Shumë shpesh me ka ndodhur që njerëzit të më referohen si “ vajza me b*le”. Kur kam qënë me e re, kjo fjali më dukej si kompliment dhe më dukej sikur lartësohesha nga ai stadi në të cilin steriotipohen gratë, pranë vatrës, pranë familjes, pranë burrit. Por, tashmë që jam e rritur, e pjekur, feministe, dhe që kam mendim kritik të zhvilluar, pyes veten se pse për të përshkruar një grua të fortë, duhet patjetër të përdorim ose të sjellim në tryezë burrat dhe pjesët e tyre intime. Pse, vagina, vezoret, mitra, dhe të gjitha organet e tjera që na lejojnë të japim jetë ( ngjarja më e fuqishme në botë) nuk janë të mjaftueshme për të na bërë të forta ? Pse duhet të kemi një referencë anatomike drejt botës burrërore. Pse penisi është i barabartë me forcë, dhe pse vulva është ndryshe. Argëtim, plotësim, ndjeshmëri, përgjegjësi.
Disa do thonë që është natyra. Do të thonë që penisi është arrogant, skenografik, detyrues e kshu me rradhë. Është i qartë në shprehjet e veta, qofshin këto pozitive apo negative. Është mishtor, materialist, si një armë që e kap fort, si një topuz për t’u mbrojtur, si një shpatë lazer, si një objekt i dukshëm dhe i definuar. Ndërkohë që tjetra, vulva, si një plagë, një shpellë, një shpellë e errët e lagët, simpatike por misterioze. Ajo mund të ofrojë shumë gjëra: strehim, rehati, argëtim, ëmbëlsi, ngrohtësi, madje dhe pangopësi. Por jo forcën. Për forcën duhet t’i bëjmë një zile penisit. Për fuqinë duhet të thërrasim hajdarosin, ne maksimumi mund të lubrifikojmë, ndihmojmë, ofrojmë, japim, propozojmë, por nëse behët fjalë për forcën, sorry, vulva nuk preferohet.
Për të forcuar sa më shumë këtë, një vajzë që thirret “ pi*h” është një grua e bukur, sensuale, seksualisht tërheqëse. Nuk është një grua inteligjente, e pavarur apo e fortë. Provoni dhe ju njehërë të thërrisni me këtë emër një grua të zonjë por jo të bukur. Do ju kundërshtojnë të gjithë, sepse ajo nuk është pi*h. Pi*hi duhet të jetë e bukur. Penisi i fortë. Këtu mbaron historia.
Pa ju futur atij morali i cili më nxjerr mua feministe, ju do të thoni që gjuha është shprehi e rëndësishme e kulturës tonë. Thotë këtë që thotë, por thotë dhe më shumë. E, si rrjedhojë të vazhdosh të paralelizosh pjesët intime të burrit me forcën dhe ato intime të gruas me dobësinë edhe kur kohët kanë ndryshuar, edhe kur mjedisi antropologjik ka ndryshuar, është gabim. Padyshim që nuk është një gabim vetëm kundrejt meje, sepse në vend të një “ grua me b*le” dua të më thërrasin “ një grua me mitër” – që nga ana biologjike janë ekuivalente me b*let. Është gabim, por më shumë kundrejt burrave.
Pse ? Po, po, është padrejtësi kundrej atij që penisin e ka, por që nuk është i fortë. Kundrejt atij që i duhet të përballojë jetën në mitin e një fuqie virile, që nuk pranon definicione, as brënda dhe as jashtë dyshekut. I kujt duhet të jetë i fortë fizikisht ( nëse ka bërë naj sherr akoma më mirë), i kujt duhet të mbrojë, i kujt nuk duhet të qajë ose të kërkojë; i kujt duhet të ketë një rrogë të mirë, të dijë t’i japë makinës, të dijë të vendosë, të përmirësohet pa treguar kurrë brishtësi. Sepse nëse tregon brishtësi është pederast ose shumë femëror. Nuk ka rëndësi nëse flet për makina apo për futboll, pak rëndësi ka nëse nuk i pëlqejnë makinat apo futbolli, nëse preferon të gatuajë supa e të vendosë lavatriçen në darkë. Rëndësi ka të jetë i denjë për b*let që natyra i ka falur.
Nga ana tjetër mund të jetë interesante të mendojmë që secili prej nesh ka një forcë dhe një brishtësi. Që këto element bashkëjetojnë me njëri – tjetrin duke u ngatërruar, duke u përhapur në eksperiencat tona, duke mbajtur identitetin tonë. Që në ditët e sotme kufijtë midis burrit dhe gruas janë me pak të dukshëm, që duhet të ndalemi dhe të zhdukim stereotipat e gjinisë sa herë që duan të tregojmë pëlqim apo mos pëlqim për dikë.
Për këtë arsye nuk dua të jem një grua me bole: sepse nuk jam. Jam grua dhe jam femër. Jam e fortë, jam e brishtë, jam gurë, jam e papërshtatshme. Jam gazmore dhe e padurueshme. Jam e sofistikuar dhe e fuqishme, jam e zonja dhe mediokër. Kam qënë fëmijë, vajzë, grua e re dhe tashmë grua. Pikë në fund të fjalisë. Nëse doni të më përgëzoni, më mjafton kjo. Jam grua dhe jam e fortë.
Jep koment