Në fillim të çdo marrëdhënie seksi është hot, i shpeshtë dhe plot pasion. Kjo faza e “muajit të mjaltit” është shumë eksituese dhe gudëlisëse. Deri sa jeta e vërtetë të godet më të gjitha kufizimet kohore dhe regjimet e përditshme.
Marrëdhëniet afatgjata kërkojnë shumë vëmendje nëse do të mbash aktive jetën seksuale. Një nga problemet më të mëdha seksuale në këtë fazë është padyshim rënia e dëshirës. Kjo gjë vërehet më shumë te gratë, por dhe burrat padyshim përjetojnë diçka të tillë. Ka shumë arsye për këtë: stresi, lodhja, kërkesat e punës, fëmijët dhe përgjegjësitë e tjera. Koha për krevat përkthehet në kohë gjumi.
Për të kuptuar se pse libido bie më shumë te gratë se burrat, duhet shpjeguar si funksionon ana seksuale e trurit te gratë.
Shumë burra hetero mund të ndihen konfuz kur shohin që partneret humbasin interesin në seks. Ata mund të pyesin veten se pse ajo nuk eksitohet, se pse ajo nuk eksitohet si ai, dhe pse ajo ka humbur interesin për atë. Ndonjëherë dhe vetë gratë hetero pyesin veten se pse në fillim ishin aq të dhëna mbas seksit dhe më pas jo. Duket sikur gratë humbasin interesin, por njëherë që fillojnë e bëjnë seks duan maksimumin prej tij. Duket sikur motorri i tyre ka nevojë të ndizet duke marrë superxhiro. Për të kuptuar sekretin duhet të dimë si funksionon motori.
Cikli tradicional i përgjigjes seksuale te individi fillon me dëshirën, ndjekur nga eksitimi, orgazma dhe në fund kënaqësia. Të dyja palët i përgjigjen këtij sistemi në fillim të marrëdhënies. Ajo që kuptojmë nga dëshirat apo libido e grave është që në vend që të kenë interesa të shpeshta seksuale, ato bëhen neutrale duke kërkuar mënyra të reja për të nxitur seksualitetin. Në këtë pikë seksualiteti është më shumë përgjigje, se sa spontan.
Parë nga një dimension mekanik: një makinë që është neutrale ka një bateri që punon, por që kërkon aksion për ta futur në punë. Pra, nga një perspektivë njerëzore, nëse një grua është në pozicion neutral, nuk do të thotë që ka një problem më dëshirën. Ka shumë diferencë midis të qënurit në pozicion neutral dhe të mos paturit dëshirë ose kur bateria e makinës të ka lënë.
Për shumë gra dëshira seksuale dhe eksitimi ndodhin në të njëjtën kohë. Një grua do pranojë të angazhohet në seks jo sepse është patjetër e eksituar, por ndoshta për shkak të nevojës që ka për të qënë pranë partnerit, dëshirës për ta kënaqur atë ( dhe veten gjatë proçesit), për dashuri, për afeksion, për lidhjen emocionale( kjo nuk do të thotë që ajo nuk ka kurrë momente kënaqësie apo dëshirë). Konteksti është shumë i rëndësishëm për gratë. Për atë, situata duhet të jetë e qetë dhe relaksuese që të shijojë eksperiencën ( pa mendime për fëmijët, ty, përgjegjësitë, ndjenjat ndaj partnerit)
Pra si mund të ndihmojë partneri që motori i saj të ndizet ?
Mirësia: mundohu të kuptosh atë që kalon ajo. Bëji pyetje pa e ngacmuar. Ajo çka duan gratë është që të jenë të degjuara dhe të jenë të kuptuara. Dëgjoje PA DHËNË KËSHILLA. Ajo do e pëlqejë miratimin tuaj.
Ndal presionin: dhe atë indirekt. Mos e ngacmo me kërkesa seksuale dhe nëse jeni duke menduar: “ nuk do të ndodhë nëse nuk e bëj”. Duke i vënë presion do të merrni efektin e kundërt.
Mëso të jetosh me ereksionin tënd. Nuk është përgjegjësia e saj. Jepi asaj prekje jo seksuale. Bëhu i dashur pa pritur diçka prej saj. Kjo do të ju japë një mundësi.
Kaloni kohë bashkë: duke folur për ju dhe marrëdhënien tuaj. Kushtojini vëmendje intimitetit tuaj në çift.
Kaloni çdo ditë të paktën 15 minuta bashkë në mnyrë që të krijoni lidhjen me njëri tjetrin.
Thuaj asaj çdo ditë: “ TE DUA”!
LOVE
Hi Zhak, si të kam? Sa këndshëm e ke trajtuar temën! Mirë i the…..po kujt ja the ama….lol.
Kur maturohet një femër, dëshiron gjëra të cilat partneri nuk i kupton, dhe në rastin tim, nëse unë i shprehem që psh dëshiroj të provoj të zgjojme pasionin dhe dua të blej një vibrator të cilin ta përdorë ai tek unë, do të fillojë të tallet ose të thotë: o grua, sqenke mirë me duket.
Libidoja ime është më “vivid” se e tij, dhe sinqerisht ta them që ndjehem shumë e paplotësuar.
Vërtet si çift kemi shume zënka dhe keqkuptime, por të paktën të ishte seksi në rregull!
Jam në momente të jetës kur vërtet po reflektoj thellë…..dhe ndjej një zbrazëti të dhimbshme nga mungesa e komunikimit e si rrjedhim edhe mungesa e seksit. Sepse nuk e perceptoj seksin thjesht si pasjen e penisit brenda 5 min dhe “u kry”.
Është një ndërveprim shumë më i thellë sesa kaq. Aq e zhgënjyer jam, sa po mendoj se fundmi të zbuloj seksualitetin tim me një femër.
Kështu është kur një mashkull s’di t’a bëjë partneren të ndjehet grua, të ndjehet e plotë dhe e veçantë, nuk di t’a ketë shoqe dhe të dashur.
I dashur “mashkull” që po lexon, nuk je me pak burrë nëse shpreh dashuri dhe butësi, përkundrazi. Kështu je me i fortë.
I thashë të gjitha??? S’ka gjë se shkruaj prapë. ☺️☺️☺️
Ti me verte paske hall te madh zonjush sepse ti je femer e po ste ben yzmet ty me mir blej vibratorin e nje penis fallco tmadh e jepi vetes kenaqesite qe ti deshiron.
Ke shume te drejte ne te gjitha ato qe the. Dhe ideja qe propozove nuk me duket fare e keqe. Une jam gjithmone pro asaj qe na ben te ndihemi mire. LOVE
Peace and love Zhaku ca tbojm ne cunat se vetem doren kemi po per ju gocat ka plot opsione
Lol….cf opsione ka o Doni, ….
Ola me beso (pa ofenduar njeri) seksualiteti zbulohet me nje person te gjinis tjeter.
Si inxh i shkencave te natyres ta siguroj qe natyra i ka krijuar gjerat ne menyre te tille qe kur realizohet perputhja, arrihet rezonanca dhe perfeksioni, kenaqesia jane ne kulm.
Gjithsesi ambienti ku jetojme, mentaliteti, gjendja ekonomike, niveli arsimimit, e veshtiresojne proçesin e njohjes midis nje djali dhe nje vajze dhe kjo ben qe te anashkalohet proçesi i njohjes se partnerit ne shtrat. Kjo çon detyrimisht qe te lindin pakenaqesi.
Përshëndetje, ndër të rrallat mesazhe pa gabime drejtshkrimore….???!!!
Faleminderit për replikën. Nuk e vija në dyshim deri para pak kohësh. Por meqenëse unë si femër mund të flas hapur këtu duke ruajtur anonimatin, po të them se është shumë e vakët tërheqja seksuale, im shoq ka një indiferencë vrastare, bëjmë shpesh debate, mëritë e së cilave zgjasin me javë. Dhe unë ndjehem shumë e frustruar pikërisht nga ky ” mohim” , nëse mund t’a quaj kështu, nga moskomunikimi, indiferenca, kokëfortësia dhe budallallëku me të cilin trajton çdo debat. Nuk jam as ” si goca e Fantocit”, të jesh i sigurt!!!! Lol.
Kështu që në vend që të shijojmë dhe zbulojmë seksualitetin së bashku, shpesh jemi si dy të huaj.
Ti ola ke problem komunikimi me burrin.nese ti nuk ke komunikim te ngrohte gjate dites si mund te kesh marredhenie seksuale gjate nates.
Geno edhe une jam etero por mendoj qe eshte paragjykuese qe te thuash qe je ingjenier i shkencave natyrore dhe pastaj te thuash qe seksualiteti zbulohet me seksin tjeter. Sipas ketij mendimi e gjithe bota Lgbt nuk ja paskan idene se cfare eshte seksualiteti.
Edhe ne boten e kafsheve egzistojne marredheniet mes kafsheve te te njejtit seks. Si ka mundesi qe nje qenie e zgjuar ( njeriu ) dhe nje primitive ( kafshet ) kur vjen puna per tek seksualiteti sillen ne te njejten menyre.
Une nuk po them qe eteroseksualet jane me mire app keq sesa homoseksualet, por meqe ky eshte nje blog per te diskutuar mbi tabute e gjej me te arsyeshme qe te mos perdorim paragjykime por te diskutojme rreth gjithckaje.
Ola sipas mendjes sime duhet te eksperimentosh ( po ama vetem ki kujdes nje gje: nje femer njeh trupin e nje femre qindra here me mire sesa nje mashkull 😀 ).
Une them qe komunikimi eshte gjithmone celesi i gjithckaje, por nese nga komunikimi nuk nxjerr gje, dhe nese seksi eshte 5 minuta, atehere mendoj qe mund te besh eksperienca te reja ( por duhet te ngelin absolutisht thjesht eksperinca seksuale sepse ndryshe rrezikon qe te prishesh familjen )
Me beri shume kurioz kjo pjesa:
” Ajo qe kuptojme nga deshirat apo libido e grave eshte qe ne vend te kene interesa te shpeshta seksuale, ato behen neutrale duke kerkuar menyrate reja per te nxitur seksualitetin. Ne kete pike seksualiteti eshte pergjigje, sesa spontan ” .
Cfare do te thote? Mund te ma shpjegosh me nje shembull te lutem ( ne menyre qe te kutpoj edhe kontekstin e fjaleve ).
Flm