Testi i shtatzënisë nuk është test për identifikimin e tumorin në testikuj. Këtë gjë e kam parë në Tik Tok dhe meqë e kam të qartë që ne si popull jemi kotësidashës dhe përtacë në gjetjen e problemit, vendosa ta trajtoj si temë.
Si fillim duhet kuptuar si funksionon testi i shtatzënisë i cili kërkon në urinë nivelin e nën-njësisë beta, e cila rritet ditët e para të shtatzënisë që quhet ( bHCG). Por, njësia bHCG është dhë një onkomarker ( gjetës i tumorit) prandaj e gjejmë në urinë dhe në prezencën e disa tumoreve testikulare, megjithatë, mundësia për të pasur një test në testikuj dhe kur testi i shtatzënisë është negativ, është shumë e lartë.
Nje tjetër mundësi është dhe testi pozitiv kur në fakt nuk ka prezencë tumori, kjo ndodh sepse nivelet e bHCG rriten dhe për arsye te tjera, si për shembull përdorimi i canabisit. Niveli i bHCG rritet dhe kur kemi prezencë tumoresh në vende të tjera si pankreasi, stomaku, mushkëritë apo mëlçia, për këtë arsye testi i shtatzënisë nuk mund të jetë një mënyrë diagnostifikimi për tumorin e testikujve.
Të dhënat prezente në literaturë na tregojnë që deri tani mënyra e vetme si të diagnostifikojmë tumorin në testikuj është nëpërmjet vetëprekjes. Më shumë se 90% e burrave që kanë një tumor në testikuj kanë paraqitur simptoma të lidhura më një kokërr, nodul. Diagnostifikimi i hershëm i tumorit në testikuj bëhet nëpërmjet teknikave të vetë prekjes dhe jo nëpërmjet testit të shtatzënisë.
[…] e urgjencës janë e vetmja metodë e Planifikimit Familjar që ju mbron nga shtatzënia e paplinifikuar PAS një marrëdhënieje të pambrojtur seksuale. Ato duhet të merren brenda 5 […]