Në fjalorin shqiptar “tradhtia” cilësohet si: “qëndrim jobesnik, shkelje e besës a e besnikërisë bashkëshortore (për bashkëshortët a të dashurit). Tradhtia ndaj burrit (ndaj gruas). Për të qënë tradhtar duhet të jesh në një lidhje. Pak rëndësi ka nëse është martesë, fejesë, bashkëjetesë ose një lidhje me dikë, rëndësi ka që je në një lidhje monogame dhe ke rënë dakort për këtë lloj marrëdhënie.
Tradhtia është një sjellje e cila po behët dita-ditës më prezente. Mendoj që një nga faktorët ndikues është dhe Interneti. Mos harrojmë që termi “tradhti” ka dhe zonat e veta të paqarta; ekziston tradhëtia emocionale por dhe ajo seksuale. Personalisht mendoj që tradhëtia në një marrëdhënie përfshin të gjitha ato gjeste që nuk do të bëje para partnerit.
Besoj se është e rëndësishme të ndaj me ju, eksperiencën time. Unë kam patur tre marrëdhënie serioze në jetën time. Kam tradhëtuar, më kanë tradhëtuar dhe kam marrë pjesë në tradhëti. E vetmja gjë që më ka sjellë tradhëtia është një tufë e lëmsh ndjenjash dhe emocionesh negative. Pamvarësisht se në cilën anë je, tradhtia nuk është një sjellje e shëndetshme njerëzore. Gjithsesi është e rëndësishme të kuptojmë që shpesh herë aksionet dhe veprat e dikujt nuk kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me ne. Individët, njerëzit sillen në baze të mentalitetit dhe realitetit të tyre. Për shembull, siç ju thashë më ka ndodhur të kem tradhëtuar por dhe të kem qënë e tradhëtuar. Nëse rikthehem mbrapa në kohë duke menduar dhe gjykuar veprimet e mia, mendoj që ai ( partneri) nuk ka qënë ‘fajtori’ apo faktori kryesor. Arsyeja e tradhëtisë nuk ishte fakti që nuk mendoja që ishte për mua, ose që nuk e doja më. Në ato momente, vendimi që mora ishte bazuar në nevojat e mia, dhe me mbarvajtjen e jetës time. Kisha ndoshta nevojë për vëmëndje o çfarëdo që kisha nevojë. Praktikisht ajo që po them është që tradhtia është një sjellje egoiste dhe që në çdo tradhëti ka shumë egoizëm. Praktikish kur tradhëtojmë mendojmë për veten dhe jo për pasojat e veprimit tonë, te partneri apo te persona të tretë.
Ka shumë arsye se pse njerëzit tradhëtojnë. Ka gjithashtu shumë mënyra se si të ballafaqohesh apo mos ballafaqohesh me të. Ndoshta këshilla më e mirë nëse të kanë tradhëtuar është të mos fajësosh vetën. Fajësimi i vetes është një ndjenjë shumë e zakonshme, bashkë me mërzinë apo depresionin. Fillojmë të mendojmë që nuk jemi të mirë sa duhet, që na mungonte diçka e kshu me rradhë, duke harruar që partneri tradhtar është fajtori, apo për t’u fajësuar. Nëse ka një person të tretë, mos u krahaso me atë. Nuk ka të bëjë me atë. Nuk është e thënë që ai/ajo janë më të mirë, suksesshëm, bukur se sa ty. Tradhtia ndodhi sepse në atë moment ishte pikërisht ajo çka kërkonte partneri yt. Jemi njerëz dhe ndonjëherë e dreqosim fare. I lëndojmë të tjerët. Sa me shpejt të pranojmë faktin që veprimet e partnerit nuk varen nga ne, aq me shpejtë do të ecim përpara duke harruar çfarë ka ndodhur. Kur të kuptosh këtë, dhe të jesh i/e pavarur ndaj veprimeve apo ndjejave apo opinioneve të të tjerëve, nuk do të vuash apo të jesh i/e trishtuar. Ndoshta kjo gjë do të marrë kohë, do të duhet kohë, por padyshim është ushtrimi më i mirë pro dashurisë për veten. Kur tejkalon mërzinë apo lëndimin e një tradhtie, me ndjenja të ftohta e kupton akoma më mirë, se pse shpesh aksionet e atyre që na rrethojnë kanë të bëjnë me realitetin e tyre dhe jo tonin.
Nëse je ai që ka tradhtuar, mendo që njërëzit janë të brishtë dhe plot emocione. Nëse ti je konfuz me ndjenjat e tua, nuk do të thotë që duhet të shpërdorosh dhe ndjenjat e dikujt tjetër. Siç ju thashë më ka ndodhur që kam tradhëtuar dhe që ka qënë një nga njenjat më të shpifura që kam provuar. Ndihesh keq, ndihesh i keq. Në atë rast i premtova vetës që nuk do ta bëja më kurrë atë gjë. Për të qënë në një marrëdhënie të shëndetshme duhet të punosh për atë marrëdhënie duke e respektuar atë, marrëdhënien. Individët apo njerëzit e dreqosin sepse kanë mungesë në komunikim. Të gjithë kemi qënë aty. Mendoj që nëse do të lidhesh me dikë atëherë duhet të lidhesh vetëm nëse kjo është vërtetë ajo që dëshiron. Ne jemi qënie aq komplekse dhe me aq shumë problematika, sa ndonjëherë dhe me edukimin apo komunikimin e duhur kemi probleme. Kjo sepse ndonjëherë ndjenjat apo kompleksiteti që na bën njërëzor na rrëshqet nga duart. Shpesh herë në familje apo gjatë fëmijërisë na ka munguar diçka të cilën e kërkojmë më ngulm në vënde të tjera. Nëse je me dikë, mbështete partnerin dhe angazhohu që të njihni njeri-tjetrin deri në rrënjë. Dashuria dhe lumturia vijnë dhe si rezultat i sinqeritetit dhe komunikimit. Marrëdhëniet janë komplekse, të ndryshme, prandaj nuk është që mund të ju them si të menaxhoni tuajën. Por nëpërmjet eksperincës personale, po ndaj atë që mësova, shpesh herë dhe në mënyrën më të vështirë. Pra respektoni veten dhe partnerët tuaj, nëse marrëveshja që keni bërë e kërkon këtë gjë.
Super super super i bukur artikulli ⭐️??
Shume shume faleminderit 🙂 . Me vjen shume mire qe te ka pelqyer 🙂
Bota e ka studjuar thelle tradhetine midis partnereve. Ajo eshte tradheti nga mashkulli dhe nga femra. Sidoqe eshte e barabarte ne sasi ne bote tradhetite e meshkujve ndryshojne na ato te femrave.
Te gjithe harrojme qe mekanizmat seksuale qe kemi jane te lashta sa vete jeta dhe ato na udheheqin dhe sot.
1 Trdhetia e meshkujve ndodh nga energjia seksuale 2 3 here me te madhe qe meshkujt kane mbi femrat. Ky mekanizem vjen nga bota e primateve prej te cileve kemi ardhur, Ne ta dhe sot jeta seksuale organizohet ne familje 30 deri 50 individesh ku nje mashkull dominant mbars te gjithe femrat e familjes. Dmth mashkulli eshte i projektuar nga seleksioni natyral qe te kete energji seksuale per shume femra. Nje pjese e kesaj trashegimie e kane meshkujt dhe sot. Ndaj ka dale statusi i mashkullit si gjuetar i perjetshem. Dmth edhe pse ka nje maredhenie mashkulli eshte gati perhere per nje maredhenie te re. Po flasim per bazen natyrore te meshkujve. Ata sigurisht kane dhe bazen sociale te tyre e cila si lejon te krijojne lidhje te re kur e kane nje tille. Po shume prej tyre e kapercejne pjesen sociale dhe kenaqin ate natyrore Dhe kjo eshte pikerisht eshte kjo qe quhet tradheti.
2 Tradhetia e femrave ka baze krejt tjeter. Femra natyrshem si bartese e jetes ka ne instikt te gjeje nje mashkull te forte ndac fizikisht ndac ekonomikisht. Qellimi eshte qe pasardhesit qe sjell ne jete femra te jene shendoshe e te sigurt per tu rritur. Ky eshte mekanizmi qe femra lidhet me dike dhe sdo te thote se me te do krijoje pasardhes por baza e lidhjes eshte pikerisht kjo. Po femra nuk eshte se pelqen vetem nje mashkull asaj ne sy i pelqejne mjaft te tille dhe jo ne pak raste femra hidhet ne krahet e njeri te tille. Por si meshkujt dhe femrat kane bazen sociale ndaj dhe ato kur kane nje lidhje e respektojne ate po ka plot qe nuk ngurrojne te hidhen ne krahet e nje tjetri e kjo eshte tradhetia e femrave. Ka dhe arsye te tjera qe tradheton femra. Njera eshte mungesa e konfortit seksual e shpirteror qe ka me partnerin. I dalin para kushte me te mira e hidhet ne to. Femra trdheton dhe per hakmarje te dikujt.
Si konkluzion do thoja qe eshte me mire kur ke nje lidhje dhe ta ruash ate e te zbulosh me kohe seksin brenda partnereve, jeten me hare humor e me plot kenaqesira te vogla jo seksuale. Tradhetite kane te bukur vetem se na kenaqin pjesen natyrore tonen po kush e ka bere ate seshte se ka gjetur gje me te bukur se ajo lidhje qe kishte. Bile ne shume raste tradhetite jane zgjenjim i madh.
Me kenaqim komentet e tua. Jane shume te detajuara dhe dedikuara. LOVE <3
Termin tradhti e kemi krijue vetë ne njerzimi në momentin që ka filluar të vendos standade në jete. Në një kohë shumë të largët kur njerzë ka pasur kjo tokë shumë pak mardhënia seksuale me shum femra apo me shumë meshkuj ka qenë shumë normale sepse ka qen me shumë instiktive biologjike për riprodhi nga dikush që na ka krijuar. Por më vonë kur kan nisur të shaqen ndjenjat ka filluar të ndahen disa raporte .Vetë natyra e njeryimit është cdo herë në lëvizje duke zbuluar krijuar menaxhuar duke provuar duke kombinuar e shijuar këtë Natyr dhe njeriu është i prirë që të kërkoj të kërkoj të kërkoj dicka ndryshe. Tadhtia njeriun e ka percjell qe nga krijimi. Njerzimi tradhto sepse seksi është shumë forti i ndikuar nga fantazia seksuale. dhe është evidente se nëse njeriu tradhton njëher nuk heziton të tradhtoje edhe shumë herë.
Personalisht mendoj qe tradhtia eshte nje nevoje momentale e atij qe tradhton dhe shpesh here nuk ka te beje as me partnerit, por me stadin ne te cilin ndodhe individi dhe prioritete qe ka per momentin.
Nga njëher me duket se prioritete i vendos penisi/vagina pa vetëdijen tonë: Pse e them këte sepse truri i njeriut nuk flenë asnjë sekond. A ju ka rastisur që të zgjoheni në mes të gjumit dhe të shiqoni se si ju ka kapluar etje për seks/penetrim nuk e di se si qendron puna per vagine por penisin e di që kur të zgjohesh vetem se është kryer puna/penetrimi pa vetëdijen tonë.
Tradhetia “fjale goje”.
Realisht eshte shume e veshtire kur e merr vesh qe te kane tradhetuar, si femra si mashkulli. Une po flas per vete dmth per pjesen mashkullore besoj kuptohet dhe nga shkrimi qe jam mashkull, jo i tipit Arial,Calibri , Baskerville Old Face etj por nga menyra.
Nuk ja uroj askujt per eshte shume e vertete pasi ne shumicen e rasteve ndosh kur nuk ka komunikim, ndodh dhe kur shuhet gjithcka por une po i referohem lidhjeve te gjata dhe me shume tradhetive te grave apo burrave te martuar. Ne eksperiecen time ne lidhje me tradhetine qe kam pare pas martese ne pergjithesi femrat e martuara qe tradhetojne jane te paplotesuara, kurse meshkujt dihet nqs shohim nje femer te zhveshur na ngrihet humori dhe normal qe humori duhet ulur.
U zgjata shume. Teme qe mund te flasesh shume gjate dhe tmos arrish ne asnje perfundim. Si gjithmone ju pergezoj per shkrimet!
Faliminderit per komentin. Personalisht ne kete faze te jetes ne te cilen jam, duke qene e tradhetuar dhe duke tradhetuar, mendoj qe tradhetia vertet nuk ka te beje vetem me partnerin, por eshte me shume nje veprim egosit. Eshte me shume nje nevoje qe kemi, sepse jemi te lene pas dore, sepse duam vemendje, sepse jemi te frutruar, sepse jemi te pakenaqur, pra nje veprim i cili kerkon te permbushe njerin nga partneret, pamvaresisht sjelljeve qe ka tjetri.
cfare ndodh kur partneri behet impotent?
Behet nje vizite te andrologu per te vertettuar nese eshte vertete impotent. Pastaj ka menyra alternative se si nje partner impotent, mund te kenaqe partnerin tjeter 🙂