Nuk është mit, mikropenisat ekzistojnë me vërte.

Kur përdor fjalën #mikropenis ( në fakt e kam kthyer ne trend), i referohem atyre që në ereksion e kanë penisin më të vogël se 7 cm. Për këtë lloj djemsh e burrash, seksualiteti është i lidhur me ndjenjën e pamjfatueshmërisë, sikletit dhe turpit. Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo e ben jetën seksuale të pakënaqshme. Por, vazhdimisht ( të gjithë ne), harrojmë që seksi nuk ka të bëjë vetëm me penetrimin dhe që kënaqësia seksuale mund të ndodhë në shumë mënyra, pavarësisht fiziologjisë së organeve gjenitale. Por, në shoqërinë tonë, madhësia e penisit është simbol burrërie dhe ka shumë rëndësi për burrat. Sidomos në rastet e atyre që janë më pak të talentuar të cilët ndihen më “ pak burra” dhe në pamundësi për të kënaqur një grua.  Ky post synon që të sugjerojë disa praktika dhe pozicione për të përmirësuar jetën seksuale kur burri ka një mikropenis. Ky post i dedikohet vetëm çifteve heteroseksuale.

1.     Të angazhohesh që partnerja të arrijë orgazmën para penetrimit. Të dish që partnerja ka arritur orgazmën para se të nisi penetrimi, të ndihmon në menaxhimit e mendimeve negative rreth kenaqësisë.

2.     Të përdorësh buzët e vaginës për të rrethuar penisin e partnerit. Në rastet në të cilat penisi del nga vagina ( pa dëshirë), është e rëndësishme të shfrytëzosh buzët e vaginës, për të rrethuar dhe përkedhelur organin mashkullor, duke e bërë penetrimin më stimulues për të gjithë.

3.     Të kapësh dhe të shtrëngosh penisin me vaginë. Gjatë penetrimit është e rëndësishme të shtrëngojmë muskujt e zonës pelvike.  Ju kam treguar për ushtrimet e zonës pelvike pikërisht këtu.

4.     Mund të përdorni një alternativë të pozicionit të misionarit. Duke mbështetur kaviljet ose pulpat e partneres, mbi shpatullat e partnerit, dhe duke lëvizur mesin e saj në mënyrë që të krijohet një kënd, i cili lejon një penetrim më të fortë dhe më stimulues.

5.     Penetrimi i gishtit dhe penisit në të njëjtën kohë në vaginë, është super ide. Penetrimi më gishtin ( e madh) dhe penisin, duhet të shoqërohet me një presion të lehtë të gishtit në zonën e anusit, në mënyrë që të rrisë ndjenjën e plotësisë apo mbushjes.

6.     Penetrimi me partneren në shpinë është një tjetër pozitë fituese. Edhe amazona dhe pozita më e përhapur në mbretërinë e kafshëve ( me gruan në gjunjë dhe ai mbapa), reduktojnë në minimum rrezikun e daljes së penisit duke maksimizuar deri në thellësi pentrimin.

7.     Provoni me prezervativin fëmëror. Nëse një prezervativ më i vogël nuk ju qëndron fiks, opsioni tjetër është prezervativi femëror. Është një prezervativ që vendoset në brendësi  të vaginës dhe i përshtatet çdo madhësie penisi.

8. Kini kujdes lubrifikantët. Lubrifikimi ul fërkimin dhe mund të vështirësojë ndjeshmërinë sidomos nëse partneri ka mikropenis. Prandaj nëse keni penis të vogël mos përdorni lubrifikantë përpos atij natyral që vjen nga ekstimi.  Është e këshillueshme që lëngu vaginal, të fshihet që të ndihet më shumë fërkimi.

9. Eksperimentoni me seksin anal. Në rastin e një mikropenisi mund të eksperimentohet më thjeshtë me raportin anal. Nëse penetrimi anal, lidhet me stimulin vaginal, impakti për të dyja palët do të jetë shumë pozitiv.

10. Mendoni që seksi nuk është vetëm penetrimi penis/vaginë. Këshilla më e rëndësishme për pesonat me mikropenis është zgjerimi i njohurive seksuale. Jo vetëm penetrim. Masazhe, përkëdhelje, seks oral, seks anal, stimulim, pozicione seksuale, përdorimi i lodrave seksuale, plus shumë fantazi. Nëse nuk fokusohem te penisi duke e trajtuar atë si burimin e vetëm të burrërisë, shumë djem dhe burra do kenë mundësi të kenë si fillim më pak turp, e më pas kënaqësi të plotë. LOVE

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    • Normale per ke ? Çfare eshte normalja ? Ne marredhenie intime, eshte normale ajo cka na ben ne te ndihemi mire. Ajo qe na dhuron kenaqesi pa menduar se cfare dhe si e bejne te tjeret.

      • Nese nje femeer e virgjir i vjen orgasma duke e lipir vaginen e saj ose duke e prekur dhe i vjen orgasma a do ti ndodhi diqka virgjinitetit te saj

  • Nesee ni femen e virgjir i vjen orgasma do me than duke ja lipi ose duke ja prekur me dor dhe i vjen orgasma a do ti ndodh dishka virgjinitetit te saj