praloja seksuale

Udhëheqësi i paralojës, guidë praktike

Ekzistojnë dy paragjykime rreth paralojës. I pari është që gratë kanë gjithmonë nevojë për të ( paralojën),  ndërsa burrat munden dhe pa të. I dyti është që gratë kanë 678 zona erogjene, ndërsa burrat vetëm një.

Të ja nisim nga e para dhe të themi JO, nuk është e vërtetë, gratë nuk kanë gjithmonë nevojë për paralojë. Shpesh herë e vlerësojnë, sepse jo vetëm që pasuron eksperiencën seksuale, por është dhe aleate shumë e mirë e burrave, në arritjen e përjetimit  të kënaqësive seksuale. Në fund të fundit jemi zhvilluar aq shumë si shoqëri, që kuptojmë që tashmë nuk mjafton vetëm forca dhe prezenca e penisit. Nga ana tjetër, ekzistojnë gra të cilat me një shikim të veçantë, puthje të zjarrtë dhe prekje strategjike lagen më shumë se shirat e nëntorit në Tiranën. Ka dhe nga ato raste, kur je në darkë me dikë, para një gote verë, duke numëruar minutat dhe sekondat që do ju ndajnë nga momenti i vetmisë. Në këto raste shënohet gol pa shumë stërvitje e vrapime rreth fushës. Ky gol pranohet pa u  gjykuar atleti. Pra, JO, paraloja nuk është një nevojë e padiskutueshme.

Nga ana tjetër dhe për burrat është e njëjta gjë. Mendoni që ata nuk kanë nevojë për një ndihmë të vogël dhe që bota do të ishte e njëjtë nëse do të hiqni “ fellation ndihmuese” ? Kështu që, si rrjedhojë e gjithë kësaj, paraloja nuk është një detyrë e domosdoshme por më shumë një veprim që duhet ditur si të bëhet. Kështu që merrni laps e letër, mbani shënim dhe mësoni.

 

AJO: qafa, veshët, supet.  Ka ndonjë arsye të veçantë pse puthjet pakësohen një herë që është pirë ujë nga burimi ? Kur fitohet çmimi i parë, duket sikur puthjet nuk kanë më rëndësi dhe kalohet direkte te gjërat më serioze, gjoksi.

Gjoksi, është i bukur dhe e vlerësojmë por: nuk është një antistress, nuk kafshohet me dhunë, nuk shtrëngohet me forcë, nuk rrihet me shpulla të vogla, dhe mbi të gjitha nuk është faktor i regresit njerëzor ose kthimit në bebe. Dashuria për gjoksin vlerësohet por jo dhuna.

Duart. Përdorini. Prekni kudo partneren tuaj. Dihet që qëllimi kryesor është një tjetër, por dëshira shpesh kalon nga prekja . Ka qënë një kohë kur gishti ishte mjeti më i fuqishëm i trupit tuaj. Tashmë kohët kanë ndryshuar por dëshira për prekjen dhe duart, jo. Duart janë të rëndësishme sepse në njëfarë mënyrë joshin dhe eksplorojnë  trupin, feminilitetin, çakrën e libidos femërore.

Cunnilingus. Do të shkruaj një post më vete. 

Sytë. Kjo është një tjetër zonë erotike qe shpesh herë harrojmë. Sytë janë pjesa më e ndjeshme e trupit dhe janë vendi ku preket shpirti ynë. Me sytë behët seks ashtu sikurse bëhet seks me pjesën tjetër të trupit, kështu që shihni partneret tuaja në sy. Padyshim që kjo gjë mund të përshpejtojë proçesin e ejakulimit, por është e rëndësishme që të jeni aty. Kështu që përpos brrylit, këmbëve, brëndësisë së kofshës, shihni të dashurën tuaj në sy.

AI: Qafa dhe veshët. Vlen dhe për atë.  Janë të ndjeshëm si ne. Thuaj po pjesëmarrjes. Mos u bëj pasive, sepse në ditët e sotme nuk je e përdalë nëse di çfarë të pëlqen. Një puthje në qafë, një frymëmarrje në vesh, kafshime të lehta, maja e gjuhës dhe më pas një fjali e thënë lehtë.

Mos u fokuso te thithkat, vetëm nëse di me siguri që partneri yt ka një pasion specifik ndaj stimulimit të kësaj pjese anatomike. Pjesa më e madhe bezdisen ose janë indiferentë, megjithatë kjo nuk është e vërteta absolute.

Prekni, prekni. Prekni edhe ju trupin e tij. Pa mëdyshje. Nuk po i referohem vetëm supeve apo shpatullave, krahëve, gjoksit, barkut dhe këmbëve. Po i referohem tokës së askujt, ku fshihet eliksiri i çmuar i jetëgjatësisë. Bëjeni me kujdes ama. Përndryshe nuk duhet t’a shpejgoj unë që nuk duhet lënë pas dore as aktori kryesor, që mban pjesën më të madhe të përgjegjësisë në shfaqje.

Mbi fellation do të shkruaj një kapitull më vete.

Sytë. Kur jeni në apogjeun e kënaqësisë është normale të mbyllësh sytë, por nëse jeni aty që putheni, zbuloni, nuhasni,  shijoni dhe provoni, të dashura vajza shikoni partnerin në sy. Sepse, çdo mungesë teknike ose pa përsosmëri, mund të kompensohet me shikimin e një gruajë plot dëshirë .

Guida bazë mbyllet këtu.

Zhaklin Lekatari

7 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Nje Barcolete
    Ishte nje dite vajza dhe e kishte lene per te dale me shoqet ne nje kafene per fundjav, Dhe kshu shkon e pyet babin, o ba un do dal me shoqet n fundjav, jo i thot babi nk ke per t shkuar, i thot vajza po te lutem o ba do bej cfare te duash ti vetem me lere qe t iki t dal me gocat.Mir i thot Babi ajde ma merr n goj qe te lej t dalesh, dhe kshu vajza pranon ,pasi ja merr n goj i thot vajza babit , o ba pse te mbante era mut penisi, i kthehet babi , ja pra vllai jot donte me shku n kalceto ?

  • Pershendetje Zhaklin, se pari te lutem me leje te pergezoj per inciativen. Eshte nje blog fantastik dhe shume i nevojshem per ti zgjeruar njohurite tona seksuale. Pyetja ime eshte kjo:
    “Me pelqen shume seksi oral, t’ia lepij vaginen te dashures time. Te lutem me tregoni a mund te kete ndonje semundje gjate aktit te lepierjes me gjuhe se klitorisit apo buzeve te vagines”?
    Flm shume.

  • Eshte pak e veshtire te percaktohen qarte si duhet te veprohet me paralojen.Nga eksperienca ime personale te gjitha femrat qe kam njohur e adhuronin para lojen, keto kohet e fundit kam njohur nje femer qe do direkt aksion. Problemi kryesor eshte sepse direkt ne aksion une nuk arrij ta kaloj ne orgazem ate, pasi ajo do shume kohe te vije ne qejf, do thuash pse nuk ben paraloje, nuk pret do aksion direkt. Pervec kesaj ajo ska patur kurre nje orgazem dhe une dua qe ajo ta arrije, por nga menyra si sillet ne krevat eshte e pamundur, kam folur me te cfare i pelqen dhe me thote qe vetem sex. Se di ndoshta as ajo se kupton mire cfare do ose une jam “injorant”., Thjesht me jepni nje ide si mund te veproj ne nje rast te tille?

    • Mendoj qe ajo nuk e di cfare do, dhe qe duhet ta marresh situaten ne dore, duke propozuar psh ndonje loje, ku ti je gjuetari dhe ajo e `nenshtruara’. Ftoje per nej darke, organizo nje atmosfere me te qete dhe relaksuse, luani me veshjet tuaja, me ndonje ushqim. Performo nje cunnilingus dhe mendoj qe do ja dalesh. Suksese