat pershtatet sipas ambientit ne te cilin jeton. Nuk besoj se e kam te qarte se cila nga keto eshte rasti i vajzes tende Estela, por mendoj qe tentativat qe ti ben qe ajo te pranoje veten dhe trupin e saj jane pozitive dhe te domosdoshme. Une mbaj mend qe ne moshen dhjete vjecare, jo vetem qe askush nuk me ka folur per vaginen apo mirembajtjen e saj, por as keshilluar qe te marr nje pasqyre e ta shoh, per te kuptuar se si eshte dhe duket kjo pjese e trupit tim. Ndoshta kur je femije, fakti qe kjo pjese duhet mbuluar apo nuk duhet nxjerre haptasi, krijon ne vetedije idene qe pasqyrimi i hapur eshte gabim. Faleminderit per kohen dhe komentin.

  • Mirdita zhaklin qka duhet me thene nese mashkulli do me be … Me ni femen ose me ja le… Flm pet pergjigjen diten emir