Nëse zoti do ekzistonte dhe do të isha unë, këto do të ishin 10 urdheresat e mia
- Unë jam zoti yt dhe të gjitha fjalët e tjera nga mbrapa……, por ti bëj atë që do. Nuk e kam krijuar universin për të vendosur brenda tij një organizëm mikroskopik që thërrët emrin tim orë e minut, të ishte ashtu do krijoja vetëm dhitë dhe jo yjet.
- Mos i beso përfaqësuesve të mi. Kush flet në emrin tim është i çmendur ose sharlatan. Mbi të gjitha ki parasysh që nuk nis ëngjëj në tokë për dy motive kryesore: e para sepse ëngjëjt nuk ekzistojnë dhe e dyta sepse nuk e kam të nevojshme. Nëse dua të thëm diçka, ta shkruaj në qiell
- Mos mendo kurrë që një fatkeqësi apo ndonjë shërim është vepra ime, ose për të qenë më e qartë, nëse dëshiron mund ta mendosh, por që nuk është e vërtetë.
- Mos u lut, nuk do funksionojë.
- Kujtohu të celebrosh të gjitha ditët e javës. Jo për mua por për ty: je ende gjallë dhe kjo nuk ndodh gjithmonë.
- Bëj çfarë të duash me jetën tënde, por mos i çaj kokën të tjerëve. Liria jotë mbaron aty ku fillon jeta e të tjerëve.
- Mos vrit. E persëris: mos vrit. Qartë ? Dhe jo, nuk është që duhet të vrasësh sepse të tjerën nuk bësojnë në urdhëresat e mia. Mos vrit. Pikë. Cilën pjesë të “ mos vrit” nuk kuptoni ?
- Nëse po vdes nga dëshira për të vrarë një tufë me njerëz të paktën mos shko vërdallë duke e shitur sikur e bën për mua. Merr përgjegjësi për veprimet tuaja.
- Mos e kaloni jetën duke u fiksuar me parajsën, sepse unë këtu me mua nuk ju dua, por keni gjithmonë Ferrin, ose më mirë jetën që i krijoni vetes dhe të tjerëve nëse ata nuk besojnë te unë.
- Mos më rrini të ngjitur si miza mbas *utit. Edhe nëse ky është rozë me xixa.
Ateiste je ti qe thua keshtu per zotin