Çdo nëntor, një grup djelmoshash në Internet sfidojnë njëri- tjetrin duke mos ejakuluar gjithë muajin. As masturbim e as raporte seksuale. Është një sfidë relativisht e re që quhet “No Nut November”. Arsyet që nxisin këta djema që të pranojnë sfidën janë të shumta. Disa mendojnë që rrit forcën dhe energjinë apo dhe përqëndrimin.
E vërteta është që nuk ka prova shkencore që tregojnë që kur heq dorë nga ejakulimi ke përmirësime në shëndet. Biles në përgjithësi studimet tregojnë që autoerotizmi sjell përmirësimë në shëndet. Mund ta lexoni këtu.
Megjithatë ideja që të heqësh dorë përkohësisht nga mastrubimi, nuk është e sotme. Nëse kthehemi në kohë, shkojmë të grekët dhe romakët, të cilët besonin që abstinenca seksuale para një garë të rëndësishme, ishte arsye e fortë suksesi. Megjithatë deri sot, prova empirike mbi efektet pozitive të abstinencës nuk ka. Sikurse nuk ka prova që abstinence përmirëson shëndetin.
Në të kundërt studimet e sotmë tregojnë që masturbimi ( jo kompulsiv, por i shëndetshmë) nuk krijon probleme të mëdha, por lidhet me benefite të mëdha. Për shembull dihet që orgazma dhe ejakulimi i shpeshtë, është i lidhur me uljen e rrezikut të kancerit të prostatës dhe të një jet më të gjatë. E lexoni këtu.
Pyetja që mund ti bëjmë vetes në fakt është: Masturbimi është i mirë për shëndetin apo një person i shëndetshëm masturbohet ? Nëse masturbimi NUK do të ishte i rrezikshëm, atëherë nuk do të kishtë data pozitive. Prandaj duke parë që studimet janë të lidhura dhe shpesh herë nuk mund të themi nëse është ky apo ai faktor, jemi të sigurt që masturbimi nuk dëmton shëndetin. Prandaj ka ardhur momenti, një herë e përgjithmonë që mos merakosemi kaq shumë, duke jetuar këtë nentor të qetë dhe të lumtur. LOVE
Jep koment