Problemi i xhelozisë qëndron në faktin që ajo është një sëmundje auto-imune që njëherë që infektohesh, mund të vazhdojë gjithë jetën. Një nga gjërat të cilën e mohoj vazhdimisht, të cilën e kam mohuar dhe nuk kam treguar është fakti që unë kam qënë një individ/vajzë/grua xheloze. Tani, përgjatë kohës që jetoj përditshmërinë time si beqare, nuk ka asnjë problem të rëndësishëm. Xhelozia është si një milingonë e fshehur aty në një cep. Ajo nuk duket dhe nuk bie në sy, në fakt as nuk më bezdis fare.
Fatkeqësisht, kur frekuentoj dikë për një kohë më të gjatë, ja dhe milingona që del në pah. Unë vazhdoj ta injoroj, duke i thënë vetës që jam adulte, që jam e rritur, që nuk jam më ajo vajza e pasigurtë që është zhgënjyer disa herë; që nuk kam nevojë të kontrolloj, që jam e vetëdijshme për veten dhe vlerën që kam dhe që duhet të mësoj t’i besoj dhe të tjerëve. Të mos jetosh tradhëtinë si një obsesion, me drama, duke pasur frikë nga prishja e eskluzivitetit seksual ose nga paranoja e talljes është e vështirë. Unë ama kam mësuar t’a menaxhoj.
Kjo është një arritje e madhe dhe e rëndësishme! Xhelozia është një ndjenjë e frikshme, që të konsumon, është një mëkat ndjenjash. Prandaj kur ju vijnë ato retë në qiell të hapur, kur frika dhe paranoja e iperbolizuar ju pushton, ja çfarë duhet të bëni.
Këshillat e mia:
- Merr frymë thellë, disa herë. Merr frymë përsëri. Më mirë ha një çamçakiz se sa të pish dyqind cigare në një orë. Nëse i ikën shija e zëvëndëson më një tjetër. Të paktën nuk të vjen ndonjë sëmundje nga konsumi i tepruar i cigareve. Jo gjithmonë çamçakizi ndihmon, ama.
- Mos bëj asgjë. Mos bëj asgjë dhe mos i shkruaj. Mos shkruaj asgjë që të duket normale. Në fakt ajo që do të shkruash do të ketë nota pasivo-agresive duke rezultuar në një pyetje prej prokurori e veshur “gjasme” me tone moskokëçarje.
- Mos e merr në telefon. Do të dukesh sikur do ta kontrollosh, gjithmonë nëse të përgjigjet, sepse nëse nuk e bën, vjen dëshpërimi. Pastaj duhet të përshendesësh shëndetin tënd mendor i cili e ka mendjen vetëm te telefoni dhe kërkon ta marrë përsëri deri sa të përgjigjët.
- Shyqyr që whatssapp tashmë ka opsionin që nuk lejon të shikosh orën e mesazhit të fundit se do ishte një tragjedi. Rri e qetë. Lexo një libër. Gjej një arsye. Shif Sfida Imobiliare ose My Living, abonohunu në Tring. Bëj një maratonë Netfliksi, gatuaj diçka, merru me diçka që të largosh mendimet negative.
- Nëse nuk ja del dot të realizosh pikat e mësipërme, mbylle telefonin. Ose vendose në airplane mode, ose largoje nga shikimi yt. Përballoje problemin që në bazë. Ai nuk është, nuk je dhe ti.
- Kur hemoragjia sentimentale të ketë mbaruar, pyete veten. Pse ke dyshime ? Partneri yt është një individ tendencioz ? Ke të drejtë që nuk i besoj ? Sillu si një grua dhe jo si fëmijë.
- Mos bëj pyetje. Nëse do të bësh pyetje bëji, por nëse je ti që vuan nga xhelozia akute e pa justifikuar, atëherë mos bëj pyetje. Ky është momenti ku nuk duhet të tregosh sa psycho je. Mundohu të rrisësh besimin në vete dhe të zgjidhësh problemet që ke me veten.
- Respekto hapësirën individuale. Të gjitha çiftet jetëgjatë respektojnë kufijtë dhe pasionet apo shoqëritë e njëri tjetrit. Mos u shndërro një një maniake kontrolli.
- Shkruaji mikeshave të tua. Nësë të gjitha këshillat e dhëna nga pikat 1 deri 8 nuk funksionojnë atëherë shkruaji mikeshave dhe kërko ndihmën e tyre.
Mbi të gjitha mos harro se pak doza xhelozie nuk kanë dëmtuar askënd, por që xhelozia akute nuk tregon për dashurinë, por për pasigurinë. Nuk tregon lidhje por mosbesim. Nuk gjeneron besim por vuatje dhe ndarje. Mos harro që xhelozia është një ndjenjë e kuptueshme, e cila me kalimin e kohës na ul suksesin, duke na bërë më pak të dëshirueshëm në sytë e tjetrit.
Nuk e di nëse do të funksionojë për ju, por unë kështu u shërova.Merr frymë, merr frymë, merr frymë.
Jep koment