Personalisht kam qënë gjithmonë 420 friendly. Por, ndonëse një pjesë thonë që cannabis është një afrodiziak ( stimulues), që të çon drejt seksit më fantastik, të tjerë mendojnë që është e çuditshme dhe jo aq bukur. Sigurisht si çdo substancë apo produkt tjetër, efekti mbi njerëzit është i ndryshëm. Prandaj jam këtu për të ju dhënë dhe thënë pro-të dhe kundra-t e këtij miksi.
Pro
- Lehtësi relaksi- Kur vjen puna te bari, çështjes të cilës i mëshojnë të gjithë është nxitja e shqisave. Disa njerëz thonë që seksi ëshë i mirë nëse jan pak high ose dru*. Ky studim tregon qe njerëzit ndihen më të relaksuar, euforik ose emocional- të gjitha ndjenja që e bëjnë seksin më të mirë. Si të gjitha gjërat e mira, mundësia për t’i shijuar rritet nëse je i qetë dhe i hapur.
- Rrit dëshirën seksuale- Një studim i vitit 1982 i kryer nga Psychology Daily, zbuloi që mbas shijimit të barit, përdoruesit kishin një rritje të libidos. Ndërkohë që studimi është pak i vjetër, në ditët e sotme njerëzit ende deklarojnë që kanë një rritje të dëshirës seksuale kur pijnë bar. Pavarësisht se ka shumë faktorë që ndikojnë në gjëndjen tonë, sipas dëshmive të shumë njerëzve cannabisi nxit eksitimin të paktën në fazën e paralojës.
- Nxitje kreativiteti- Është e dukshme që marijuana jep burime apo dimensione të reja sidomos të kreativitetit, të cilat mund ti dëshmoj dhe vetë. Kjo cilësi mund të jetë shumë pozitive për të gjitha ata që janë konsumator. Mos u gabo: seksi është art, ose të paktën ashtu duhet të jetë. Shanset janë që kapaciteti yte per të luajtur, apo gëzuar do të rritët nëse je high, akoma më shumë, nëse je me dikë që të pëlqen shumë.
- Jeton momentin- Për dikë është me e lëhtë të ndjesh veten dhe trupin mbasi ke bërë nja dy tima. Nga ana tjetër të tjerë thonë që duket sikur koha ndalon kur je duke pirë bar. Të gjitha ato mendime apo shqetësime në kokën tënde, heshtin për një çast. Mund të jesh më shumë në trupin tënd se sa në mëndjen tënde.
- Orgazëm- Edhe nëse provon climax apo orgazëm pa problem, pak bar mund të krijojë kategori të reja të orgazmës- sidomos për gratë. Sidomos për orgazmën vaginale pra me penetrim ose për orgazmën e shumëfishtë. Gjithashtu mund të jetë më e lehtë të arrijmë orgazmën, sidomos për ata që kanë vështirësi ta arrijnë. Arsyeja e gjithë kësaj ka të bëjë me relaksin që ndjejmë i cili na ndihmon mos kemi mendime të tepërta në kokë.
Kundra
Personalisht unë jam pro miksimit të seksit dhe barit, por informaconi duhet dhënë i plotë.
- Dehidrim dhe thatësi– Sipas dr Julie Holland, pirja e barit mund të shkaktojë thatësi në vaginë por dhe në gojë. Kjo ndodh për shkak të tharjes së membranës së mukozës, e cilandalon veprimin. Mënyra më e mirë për të evituar këtë është të pish sa më shumë ujë, dhe të pish sa më pak bar deri sa të kuptosh efekti që bari ka mbi ty dhe trupin tënd.
- Varësi emocionale- Marijuana mund të shkaktojë kriza emocionale, nëse ekzagjerojmë, ashtu sikurse çdo gjë tjetër më të cilën abuzohet. Nëse nuk ke bërë ndodnjeherë seks pa pirë bar atëherë do e kesh të vështirë të kesh marrëdhënie pa të, sepse je mësuar. Kjo, ka të bëjë më shumë me marrëdhënien, por padyshim që bari zhduk probleme ashtu sikurse sjell magji.
- Shumë nuk është mirë as për gjërat e mira- Akademia amerikane e neurologjisë ka studiuar efektet e barit në varësi të dozës. Çfarë kanë gjetur ? Sa më shumë bar të konsumosh aq më intens do të jetë efekti. Përkthimi: nëse pin shumë bar, ka shumë mundësi që të ndjesh me pak kënaqësi sepse do jesh shumë dru. Vetëm nëse e di se çfarë efekti do të ketë një lloj bari mbi ty, por është e vështirë të thuash se kur është shumë. Në këto raste më e mira që mund të bësh është të përkëdhelesh ose të ja fusësh gjumë.
- Pakujdesia- Të gjitha subtancat që ndikojnë në trupin dhe trurin tonë duhen përdorur me kujdes, sidomos nësë jemi të mësuar me to. Sidomos kur nën ndikimin e një substance ( varësisht prej faktorëve të tjerë si sasia, gjendja shpirtërore, marrëdhënia me partnerin) ka gjasa të marrin vendime jo të mira. Si seks pa prezervativ psh. Mos e bëj këtë. Personalisht nuk më ka ndodhur kurrë që cannabis të ndryshojë gjykimin tim. Por, nëse je i panjohur me këtë lloj bari atëherë moderimi është gjithmonë zgjedhje e mirë. LOVE
Pro te dyjave si ish perdorues qe kam qene e di si esht kam pas pi me shum se 3 qese ndite plus kisha 3 femra qe i mbaja nje per seriozisht dy per seks edhe jam shum pro cannabisi tben shum tzgjuar e instikte mbi njerezore
Pro barit dhe pro seksit dmth ?
Po pro te dyjave
E mendojme njesoj pra.
Po se jemi te dy konsumues te cannabisit kshu besoj un
Une jam i idese qe cannabis ka efekte te ndryshme per mosha te ndryshme.
Personalisht nuk e preferoj aspak sepse mua me ulen nivelin e ndjeshmerise.
Cdo bar apo ushqim apo aktivitet qe ne bejme ka efekte te ndryshme, jo vetem ne mosha por dhe kultura e dimensione sociale. Gjithsecili nga ne e zgjedh veten me te miren per rrugetimin personal.