jeta ne cift

Simptomat e jetës në çift apo çiftëzimit

Jeta prej beqari është e vështirë, por dhe ajo në çift nuk është aspak e lehtë. E nëse më përpara duhej të merakoseshe për pasojat e vetmisë ( vdekja e vetmuar nga rrëshqitja në dush), tani ka kërcënime të tjera që prishin harmoninë e përditshme. Për të qënë të sinqertë ndonëse i themi vetës që në një lidhje nuk do ndryshojmë, do jemi vetvetja, nuk do bëjmë gabimet e mikeshave tona, pa asnjë lloj dyshimi, jo vetëm që i bëjmë ato gabime, por dhe shumë të tjera. Sepse dashuria në njëfarë mënyre të bën dhe budalla. Edhe nëse ke qënë kundra pushtetit dhe normo-sjelljes të çifteve, edhe nëse je kundra sjelljeve dhe normave që dikton shoqëria, prapë do bësh dhe ti ndonjë gabim që është një simptomë e jetës në çift.

  1. Do të ndodhë një ditë, papritur, ose do e kuptosh një moment, dhe atëherë do e dish që ndodh prej kohësh. Po e dashur, ke filluar të përdorësh një tufë fjalësh të ëmbla që ushtron vetëm me të. Gjuha juaj e personalizuar ka lindur. Ki kujdes, sepse mund të përdorësh këto fjalë, pa dashje, në bus, makinë, para miqve, në telefon. Ki kujdes sepse ishe betuar që këto gjëra nuk do i bëje kurrë.
  2. Do të rrëshqasë goja dhe padashje do i drejtohesh te tjerëve duke përdorur vetën e parë në shumës ” ne”. Kjo është e tmerrshme, sidomos kur të tjerët do të pyesin si kalove, çfarë hëngre, e kshu me rradhë. Arritur në këtë pikë jeta jote do të duket normale, por kujtohu kur e bënin të tjerët dhe ti e urreje.
  3. Do puthesh me gjuhë në publik ose do puthesh. Nëse ke pak dinjitet intelektual, do dalësh nga vetja dhe duke parë veten si nga jashtë, do shikosh, do gjykosh, dhe do mendosh: “ Çfarë dreqin bëni ? Sa vjeç jeni? Gjeni një dhomë hoteli !”.
  4. Do kesh dëshira që të mbushësh hapësirën tënde virtuale me foto tuajat ose selfie  të kompozuara, dixhitale, me ngjyra, me ftyra e kshu me rradhë.  Në rastet më kritike, joshja do i lejë vendin fiksimit morboz për krijimin e një diçkaje më të përsonalizuar që të ju identifikojë si çift . Rezisto thuaj JO Facebookut të përbashkët, arushave dhe zemrave, krijimin e një emri të ri të bërë nga bashkimi i emrave tuaj e kshu me rradhë . REZISTO, mos harro ça ke menduar kur e kanë bërë të tjerët.
  5. Më në fund dole me shokun/shoqen më të mirë, pas disa javësh, që për ju është si të jetë një shekull. Ai/ajo është aty që tregon për ndodhitë e veta dhe në klimaksin e tregimit ty të bie telefoni.  Është i  dashuri yt që të tregon si ka kaluar në punë, ça ka ngrënë për drekë, që ndoshta do iki në shtëpi, dhe info të tjera të një rëndësie madhore që do të mbajnë aty për më shumë se dhjetë minuta. E ti je aty, në mes, midis durimit të cënuar  dhe cunguar të mikut tënd dhe ndjenjave të brishta të të dashurit të ri.
  6. Të gjeni për njëri-tjetrin një nofkë . Kjo historia e nofkës është e turpshme ose pika kulmore e turpit, sidomos kur këto nofka bëhen të ditura për gjithë publikun. Tani çdo raport dashurie parashikon disa emra të këndshëm, kjo ndodh dhe me miqt, “shpirti”, “zemra”, “ zog”, “lili” e kshu me rradhë, por mos harroni dinjitetin, pra nëse keni vendosur të thërrsini njëri tjetrin “maçoku”, “gaforre”,“arushi”, “patate” bëjeni privatisht.
  7. Të fillosh çdo bisedë me “ … ai me ka treguar”, “ ai më ka mësuar”, “ ai më ka dhuruar”, “ ai më bëri të shijoj/lexoj/zbuloj/provoj/shikoj/kuptoj”. Jo vetëm këto por shumë të tjera që tregojnë që identiteti yt intelektual para këtij mashkulli shpëtimtar ishte nul.
  8. Të lesh pas dore shokët dhe shoqet, që nuk do të thotë të jesh prezent disa herë vetëm për të evituar kritikat që do të vijnë. Por të kujdesesh dhe për ata persona që ishin dhe para tij dhe do të jenë dhe mbas tij.
  9. Në rastet më të rënda, do të koordinohesh me të para se të pranosh definitivisht një ftesë për drekë, darkë, mbrëmje. Do koordinohesh për të parë, nëse do shohë ndeshjen, do dalë më shokët, do iki për vrap, do takojë miqt se kshu e ka një punë. Skandaloze fare do të ishte nëse fillon e organizon takimet me miqt e tu sipas orareve që ai ka, si për të mbyllur ato vrimat e kohës.
  10. Matchy- matchy tattoo. Mbasi gjykova me kujdes të gjitha këto shtigje të brishta të marrëdhënies tuaj/time/tonat, mund të keni një histori të bukur dashurie dhe pa përfunduar si ato raste njerëzore që aq shumë keni sharë në epokat e parardhëse, në epokat e beqarisë së ekzistencës suaj.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.