Perdhunimi

Atëherë dhuna nuk ekziston dhe përdhunimi është faji i gruas

Sepse jetojmë në një botë në të cilën, përdhunimi justifikohet, ku gratë fajësohen dhe viktimat, kryqëzohen: shumë e bukur, shumë e shëmtuar, histerike, me nerva, me kërkesa. Ka gjithmonë një arsye për të justifikuar dhunën.

Je e shëmtuar,  nuk ka mundësi të të kenë dhunuar.

Je shumë histerike,  nuk të dhunoi njeri, maksimumi të kanë bërë një nder.

Je e bukur, nuk të kanë përdhunuar, je ti që ke provokuar, me sjelljen dhe veshjen tënde.

Je lezbike, prandaj nuk të ka dhunuar njeri, të treguan vetëm çfarë duhet të dëshirosh.

Je aktore, këngëtare, artiste, nuk të kanë dhunuar, je ti që shite veten.

Je gruaja, nuk është përdhunim, e ke për detyrë.

Je vajza, ndoshta nuk je vajza e vërtetë dhe mamaja jote ishte kurvë.

Ke bërë denoncimin,  je një gënjeshtare që do të shkatërrosh familje dhe përfitosh të ardhura.

Nuk e ke bërë denoncimin, ndoshta se nuk ka ndodhur vërtetë apo se je gënjeshtare dhe e ke merituar dhe kërkuar vetë.

Nuk të kanë dhunuar asnjeherë por mbron gratë , thuaj të vërtetën je duke kërkuar k*r dhe do të  përdhunohesh.

Të kanë përdhunuar dhe për këtë mbron gratë, thuaj të vërtetën urren burrat dhe do të marrësh hak për shkak të traumave që ke kaluar, që ke kërkuar vetë. Sepse je kurvë.

Je një vajze e vogël e dhunuar nga prindi, i afërmi, familjari, nuk është vërtetë dhunim, po e  kërkoje që në këtë moshë. Me siguri ke provokuar dhe vetë.

Atëherë, përdhunimi nuk ekziston. Ne gratë jemi fajtore sepse shohim të keqen aty ku nuk është. Kërkojmë ndjesë së të gjitha këto fortuna emocionale, na habisin. Në fund ne kshu jemi. ” Të brishta” LOVE

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Te te rroje pakenaqesia me burrin e efeminizuar (pa koshience nga ana jote, pa ditur se ç’te mungon, por veç egzistenca estrogjenike e tij te irriton, e urren, dicka i mungon, i mungon ai rrezatimi i frikes dhe forces). Dhe mos harro te mbledhesh 5 mace mbas te 40ve, per te suplementuar instinktet qe iu eshte anular predizpozimi, ie mirembajtja e femijeve, me nje, me fal, me pesë paterica. Po hej …. ti nuk ke faj, si nuk e kupton bota qe mbas çdo hije fshihet epshi per peshkun tend. Por bota ka kohe qe e sheh keshtu, dhe lemeria artificiale jote eshte ne mode per nje arsye – ndryshe nuk do te kishe guxim te shkruaje platituda post moderne, gjasat e te cilave po bëhen bozë ne boten anglofone keto dite. Eshte ne mode, siç ishte frika qe kishim ne komunizem nga pushtimi nga e gjithe bota. Por qellimi nuk ishte mbrojtja nga pushtimi nga jashte, apo jo, por ishte deshira per te mbajtur tiraninë brenda. Ashtu dhe lemeria jote nga eksperienca e “pa kuptuar” e perdhunimit nga jashte, eshte tirania per te efeminizuar meshkujt, pavarsisht pakenaqesise te pashmangshme qe po, dhe do te hasesh (sic po tregojne statistikat me grate e moshes se mesme ne boten anglofone). Enjoy your misery.