A jam shtatzënë ?

Shpesh herë më pyesni, duke më treguar herën e fundit që keni pasur marrëdhënie intime, nëse jeni shtatzënë, duke parë që cikli ju është vonuar. Në këtë post, do mundohem të jap disa informacione që të ndihmojnë të kuptosh nëse je shtatzënë.

Cili aktivitet seksual çon në shtatzani ?

Po, sepse disa aktivitete seksuale sjellin shtatzaninë, disa të tjera jo.

NUK NGELIM SHTATZËNË NGA:

  • Puthje
  • Masturbim me partnerin
  • Seks oral
  • Seks anal
  • Kur sperma ndodhet në vaskën apo pishinën ku po noton ti

MUND TË MBETESH SHTATZËNË NGA:

  • Seksi vaginal me nje penis
  • Çdo aktivitet në të cilin sperma ejakulon në vaginë ose pranë saj

Mund të ngelem shtatzanë nëse përdor metoda kontraceptive ?

  • Po, sepse asnjë metode kontraceptive është 100% efikase. Shtatazania ndodh kur njëra nga metodat dështon ( çahet prezervativi) ose kur metoda përdoret në mënyrën e gabuar, si pilula.

A mund të ngel shtatzanë gjatë ciklit ?

  • PO. Sepse sperma mund të jetojë deri në pesë ditë në trupin e njeriut. Prandaj është e mundur që, nëse sperma ndodhet në trupit tënd, gjatë ovulimit, ajo të bjerë në kontakt me një vezë.

A mund të mbetem shtatzënë nëse është hera e parë që bëj seks vaginal ?

  • PO, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në herën e parë që të mbron nga shtatzania. Ka mundësi shtatzanie sa herë që kryen seks vaginal të pambrojtur.

Si mund të kuptoj që  jam shtatzënë ?

  • Lodhje
  • Marrje mendsh
  • Gjoks i fryrë apo i butë
  • Kapsllëk ose gazra
  • Përzierje në stomak
  • Urinim i shpeshtë
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje te pjesa fundore e barkut
  • Dhimbje shpine
  • Luhatje humori
  • Mungesë cikli

 Më është vonuar cikli. Jam shtatzënë ?

  • Mundet. Ka shumë arsye se pse vonohet cikli- edhe nëse e ke të rregullt. Ndryshimi i regjimit ushqimor, ushtrime ose stresi mund të shkaktojnë vonesa. Shumë simptoma të shtatzanisë janë të ngjashme me ato të ciklit, ose që keni një tjetër shqetësim. Një test shtatzanie është e vetmja gjë që mund ta konfirmojë.

Kam patur marrëdhënie intime para dy netësh. Jam e merakosur mos kam ngelur shtatzënë. Ka diçka që mund të bëj?

  • Nëse partneri yt ka ejakuluar brenda ose afër vaginës, ndërkohë që ti  NUK po përdorje metoda mbrojtëse, PO mund të kesh mbetur shtatzënë, por mund të përdorësh pilulën e emergjencës.
  • Pilula e emergjencës është si një plan B dhe merret deri në 48 ore mbasi ke kryer marrëdhënien. Sa më shpejtë të merren, aq më efektive janë.

Si mund të kuptoj që jam shtatzënë ?

  • E vetmja mënyrë për ta ditur më siguri është të besh një test shtazanie.
  • Testi i shtatzanise është nje pajisje plastike në të cilën urinon. Ajo identifikon nivelin e hormonove duke treguar nëse je shtatzënë apo jo.
  • Testet e shtatzanisë janë shumë të sigurta nëse përdoren siç duhet.

Ku mund të blej një test shtatzanie ?

  • Testi i shtatzanisë mund të blihet në farmaci.
  • Testi i shtatzanisë mund të bëhet dhe në klinikë ose te mjeku gjinekolog.

Testi i shtatzanisë mund të mos jetë efektiv deri në dy javë pas marrëdhënies së dyshimtë.

Sapo bëra një test shtatzanie dhe është pozitiv. Çfarë të bëj tani ?

  • Si fillim mos bëj panik. Është normale të shqetësohesh dhe të mos dish si te reagosh apo çfarë të bësh.
  • Ti je i vetmi person që mund të marrë një vendim rreth shtatzanisë, por ka miq, familjarë, njerëz dhe organizata që mund të ndihmojnë.
  • Drejtohu prindërve ose partnerit, në varësi të situatës. LOVE

Zhaklin Lekatari

51 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pyetja ime eshte mbi kete teme eshte: Sa jane shanset qe te kesh ngelur shtatzene nese partneri ka perdorur pull out method(asnje metode tjeter kontraceptive) dhe ka ejakuluar ne pjesen e siperme te trupit( pra jo ne vagine dhe as afer saj)?
    Gjithashtu, sa kohe pas kryerjes se marredhenies mund te fillojne te ndihen shenjat e para te shtatzanise?
    Also,
    Keep up the good work! 🙂

    • ahahaha Faleminderit.

      Shanset qe te kesh ngelur shtatzene me metoden e terheqjes, jane tw pakta. Kjo edhe pse precum ose lengu qe del para ejakulimit nuk permban sperme. Gjithashtu, ndonese te rralla, ka raste kur fekondimi ndodh edhe nese sperma ka ejakuluar jashte por shume prane vagines.
      Nuk duhet harruar ama, qe nje pjese e mire e cifteve perdorin metoden e terheqjes si parandalim per shtatzanine. Po bashkangjis dhe nje link per metoden e terheqjes.

      Duhen te pakten dy jave per te bere testin dhe kuptuar qe jemi shtatzene.

      https://tabu.al/metoda-e-terheqjes-dhe-kontraceptivet/

      Gjithe te mirat

  • Pershendetje jam ne nje situat te sikletshme me ndihmon pak me keshilla apo qka do qoft..Jam ne amerik edhe nuk kam siguracion qe te bej nje kontroll …jam e martuar kem provu me burrin kete her per nje shtatzeni po ketyre testev si besoj aspak qka te bej me eshte vonuar cikli 6 dit edhe un kshtu normal te rregullta i kam 7 dit..po kshtu kam pas dhimbje koke shum kto dit dhe kam problem me gjum me shum se me par edhe me ka dhimbt lukthi mbrem shum ..tashi teste ikam ber kto dit 4 dhe me dolen negativ si eshte puna me mua se pse jam e shqetsuar edhe mezi pres te mar nje lajm si te shoh ajam a sjam apo te pres akoma Ju faleminderit

    • Pershendetje,

      te falenderoj shume per besimin, por une nuk jam magjistare dhe nuk mund te spekuloj mbi situaten tende shendetesore. Mund te te them vetem
      qe testet e shtatzanise jane shume efikase dhe kane nje perqindje gabimi teper te vogel. Duhet vetem te ndjekesh instruksionet. Se dyti, testi i shtatzanise duhet bere te paktne dy jave mbas marredhenies se pambrojtur.

      Gjithe te mirat

  • Pershendetje jami nji cift dhe duan te keni femije para 12ditesh kryem mardhenie seksuale te pa mbrojtur.dhe te nesermen e deri tani kam dhimbje te forta posht barkut fryrje dhimbje mesi kam 12 qe I perjetoj keto gjera dhe me duket sikur Po me vijne periodat.me pare kisha dhimbje periodash por jo kaq shume te theksuara. doja te dija simptomat e para sepse pij cigare

  • Pershendetje nese mund te me ndihmoni ne situaten qe ndodhem..
    Kam kryer mardhenie seksuale dhe partneri nuk esht i sig ne ate qe ka ber
    Pasi kur e nxorri leshoi nj njolle ne bluze por nuk munda te dalloj ne ishte sperm apo sekrecionet e mia
    Si mund ta kuptoj nese ka ndodhur dicka?Dhe ka gjasa te jem shtatzan

  • Pershendetje kam pas mardhanje para 5 ditesh por kam dhimbje barku ana edjatht edhe pom vjen te vjelli por teshi me del pozitiv edhe kam dhimt ne mjedis

    • Pershendetje,

      beni nje tests shtatzanie ne shtepi duke llogaritur heren e fundit qe keni kryer marredhenie. Me pas kontaktoni gjinekologun tuaj.

      • Pershendetje . Nese per rreth 3 vjet un jam mbrojtur gjat mardhenjeve seksuale dhe kete muaj dy dit pas ciklit kam provuar per shttzani 1 her ne 2 dit ..dmth cdo 48 ore a ka mundesi te ngelem ? Flm

  • Pershendetje, jam 1 vajz adoleshente dhe gjate kryerjes se aktit seksual prezervativi ngeli brenda meje. Pas 1 ore un piva 1 kokerr emergjence dhe pas 25 oresh shkova te gjinekologu per te nxjerr prezervativin. Ai ishte i care dhe me sperme.A ka shance qe te kem ngelur shtatzen edhe pse liva kokrren?

    • Pershendetje,
      nese ke marre pilulen e emergjences duhet te jesh ne rregull, megjithate keto jane pyetje te cilat mund t’ia drejtoni edhe mjekut gjinekolog.

  • Pershendetje une i kam krejt shenjat te njejtat si te shtatzanis edhe me jan pa vonuar cikli 1 jav edhe tash me kan ardhur amo jo si gjithmon shum tash i kam ka pak a osht e mundur qe te jem shtatzane

  • Prsh
    nese sperma ka rene ne barkun e saj te hapur dhe ajo ka pasur breket ( te brendshmet )
    a mund te mbetet shtatezen?

  • Ckemi jam nje vajze 13 vjece doja te dija a mund te mbesim shtatezene nga masturbimi ? Une per vete kam masturbuar vetem 3 here me ferkim pa depertim ne vagine ! Deshe te pyes se keto dite kam pasur dhimbje te fundit te barkut dhe shpines kam pasur edhe pak dhimbje koke ! Sa per dijeni kam masturbuar vetem !

  • Zhaklin pershendetje a mund te mbesim shtatzane kur partneri ka vendosur prezevativ edhe nuk esht prishur as brenda prezevativit por un kam friken qe mos esht care

    • Vajza te dashura duhte te filloni te mendoni. Funksioni kryesor i mendjes esht:mendimi.

  • Ela pershendetje kom nje pytje ju lutem me tregoni kom patur perjodat met 31 dhjetor kom pas mardhanje tani kom perzirje te stomakut dhimje gjyksi dhe tug nderko qe test kom ber negativ me dul mirpo sod data 16 janar vetem 16 dit pej perjodav

  • Pershendetje jam nje adoleshente e cila beri seks te pambrojtur.Heren e pare qe partneri u prish po benim vetem paraloja.Me pas u fshi dhe kryem marredhenie seksuale dhe heren e dyte u prish ne kurriz.Periodat i kisha ne date 31 dhjetor.Ka ndonje shanc qe te ngelem shtatezane?

    • Nese te kane ardhur menstruacinet do te thote qe mund te ngelesh shtatzene dhe te riprodhohesh. Seksi pa prezervativ jo vetem qe nuk te mbron nga shtatzania por as nga semundjet seksualisht te transmetueshme. Persa i perke ejakulimit, nese ai ka ndodhur ne afersi te vagines apo brenda saj, ka gjasa qe te kete shtatzwni tw padwshiruar.

  • Pershendetje.km kryer marrdhenie seksuala pas kalimit te periodave dhe km marrur mas dy oreve norlevo por kn kaluar dy dit dhe nuk me kan ardhur ato nuk km dhimbje as lodhjen thjesht rrjedhje vaginale

  • Pershendetje.km kryer marrdhenie seksuala pas kalimit te periodave dhe km marrur mas dy oreve nor levo por kn kaluar dy dit dhe nuk me kan ardhur ato nuk km dhimbje as lodhjen thjesht rrjedhje vaginale

  • Pershendetje.km kryer marrdhenie seksuala pas kalimit te periodave dhe km marrur mas dy oreve nor levo por kn kaluar dy dit dhe nuk me kan ardhur ato nuk km dhimbje as lodhjen thjesht rrjedhje vaginale
    Ju lutem a mund te me ktheni prgj sepse eshte me shum rendesi

  • Pershendetje.km kryer marrdhenie seksuala pas kalimit te periodave dhe km marrur mas dy oreve nor levo por kn kaluar dy dit dhe nuk me kan ardhur ato nuk km dhimbje as lodhjen thjesht rrjedhje vaginale
    Ju lutem a mund te me ktheni prgj sepse eshte me shum rendesi

  • Pershendetje.km kryer marrdhenie seksuala pas kalimit te periodave dhe km marrur mas dy oreve nor levo por kn kaluar dy dit dhe nuk me kan ardhur ato nuk km dhimbje as lodhjen thjesht rrjedhje vaginale
    Ju lutem kam nevoj per ndihme

  • Pershendetje kreva mardhenie me te dadhurin para 1 jave dhe ma derdhi brenda por sot me erdhi cikli jam shtatzan ?

    • Te lutem, lexo me shume rreth ngjizjes dhe menyres si mbetemi shtatzene apo se cfare eshte cikli menstrual.

      • Prsh zhaklin ne mom qe po benim mardhenie iu gris prezervativi po nk esht prishur vtm 1 pik tek maja hera e par u prish jasht pastaj oas pak vazhduam prap periodat me kan ardhur rregullisht ka mundsi te kem ngelur

  • Pershendetje!
    Jam nje adoleshente dhe kam kryer maredhenie 5 dit para ciklit, sperma esht derdhur siper vagines,ka mundesi te jem shtatezene, pasi kam vones te ciklit 4 dite.

  • pershendetje un dhe bashkeshorti deshironim te benim femij kryem mardhenje seksuale
    edhe mbas disa ditesh me erdhi cikli menstual bera edhe testin e shtatzanis edhe nuk isha shtatzan
    e provuam perseri tani jam prap disa dit para periodave a ka mundesi te kem ngelur shtatzan

    • Pershendetje,

      ne farmaci ka teste shume te mira dhe te sigurta qe te tregojne nese je shtatzene. Mundohu te evidentosh ciklin tend menstrual dhe ditet e ovulimit.

  • Pershendetje! Jam nje adoleshente dhe sapo kam kryer marredhenie me te dashurin tim. Pasi u prish e derdhi spermen mbi barkun tim. A ka mundesi te kem ngelur shtatezan pasi e fshiva? Mos ndoshta ka ren pak sperme posht?

    • Pershendetje,

      nese ka rene sperme poshte nuk e di se nuk isha ne mesin tuaj qe te vezhgoja renien e spermes. Lexo ne kete blog te lutem si ngelet shtatzene, si krijohet ngjizja. Nuk duhet te angazhoheni ne marredhenie seksuale kur nuk keni asnje info per rreziqet e marredhenies.

  • Pershendetje.
    Km kryer marredhenie me te dashurin para 10 oreve . Kur ejakuloi prezervativi kish qene i care . A ka mundesi te kem mbetur shtatezane ?.
    Me trego nje metode efikase si mund ta parandaloj .
    Jm ne stres!!

    • Pershendetje.

      Faleminderit per pyetjen. Ju kam thene shume here qe nese kryejme marredhenie pa mbrojtje ka rrezik shtatzenie. Metoda e vetme e parandalimit eshte pilula e shpejte apo e dites se neserme si quhet. Mund te konsultohesh ne farmaci.

      • Pershendetje desha te pyes a mundet me mbet shtatzan nese nje femer masturbon vetem pa prezencen e mashkullit gjat periudhes se menstruacioneve

  • Prsh kam pasur mardhenje para 3 mujash edhe ciklin e kam pasur qe ater 3 her dmth te regullt si cdo her por kam frig mos jam shtatzan se me kan than se mhnd te jem shtatzan edhe pse kam pasur cikel te regullt a eshte e mundur kjo

  • Pershendetje!!
    Me date 27 janar kam kryer marredhenie te pambrojtur por nuk ka ndodhur derdhje. Po ashtu me dat 31 me kan ardhur periodat normalisht kan zgjatur 5 dit. A mund te kem ndonje shans per shtatzani ?

  • Pershendetje, jam nje vajze 22 vjeçe dhe kam kryer marredhenie me nje djal para 1 jave kam frike se kam ngel shtatzan te vetmet shenja qe kam jane stresi,luhatje humori dhe gjithashtu kam neps. Jam shum e shqetsuar!😔
    Anonim ju lutem!!

  • PERSHENDETJE ZNJ ZHAKLIN JAM NJE
    ADOLESHENTE DHE ME ESHTE VONUAR
    CIKLI POR NUK KAM KRYER ASNJEHER MARRDHENIE SEKSUALE KA MUNDSI TE JEM SHTATZEN APO ME KESHILLON MJEKIM

  • Pershendtje un deshoj se jam shtazane kam ber tre teste dri tashi po nuk ma jep mir cfar duhte te bej

  • Nji jave para periodave kisha te vjella marrje mendsh dhimbje koke dhimbje mesi dhimbje te ijet urinim i shpeshtë kujtova se jam shtatzënë po mbas nji jave me erdhen periodhat ala te njejtat shqetsime i kam akoma ka mundësi te jem shtaze edhe pse kam 5 dit qe kam kaluar pariodhat.une zakonisht periodat i kam 3 dit kte here i kisa 3 dit me ndaluan 1 dite pastaj diten tjeter kisha prap 2 dit jo shumë heren e dyt

  • Me ka ardhur cikli por me eshte nderprere kam dhe dhimbje ne fund te barkut cfate dote te thote

  • Pershendetje e dashur une po tentoj te mbes shtatzan edhe nuk po mundem kam 3 muaj qe po tentoj edhe heren e dundit qe besa sex me burr ne momentin e prishjes nejta 20 minuta rat edhe kur u qova nga krevati kisha pak gjakderdhje!