Alkoli dhe droga janë në njëfarë mënyre lubrifikantët e botës, kanë qënë prej vitesh në fakt. Sidomos për ato herët e para, plot siklet. Por, pse jam duke vendosur apo hedhur dyshime mbi seksin kur je bërë tapë? I gjithë fenomeni është i njohur tashmë, njërëzit dalin për t’u clodhur , pijnë dhe çlirojnë dhe veten. Personalisht ndonëse në të kaluarën kam qënë një fanse e madhe e alkolit, nuk jam tani. Mendoj që një ‘joint’ bën efektin e njejtë por duke të lënë të vetëdijshëm ndaj trupit dhe kalorive. Vetëm nja dy tima më bëjnë të ndihem më sexy, më kreative dhe pa komplekse. Por ndonjehrë më ka ndodhur dhe të pi një gotë verë sepse nuk kam qënë në “moodin’ e duhur apo nuk kam ndjerë një feeling të menjëhershëm më palën tjetër.
Sipas nje sondazhi të bërë ditën e fundit në faqën personale të Facebookut, 56,5 % e të anketuarve kanë pranuar që kanë konsumuar alkol të paktën një herë para së të kryejnë marrëdhënie me një partner të ri, ndërsa 34.8 % të anketuarve kanë pranuar se e kanë bërë të paktë ndonjëherë. Nëse je duke e gjetur veten në këto rreshta dhe duke menduar: “ por vera e kuqe më bën të ndihem më mirë dhe më sexy, ça ka të keqe këtu ?” Padyshim që të gjithë jemi të ndryshëm, me trupa dhe nevoja të ndryshme, por nga ana tjetër ka shumë arsye se pse duhet që seksi që bejmë ( qoftë ky dhe rastësor) të jetë i pastër dhe pa ndikimin e susbstancave të ndryshme që alterojnë realitetin.
- Evito humbjen e memories
Ok, kjo është diçka që ka i ndodhur dhe më të mirëve prej nesh( por dhe me të keqinjve). Nejse, ndonëse siç e thashë nuk jam fanse e alkolit, e kuptoj që shpesh herë dalim për të pirë që të harrojmë një ditë të keqe, një shef të paaftë, e kshu me rradhë. Kjo gjë mund të funksionojë por, nga ana tjetër ashtu si harron problemet harron dhe çfarë saktësisht ke bërë. Nuk besoj të jem vetëm unë që mendoj që memoria është e rëndësishme. Kur lidh kontakt me një individ tjetër të duhet të pikë referimi për të kuptuar nëse do ta takosh përsëri apo jo. Vetëm nëse është shume keq, por dhe këtu kthehemi nga e para, kush do të bëjë seks të keq?
- Evito pishmanllëqet
Meqe jemi duke folur për seks të keq. Evito seksin e keq, gjithmonë. Ndoshta ajo vera rose’ do të ndihmojë që të hapesh më shume me njërëzit: ndoshta bari të ndihmon që ti shohësh njerëzit më tërheqës. Megjithatë, të nesërmen në mëngjes mund të ndihesh ndryshe rreth personit me të cilin ke kaluar natën. Mos harro që në mëngjes mund të ta shpifi trupi, fytyra, zëri, aroma dhe çdo gjë e tyre.
- Evito seksin e pambrojtur
Ndoshta droga dhe alkoli nuk janë faktor ndikimin për mbrotjen e marrëdhënies. Por duke parë që e gjithë idea e të marrit substance është që ti themi trurit lamtumirë për disa momente, mund të ndodhë që gjatë kësaj kohe lamtumirën të ja themi dhe preservativit. Siç dimë dhe siç përsëris shpesh, shtatzania e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të trasmetueshme nuk janë gjera surreale. Pra, bëni dashuri apo seks duke mos harruar apo humbur qartësinë për veten dhe të tjerët.
- Miratimi
Miratimi, aprovimi, po-ja e famshme janë të rëndësishme si koncepte dhe për to kemi folur dhe në postet e kaluara. Shpesh herë nuk mbajmë mend se çfarë kemi bërë kur kemi qënë të dehur ( shih pikën 1) dhe si rrjedhojë kjo do të thotë që dikush mund të ketë dhe abuzuar ndërkohë që ti nuk e ke kuptuar se ke qënë shumë i pirë apo tapë. Nëse përdor më shumë seç duhet lubrifikantët e shoqërisë, e vërtetë që do jesh më i çlirët; por, nga ana tjetër kjo nuk është gjithmonë positive, sepse nuk njohim gjithmonë kë kemi përballë.
- Problemet seksuale
Sipas këtij studimi këtu, alkoli ndikon negativisht në ereksionin e burrave ndërkohë që marihuana ndikon në lubrifikimin e grave. Pamvarësisht moshës, alkoli të ul nivelin e ndjesisë dhe si rezultat ulen dhe shpresat për të pasur një orgazëm. Ndërkohë që alkoli të ndihmon me pasiguritë nga ana tjetër të heq ndjeshmërinë, nervat apo reflekset.
- Menaxho budallallëqet e tua
Kur flas per budallallëqe e kam fjalen për pasiguritë, emocione, frikën dhe dëmonët. Të gjitha gjërat që i luftojme me yoga, fitness, smoothie, marihuanë, kokainë etj etj. Të gjithë kemi probleme, jemi të gjithë të trëmbur por në nivele të ndryshme. Sido që të jeta forma jote e auto-mjekimit, mednoj që është shumë e rëndësishme që të minimizohet ajo që ndikon në shëndet. Kur je esëll duhet të përballesh me ndjenjat dhe emocionet e tua. Është me e thjeshtë ? Padyshim që jo, por kjo të ndihmon të gjesh veten, të luftosh demonët dhe në fund të ditës do shohësh dhe rezulatet.
- Bej seks fantastik
Puna është që e vërteta absolute nuk ekziston. Personalisht besoj që ka një kohë për të gjitha gjërat. Pyete veten se pse do ta humbësh vetëdijen. Nëse ke frikë para një takimi, ajo mund të jetë vetëm emocion dhe në fund të ditës nuk është dhe aq keq të jesh i emocionuar gjatë gjithë mbrëmjes. Gëzuar
Jep koment