armet e joshjes

Armët sekrete të joshjes

Duke ndjekur valën e dëshirës dhe duke dashur të jetoj dhe ndjej në mënyrë totale, dua të ndaj me ju disa reflektime mbi armët që posedojmë për të joshur. Shpesh herë as që e dimë që i kemi dhe mendojmë që na duhet kush e di se çfarë për të joshur apo për të qënë tërheqës. Lajmi i mirë është që kemi me vete, çdo ditë, atë që na duhet për të goditur. Pra dhe nëse nuk jemi Anxhelina Jolie apo Brad Pitt kemi:

  • Një trup që mund të levizë dhe komunikojë diçka
  • Një zë që mund të manipulohet sipas dëshirës dhe nevojës që kemi
  • Gjeste që mund të mahnisin, nëse duam, dhe partnerin më të ftohtë.

Shpesh herë mënyra si si e shohim veten, ose mënyra se si ne mendojmë që prezantohemi te të tjerët, nuk përkon me atë që të tjerët perceptojnë.

Ja pra një listë “pajisjesh” që mbajnë në çantën tonë të joshjes.

  1. Lëvizjet e trupit

Nuk është e nevojshme të kesh masat “90-60-90” për të joshur një burrë; ajo që ka më shumë rëndësi është se si ndihemi në trupin tonë dhe si e përdorim atë – kjo gjë vlen dhe për gjininë mashkullore. Duhet të gjejmë një stil tonin dhe në veshje, që na përshtatet dhe që nuk na sforcon. Nëse kësaj i shtojmë një qëndrim natyral, të relaksuar, të vetëdijshëm, loja mbaroi. Kur flasim per veshjen, flasim dhe për një bluze dhe xhinse, por besimi dhe dashuria për vetën duhen patjetër veshur çdo ditë.

  1. Zëri ynë

Ekziston një studim shumë interesant nga profesorët e psikologjisë të Albright College ne Pennysylvania, USA, që konfirmon që gratë mund të ndryshojnë zërin. Zakonisht për të joshur dikë e ulin zërin, ndonëse sipas studimit burrat preferojnë gra me zë më të hollë. Kjo nënkupton që kur flasim me dikë që na pëlqen ulim tonin e zërit, pra tregojme interes në mënyrë indirekte.

  1. Shikimi

E keni parasyh lojën klasike me sy që bëjmë gjatë flirtimit? Për t’i dhënë një senjal pozitiv atij që na intereson, shpesh herë përdorim shikimin duke e zgjatur më shumë, pastaj e largojmë për të vazhduar përsëri. Më pas kur fillon biseda shikimet bëhen më të gjata dhe të drejtëpërdrejta. Shikohemi në sy, buzëqeshim lehtë, dhe padyshim kush e merr këtë shikim ndihet i mikluar, dëshiruar dhe pranuar.

  1. Gjuha e trupit

Shpesh ndodh që gjeste të vogla, lëvizje që për ne janë natyrale dhe spontane, kanë mbi të tjerët një efekt shumë joshës. Të luash me një tufë flokësh, duke i rrotulluar te gishti,  ose të kalosh flokët nga ana tjetër më një dorë, të kafshosh buzët, të kryqëzosh këmbët janë të gjtha gjeste që bëjmë pa dashje, por që na bëjnë unik, dhe për dikë të pa rezistueshëm.

Dhe ja, çanta apo valixhja e joshjes është gati: të gjithë kemi në dorë mënyra për të joshur dikë, duhet vetëm të jemi të vetëdijshëm duke u munduar të shikojmë dhe duam veten pak më shumë. Nuk duhet të kujtohemi për këtë vetëm kur na pëlqen dikush apo kur duam të joshim dikë. Valixhja e joshjes është e çmuar dhe për ne, për çiftin, për kë do të zgjojë pasionin  në marrëdhënie e për kë do të largojë apatinë.

Mos harroni dhurata më e bukur dhe arma me e sigurt në çdo gjë që bëni janë:  besimi në vete dhe ndërgjegjesimi i indentitetit tuaj, shenja dalluese të personalitetit të dikujt.

 

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Te jesh 22 vjece te mos kesh kryer mardhenie nuk e di a mund te paragjykohet nga ju po na un aspak
    a ka hormone qe te ndjellin deshiren per te bere dashuri dhe me pas masturbohesh
    masturbimi a ka nje efekt negativ do ndikoje ne nje mardhenie te vertete apo ta quaj kenaqesj personale dhe ti le pas keto medime

    • Pershendetje dhe faleminderit per komentin por dhe per pyetjet qe nuk jane shume te qarta. Nuk ka shume per te paragjykuar se kur eshte mosha kur kryhet marredhenia e pare, sepse rrugetimi qe ne bejme ne jete eshte shume personal ashtu sikurse rritja. Persa i perket masturbimit une e keshilloj, eshte menyra me e duhur per te njohur veten, trupin dhe deshirat e tua, per me teper pa efekte anesore. Nepermjet masturbimit, jo vetem qe kupton se cfare te pelqen apo nuk te pelqen, por fuqizohesh per te qene ndihme dhe per partnerin. Mendojme qe djemte, burrat apo meshkujt dine çdo gje, ose dine se cfare duhet te bejne e mos bejne, ushtrojme presion mbi ta pa kerkuar nag ana tjeter se cfare na pelqen apo jo, Si te shkosh ne restorant dhe te presesh qe te te vije pjata e preferuar pa e porositur kurre ate. Faleminderit