Jo të gjithë ata që bëjnë seks e kanë të nevojshme të përjetojnë orgazëm për të ndjerë kënaqësi. Por, për shumë njerëz, pamundësia për të patur një orgazëm është një çështje e rëndësishme. Nëse ke humbur aftësinë për të patur një orgazëm – ose nuk ke patur kurrë një të tillë – seksi dhe masturbimi mund të jenë frustrues për ty.
Por, nuk ka asnjë arsye për të humbur shpresë. Pjesën më të madhe të kohës, jemi në gjëndje të përjetojmë orgazëm. Nëse ke nevojë për ndihmë për të përjetuar O-në e madhe, ndiq këshillat më të mira të mbledhura nga Tabu.
Hapi i parë: kontrollo për probleme fizike
Pjesa më e madhe e individëve mund të arrijnë një orgazëm në rethanat e duhura por, ka disa medikamente dhe mjekime që mund ta bëjnë të vështirë atë ( ndonjëherë dhe të pamundur). Antidepresantët për shembull njihen si fajtorët kryesorë në departamentin “mungesë orgazme”. Njerëzit që vuajnë nga vagjinizmi apo vylvodinia, sëmundje në të cilat stimulimi është më shumë i dhimbshëm se sa i këndshëm, kanë shumë vështirësi të përjetojnë një orgazëm. Nëse je i/e shqetësuar sepse mendon që paaftësia jote për të arritur orgazmën është shenjë e diçkaje më të madhe, duhet t’i drejtohesh doktorit apo profesionistit.
Hapi i dytë : zbulo çfarë ndodh në kokën tënde
Orgazma ndodh në mëndje dhe kokën tënde dhe jo në trup. Pra, nëse truri yt është i merakosur, stresuar, o me pamundësi relaksi, kjo mund të sjellë vështirësi në përjetimin e orgazmës. Turpi, traumat dhe ankthi mund të jenë fajtor për mungesën e orgazmës; nëse ke një bllokim emocional që është shumë i madh për t’u përballuar vetëm, atëherë duhet të drejtohesh te tabu.al apo te ndonje mjek që mund të të ndihmojë. Edhe nëse nuk ke ndonjë trauma me të cilën po përballesh, stresi i përditshëm mund të ndikojë negativisht në arritjen e orgazmës. Shumë prej nesh mendojmë që kur nuk arrijmë orgazëm kemi nevojë për më shumë stimuj- si më shumë porno, më shumë paralojë, më shumë lodra seksuale. Por,nuk është vetëm kjo. Mendo për një makinë të cilës i duhet benzina për të lëvizur. Por dhe nësë e kemi plot me benzinë, duhet të shtypim gazin që ajo të fillojë të ëcë. Pra me fjalë të tjera duhet të ulim nivelin e stresit që të shijojmë kënaqësinë.
Hapi i tretë : gjej kohë për veten
Kur je gati të përjetosh orgazëm, duhet të largosh njerëzit dhe mendimet. Ndonëse të vëndosësh vetën në duart e dikujt tjetër duket e sigur si ato eskursionet me guidë, nga ana duke shtuar një person ose një faktor ndikimi në kënaqësinë tënde, rrit shanset e stresit. Menaxho veten, të paktën do të jesh i/e qetë dhe nuk do mendosh për atë që personi tjetër mendon apo gjykon.
Hapi i katërt : Ndiq lumturinë
Mënyra se si zbulon veten apo kenaqësinë ka të bëjë më ty, trupin tënd, dhe gjërat që janë relaksuese dhe stimuluese. Lodra seksuale- vibratorët sidomos- mund të jenë një mënyrë shumë e mirë për të udhëhequr veten në përjetimin e orgazmës, por nëse mendon që janë të frikshëm, përdorimi i dorës apo gishtave është zgjedhje e mirë. Është shumë e rëndësishme që të kënaqim veten, të luajmë me veten apo ta eksplorojmë. Fokusohu më shumë se si të rrisësh kënaqësinë dhe jo të arrish orgazmën. Duket kontradiktore kur thua që për të arritur një orgazëm nuk duhet të mëndosh për të, por nga ana tjetër të jesh kaq i orientuar ndaj saj do të sillte vetëm stress.
Ndoshta nuk do të arrish orgazmën herën e parë, të dytë +apo të tretë, por ska asgjë për t’u shqetësuar. Të gjesh lidhjen më të ngushtë më trupin tënd, të shijosh kënaqësinë seksuale dhe të ndihesh i relaksuar ? Këto janë benefitet më të mëdha që kemi nga një orgazëm. Për sa kohë i ke arritur këto, je shumë mirë.
Jep koment