Talk dirty to me- më thuaj fjalë të pista

Më pëlqen shumë shprehja “ përdor fjalët e tua!”, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale. Të flasësh me fjalë të pista, seksi, ose epshndjellëse o sido që do ta quash, mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të lartësuar lojën tënde seksuale. Mund të përdorësh këtë fjalor para ose gjatë takimeve erotike. Disa fraza sexy, të pëshpëritura gjatë kohës që jeni jashtë, mund të ju kthejnë në shtëpi si rrufeja; ndërkohë që disa fjalë të tilla mund të kthejnë seksin tuaj normal, në epik. Gjithashtu një feedback, ose përshtypje pozitive nga partneri mund të ndihmojnë në rritjen e konfidencës, aq më tepër që pjesa më e bukur e të folurit në këtë mënyrë është që nuk ka mënyrë të gabuar për ta bërë.

Nëse ja nis nga asgjëja, zhytu në këtë botë të re me disa pasthirrma ose zhurma. Përdorimi i pasthirrmave ose i zërit, gjatë aktit seksual, do të të bëjë më konfident kur të vijë rradha të fjalët. Nëse ke turp dhe nuk je shumë i/e sigurt se çfarë të thuash, bazohu te baziket, me fjalët e tua. Thjeshtë dhe sexy.

“ Je shumë sexy”

“ Më pëlqen shumë kur ti …. “

“ Me lepij aty”  

“ Kjo gjë që po bën më pëlqen shumë “

“ Më prek aty”

“ Tani do të bëj …. “

Të gjitha këto fjali të thjeshta, do të ngjajnë shumë erotike nëse i pëshpërit në veshin e partnerit. Ose përshkruaj me fjalë atë që po ndodh. Tregoji partnerit se çfarë do të bësh tani me të. Kjo do të ndihmojë që të kesh vemendjen në atë që bën duke mos menduar për sende apo situata të tjera. Të gjithë i pëlqejnë komplimentet, sidomos në dhomën e gjumit.

Nëse nuk je fillestar apo ndihesh më mirë dhe do të surprizosh partnerin, provo këto:

“ Të shohim sa herë do të bëjë që të vish”

“ Je e lagur dh eke shije shumë të mirë”

“ Më pëlqen shija jote te goja ime”

“ Mund të vendosesh ku të duash ”

“ Jam duke ardhur”

Sa më shumë rritet vetëbesimi aq më shumë mund të punosh me fjali të tilla të cilat do të pasurojnë repertorin tënd. Nëse ti dhe partneri yt jeni dakord, mund të tentosh dhe me fraza më vulgare.  MOS HARRO që ajo që ndodh në dhomën e gjumit ngelet aty dhe nuk është e thënë që të përshtatet dhe për jetën jashtë krevatit. Per shembull, një grua ka qejf që të thirret  e përdale në dhomën e gjumit, por kjo nuk do të thotë që ka dëshirën e njejtë dhe në publik. Të flasësh me fjalë të pista, është një mënyrë që nxit apo i jep më shumë fantazi marrëdhënies seksuale, por jo një mënyrë për të lënduar, ofenduar apo mërzitur partnerin tënd.

Mendon që je gati që të provosh këtë gjë ? Mos harro që ta bësh vetëm nëse je i sigurt me veten . Nisja duke thënë ato gjëra që të kalojnë në mendje, pastaj mund të ndërtosh një botë të re mbas saj. Mos u mërzit apo streso nëse bën ndonjë lapsus. Seksi duhet të jetë argëtim dhe kënaqësi.

Zhaklin Lekatari

15 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Po eshte me se e vertete fjalet qe i pershperite partnerit ose partneres gjate aktit eshte gjeja me e mire me e embel

  • Pershendetje Zhaklin , Jam 16 vjeqar dhe kur masturbohem , derdhem sperma nuk del tamam e bardhe , por si e perzier me uje spo di si ta shpjegoj ndoshta , dhe me ka lene pershtypje pak kjo eshte normale apo duhet marre masa. falemnderit paraprakisht

    • Pershendetje,

      sperma ndryshon dukjen e saj per arsye te ndryshme. Ne tabu.al ke nje post mbi spermen qe do te jape me shume info, megjithate mire do te ishte qe te shkoje te mjeku per te bere nje analize sperme. Kontrolloet te mjeku duhet te jene rutinore ne menyre qe te jemi gjithmone ne kontroll te trupit one.

      Gjithe te mirat.

      https://tabu.al/cfare-eshte-sperma/

      • Shum falemnderit per kete pergjigjje , sa per analize sperme te doktori do ta mendoj ne ditet ne Vazhdim por kam turp tua them prindit gjithsesi falemnderit.

  • Pershendetje!
    E kemi bere dhe vazhdojme ta bejme ju sigurojme qe eshte nje adrenaline ne vete eshte diçka tejet mase eksituese (ne perdorim me shume vulgariterin)

    • Pershendetje,

      me vjne mire qe degjoj qe qenkeni nje cift qe jeni te hapur ndaj njohjes se njeri tjetrit ne menyra te ndryshme.

      Gjithe te mirat.

  • Ç’kemi Zhaku? Të kam shume xhan, jemi thuajse moshatare, une t’a kaloj pak???. Kjo është një temë shumë e kendshme. Tani pas sh vitesh martesë, im shoq ka njëfarë lirshmerie për të folur ca fjalë qe une mezi ja nxjerr me ndonjë gotë verë gjatë seksit???, sepse natyrisht që më stimulojnë shumë. Por më parë, sado që e ëndërroja le të themi, e kycte gojën dhe hiç??!!! Më pëlqen gjithashtu edhe të tregoj fantazitë e mia, të cilat janë transformuar e sofistikuar me kohën,por e di që im shoq nuk do t’i mirëkuptonte…. Si përshembull, të provojmë të jemi një çift i hapur për disa muaj, dhe secili nga ne të krijonte përvoja të tjera, etj. Utopike për shumicën e meshkujve sidomos shqiptarë. Pse një eksperiencë me një femër…. Ajo që ndjej se dua është të mund që këto t’i diskutoj me partnerin…… Nuk dua t’i kërkoj t’i realizoj fshehur, etj. Ja kështu, e nxorra ja thashë dikujt me ne fund???! Se plasa. Të përqafoj fort!

  • Hi zhaki je e papare
    Si te rrisim spermen çeshte me e sakt qe te rritet ekujlimi te presesh disa dit ,cilat ushqime ndikojn me se Miri per spermatozoat
    Faliminderit

    • Pershendetje,

      faleminderit qe me ndjek dhe qe beson te Tabu Blog. Se dyti, ne Tabu ka shkrime per shume problematika ose te pakten per ato me te hasurat apo zakonshmet. E njejta gje ndodh dhe per spermen. Po te bashkangjis linkun qe ta kesh me te lehte pervetesimin e informacionit.

      Gjithe te mirat.

      https://tabu.al/cfare-eshte-sperma/

  • Zonja e sofistikuar ne klishe te viteve 70, tendenca e propagandes tuaj te çon drejt ketij fenomeni:

    http://www.gazetatema.net/2019/09/04/tre-turiste-norvegjeze-hane-e-pijne-te-lokali-ne-malin-e-robit-pastaj-thirren-policine-na-perdhunuan/

    Qe ti paraprijme brroçkullave, a duhen arrestuar ato vajza per shpifje dhe denuar siç do denoheshin ata çunat nqs akuzat do te ishin te verteta ? Kjo ne perendim zonje e progresive, po ndodh rëndomë. Kurse vendin tend, aq sa mundesh, se s’ta kane brezat e tjere per borxh.