Dihet botërisht që nuk ka djalë i cili në një moment të jetës së tij nuk është merakosur për përmasat e penisit. Prandaj për të disatën herë edhe unë po trajtoj temën e njëjtë, duke shpresuar që kjo mos shkojë në vesh të shurdhët.
Studime shkencore të bëra deri tani kanë treguar që NUK ka teknika, produkte apo makineri që rrisin madhësinë e penisit. Përkundrazi në disa raste këto makineri mund të jenë të rrezikshme duke shkaktuar dëmtime, gërvishtje, infeksione, inflamacione, tërheqje fibrash, por mbi të gjitha ILUZIONE.
Edhe pajisja me Vacuum, apo pompat që krijonë një efekt hermetik, të cilat rrisin për disa minuta qarkullimin e gjakut, duhen përdorur në afate kohore të shkurtra dhe nën kujdesin e mjekut.
Prandaj si përfundim mund të ju them që nuk ka shumë për të bërë për rritjen e penisit. Ngelet vetëm operacioni kirurgjik që megjithatë e rrit gjatësinë rreth 20%. Prandaj psh. nëse penisi në qetësi është 7 cm, mbas operimit, nëse çdo gjë shkon mire, pra me të gjitha rreziqet që përfshin një ndërhyrje kirurgjike, mund të arrijë deri ne 8.4 cm.
Sipas mendimit tim, është e rëndësishme të mendojmë dhe shërojmë obsesionin që kemi me madhësinë, kur në fakt, ajo nuk është faktor që garanton kënaqësinë. Gjithashtu shpesh herë, penisi i madh shkakton dhimbje gjatë raportit vaginal dhe anal.
Diçka tjetër që dua të shtoj është që madhësia e penisit në gjendje pushimi dhe ereksioni nuk ka lidhje fiziologjike. Pra, nëse një penis në gjendje të lirë duket më i vogël, kjo nuk do të thotë që do jetë i vogël edhe në ereksion. Kjo për shkak të fibrave përbërëse të tij. Imagjinoni që penisi është i përbërë nga fibra elastike dhe të drejta. Nëse një person ka më shumë fibra elastike, penisi do jete më i vogël në gjendje pushimi, por do rritet dukshëm në ereksion. Nëse një person ka më shumë fibra të drejta, penisi do të jetë më i madh në gjendje të lirë, por do rritet pak në ereksion.
Po un qe sapo i kam mbushur 17 vjec tani edhe e kam penisin 17 cm a esht problem
Eli qysh e rrite
Un sapo kam mbushur 17 vjec dhe penisi im eshte 17 cm desha te di a eshte normale apo jo
Jam nje djal 17 vjec dhe e kam penisi te gjat 17 cm desha te di a eshte normale kjo gje apo jo
E rendesishme eshte te mesosh te perdoresh ate qe ke. E ke te vogel apo te madh, eshte ceshtje konkluzioni dhe me e rendesishme akoma, kush e nxjer kete konkluzion. Good luck.
BRAVO
Pytje jasht teme sory
Me duket se kam nje problem sepse kur e kam penisin e ngritur lart dhe nese duha ta bej drejt kam dhimbje me jep ndonje keshll neqoftese ben
Pershendetje jam 22 vjec dhe kam disa koh me partnere te ndryshme pas cdo akti te par bie forca e eksitimit per round tjeter gati ne 0 si shpjegohet flm?
Nje djali 20 vjec dhe ka nje penis shume te vogel a ka ndonje zgjidhje apo shans qe mund te rritet!
Pershendetje,
po ka disa menyra se si mund te rritet penisi por me operacion apo nderhyrje. Me kontakto ne Instagram te te kaloj kontaktet e doktorit. Vetem me konsulten me profesionistin e duhur duhet te veprosh me pas. Ndonjehere eshte menyra se si shohim veten dhe autokritika qe bejme qe na ben te ndihemi keq sesa situata ne te cilen jemi vertet.