Nëse nuk e ke ditur, menstruacionet ose periodat, ndodhin kur fluksi i mitrës del nga vagina. Menstruacionet zakonisht ndodhin çdo muaj, 3 deri në 7 ditë. Me pak fjalë, është një lajmërim nga trupi që nuk je shtatzanë.
Çdo fjalë që përdorim ka rëndësi. Kjo bëhet akoma më e vërtetë kur flasim për çështje më delikate dhe tabu si menstruacionet. Në pjesën më të madhë të rasteve përdorim epitete nga më të ndryshmet “ato”, “tezet’, “cikli” në mënyrë që të evitojmë termin korrekt. Kjo është e çuditshme, sidomos sepse kemi fjalë të cilat e përshkruajnë shumë mirë proçesin normal dhe të shëndetshmë që kryen trupi. Por, nga ana tjetër, nuk është risi fakti që përdorimi i gjuhës dhe i eufemizave ka qënë strument i përdorur, ndër vite, për të shuar zërin dhe për t’i turpëruar gratë. Ky turp ama ka penguar gjysmën e popullsisë që të jetë rehat me veten. Ka penguar pjesëmarrjen në shkollë e në punë. Ka penguar që të flasim e të shqetësohemi për këtë. Për shembull, në rastin tonë, nuk e dimë nëse ka patur kërkime rreth aspekteve të ndryshme të menstruacioneve, nëse ka patur risi rreth zbulimit të tamponit apo linesit, e kshu me rradhë. Do thoni ju: “po çmë hyn në xhep mua kur është zbuluar tamponi i parë?” Në fakt tamponët janë zbuluar nga një burrë dhe unë, si grua, mendoj që ai nuk e ka ditur mënyrën më të mirë për t’i trajtuar ‘ATO’.
Reklama e vetme që kam fiksuar rreth tamponave, tregon për një plazhiste të cilën e hëngri peshkaqeni sepse nuk kishte përdorur markën e duhur të tamponit. Të gjitha këto produkte, peceta, lines, tampon bëjnë pjesë në botën e madhe të produketeve higjenike femërore. Një emër evaziv ky ! Një emër që tregon që ne gratë përdorim shumë produkte për të pasur një higjenë të kulluar. Nga ana tjetër emri nuk është as gjithëpërfshirës. Në një botë ku globalizimi është kryefjala, produktet e mestruacioneve nuk duhet të jenë vetëm femërore. Sot perioda kanë dhe djemtë trans apo të tjerë individë që nuk identifikohen në spektrin gjinor që ne njohim. Nëse e kemi të vështirë që të pranojmë individë me identitete të ndryshme gjinore atëherë duhet të paktën të ndryshojmë gjuhën tonë dhe t’imirëpresim ata në botën e menstruacioneve. Kalojmë te fjala higjenë. Higjena nënkupton që diçka është pis. Gjërat e pista shkaktojnë turp. Menstruacionet mund të jenë të çrregullta, por jo të turpshme. Pra le ta heqim dhe këtë fjalë. Nuk më besoni ? Nuk jeni dakort ? Po mirë pra, sa herë kur jeni me menstruacione fshihni pecetën, tamponin, apo linesin tuaj nën mëngë, apo me ndonjë shami, apo me ndonjë objekt tjetër para se të shkoni në tualet ?
Produktet
Një individ kalon zakonisht 6,25 vite të jetës duke pasur mestruacione. Cilat janë produktet që përdoren ?
Lines
Pecetat apo lines janë produkti më i vjetër dhe i njohur. Pecetat apo linesat përdoren ende dhe sot. Ato kanë gjatësi të ndryshme dhe nivele thithjeje të ndryshme që i bën të përshtatshme për përdorime të ndryshme ( ditë, natë, fund cikli ). Për më shumë mbrojteje disa përdorin tamponin dhe linesin ose preferojnë të përdorin linesa për cikël abundant. Nga ana tjetër ka disa individë që mendojnë që linesat nuk janë të përshtatshëm për të gjitha aktivitete sportive, si noti psh.
Tampon
Ashtu sikurse linesat, tamponat vinë në forma dhe madhësi të ndryshme. Është shumë ë rëndësishme të ndërrojmë tamponin çdo katër orë në mënyrë që të evitojme infeksione të ndryshme. Shumë përdorues mendojnë që tamponi të jep një liri fizike të madhe gjatë mestruacioneve.
Kupa menstruale
Ende nuk e kam parë në shitje në Shqipëri, por mund ta gjeni online. Ka dy lloje kupash menstruale: njëra që duket si diafragëm ndërsa tjetra në formë kupe e cila mund të lahet dhe ripërdoret. Të dyja kupat janë për të mbledhur lëngjët menstruale. Disa njerëz i preferojnë, sepse kupat menstruale mund të përdoren deri ne 12 orë dhe janë free nga kimikatet.
#menstruacioneinovative
Në treg ekzistojnë dhe disa produkte të tjera inovative dhe moderne. Thinx dhe Dear Kate prodhojnë disa mbathje rezistente ndaj mestraucioneve. Ndërsa Flex është një tjetër produkt i cili garanton 12 orë mbrojtje dhe përdorim gjatë seksit.
Si përfundim, periodat janë fakt. Nuk duhet të kesh turp . Gjej produktin që të përshtatet dhe vrapo e lumtur.
2 komente