Ka disa ligje të cilat rregullojnë marrëdhënien midis dy sekseve. Zakonisht bëhet fjalë për fenomene të cilat nuk janë të vulosura si “kodiku i marrëdhënieve burrë /grua”, prandaj duhet të mësojmë, të përballemi më to, duke i ngulitur në vetëdijen tonë emocionale.
Kuptohet që nuk dua të bëj gjeneralizime, sepse jam e sigurt që shumë prej jush do ofendohen. Prandaj qëndroni në paqe, nuk iu drejtohem ju, por 98% të popullatës se mbetur mashkullore.
Postulati i parë ( mendim a tezë, që pranohet si e vërtetë, pa u provuar dhe shërben si bazë arsyetimi) rregullon jetën sentimentale-seksuale dhe thotë që “Mbas njëfarë moshe burrat mesatarë janë të çiftëzuar”. Nuk ka rëndësi nëse janë realisht të dashuruar ose thjeshtë të kënaqur me partneren e zgjedhur. Rëndësi ka që ka e kanë një. Një mbajtëse e bekuar në të cilin mund të shfryjnë lëngjet biologjike në bazë të aftësive konjitive ose me rregull ushtarak. Burrat janë qënie pragmatike, nëse nuk kanë më kohë të kërkojnë predhën e lehtë, e marrin një përgjithmonë. Ajo jo vetëm që do lajë, shpëlaje, hekurosë e gatua, por do i pelqejë dhe mamasë. Për më tepër do të jetë e gatshme të mbajë farën tënde për të të ndihmuar në përmbushjen e pritshmërive që shoqëria ka: riprodhimin. Një tjetër postulat i rëndësishëm është “Ligji universal i penisit”: “Burrat ( por dhe gratë sipas meje) nuk ndahen kurrë nëse nuk kanë një tjetër alternativë”. E thënë ndryshe, nëse ndahet nga ty do të thotë që ka një tjetër.
Teknikisht është e thjeshtë dhe ligji universal bazohet mbi një observim të kujdesshëm të sjelljes sentimentale të penisave. Si fillim mjafton të kesh miq të gjinisë mashkullore. Pastaj kur je dhe shoqja ku rrëfehen, arrin të kuptosh që gjinia e kundërt ka një aftësi të jashtëzakonshme të zvarrisë për vite me rradhë, marrëdhënie të vdekura. Ndonjëherë sillen në mënyra të tilla që të stimulojnë ndarjen nga ajo, partnerja. Kur e bëjnë do të thotë që kanë një mol të ri ku të lidhin barkën, që kanë një Amerikë të re që duan të zbulojnë dhe një vaginë të re që duan të njohin.
Arritur në këtë pikë, rishikoni njëherë CV tuaj dashurore dhe do zbuloni që ai që nuk kishte më kohë për ty, gjeti konkubinën dhe gruan e jetës fill një javë pas ndarjes. Besoni në rastësi ? Unë jo. Problemi nuk qëndron kur je single,( siç është rasti im) problemi qëndron vetëm kur je në lidhje ose kur mikesha jote nuk kupton çfarë po bën me kohën e saj të çmuar. Atëherë duhet gjetur një metodë delikate për t’i thënë që ndonëse ajo vret mendjen a do përfundojnë bashkë, ai mund të jetë me dikë tjetër. Në këto momente, një nga gabimet që ne vajzat dhe gratë bëjmë është që të mendojmë që burrat gjykojnë si ne. Jo vetëm kaq, po vdesim të jemi infermiere dhe të kurojmë plagë të cilat ndërkohë kemi marrë vetë.
Prandaj, shoqe të dashura “revolucionare”, nuk është pasiguria, nuk është pamundësia, nuk është shtypja që i bën të tillë. Nuk është frika për të marrë përgjegjësi, frika nga performanca, largësia apo tmerri që nuk do bëheni kurrë si çiftet e reklamave për pasta apo biskota. Jo. Mbaroi sepse ai nuk të do mjaftueshëm dhe gjeti nje tjetër që i pëlqen më shumë. Fund.
Jep koment