philophobia

Frika për të rënë në dashuri ekziston vërtet dhe quhet philofobia

Po e nis duke thënë që kam një lajm të mirë dhe një të keq. Lajmi i mirë është që tashmë keni një argument të vërtetë kur nuk iu pëlqen dikush. Në vend që të thuash “ Nuk ndihem gati për një marrëdhënie të re, mund të jesh më elegant dhe të përgjigjesh “ Më vjen keq, vuaj nga philophobia. Lajmi i keq është që nëse ke vërtetë frikë të dashurosh atëherë mund të kesh realisht këtë problem.

Të gjithë ne, kemi pësuar një zhgënjim dashurie, një dhimbje që na bën të dëgjojmë “ Ndarja” nga Soni Malaj deri sa të na zërë gjumi. Asgjë e re. Por ndoshta jo të gjithë e dinë që dhimbja nga dashuria mund të trasfromohet në frikë nga dashuria, philophobia ose filofobia. Një patologji e vërtetë që të bën të ikësh me vrap para çdo takimi. Kjo nuk të lejon që të ndërtosh një të ardhme bashkë me dikë tjetër. Në rastet më të rënda, personi ka frikë të dashurojë miqtë apo të afërmit.

Të gjitha këto dinamika i kemi parë edhe në filma, i njohim mirë, por sot kanë dhe një emër, por dhe një faqe web, philophobia.info.  Sipas përshkrimit në faqen e internetit të dedikuar, philophobia është shkenca mjekësore e cila definon filofobinë si një frikë jo normale dhe të pa justifikuar  për të rënë në dashuri.  Fjala rrjedh nga greqishtja e vjetër, ku philo do të thotë dashuri, dhe phobia do të thotë frikë.  Kjo frikë nga dashuria nuk është vetëm një situatë emotive, sepse mund të krijojë dhe probleme fizike reale dhe të krijojë nj ëndarje të vërtetë me familjarët, miqtë apo kolegët. Simptomat e filofobisë ndryshojnë nga nervozizmi në prezencë të partnerit, frikë nga mendimi që do takosh dike .Në rastet më ekstreme filofobia krijon  panik duke u shoqëruar me djersitje, rrahje zemre, mungesë ajri, marrje mendsh dhe një nevojë për të ikur.

Tani, mos bëni panik. Do kalojë siç ka ndodhur me të gjithë. Nëse keni dyshime që vuani nga filofobia mund të drejtoheni te psikologu ose të shkruani një këngë.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.