Para 100 vitesh, burrat që nuk kishin shumë të ardhura, angazhoheshin në punë që kërkonin shumë forcë fizike. Burra me muskuj që nuk e kishin trupin me muskuj per shkak të palestrës. Muskujt e definuar ishin rezultat i një punë fizike të fortë dhe të keqpaguar. Si rezultat një burrë i veshur mirë dhe me bark ishte zgjedhje shumë më interesante për beqaret e shekullit të ‘900. Rrobat e mira dhe barku i plotë ishin simbol i një fuqie dhe force të madhe: një burrë që është në gjëndje të mbrojë dhe të kujdeset për gruan dhe femijët. Kjo nënkuptonte që gruaja nuk ishte e detyruar të punonte, dhe këtu duhet shtuar që punët në dispozicion për gratë në atë kohë ishin të pakta. Për të marrë një rrogë të mirë, një grua duhej të prostituonte.
Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Pjesa më e madhe e burrave me muskuj, kanë kohë të lirë për të zhvilluar ato muskuj. Sot një djalë që punon IT, do të dojë të kalojë kohën në palestër sepse aktiviteti më i madh fizik që ka është hapja e laptopit. Ai mund të ketë dhe një kolege, gjini femërore, e cila është e pavarur, punon dhe nuk është duke kërkuar një djalë me ose pa muskuj. Një grua e tillë dhe e pavarur, nuk do të quhej femërore para 100 vitesh. Kjo sepse në vitin ‘900 ndjeshmëria dhe brishtësia ishin sinonime të feminilitetit.
Çfarë shprehin kulturat e tjera :
Çdo kulturë ka një definicion të saktë rreth asaj që është fëmërore, mashkullore apo dhe erotike.
- Gratë në kulturën muslimane, mbulojnë veten, nga koka të këmbët kur duhet të dalin në publik. Gratë në Hollywood, mbulohen me molekula stofe, të vizatuara posaçërisht për të qënë në qëndër të vëmëndjes. Kush është e burgosur ? Apo ndryshimin e bën pushteti ?
- Në Japoni, është një praktike shumë normale të zhvishesh dhe të bësh banjo bashkë. Askush nuk e dënon këtë lakuriqësi. Nga ana tjetër, puthja për kulturën japoneze është një gjest kaq intim sa mund të konsiderohet si ofendim nëse bëhet në publik.
- Gjatë lojrave Olimpike për shembull, atletët rusë, puthën njëri tjetrin në buzë për të përgëzuar njëri – tjetrin për performancën e dhënë. Ndërkohë që nuk mund të vlejë e njëjta sjellje për atletët amerikanë ose gjermanë, francezë, grek.
- Në ditët e sotme në vëndet përëndimore, femrat hetero mbajnë flokë të shkurtër, ndërkohë dhe shumë meshkuj hetero mbajnë flokë të gjatë. Para shumë vitesh, këto modele flokësh trajtoheshin si sinonim i homoseksualitetit ( në Shqipëri denoheshin si shfaqje te huaja ose mikroborgjeze)
- Në ditët e sotme në shumë vënde në botë, seksi para martesor, nën moshë, trajtohet si një njollë ndaj familjes, dhe vajza në fjalë, dhunohet, torturohet, dënohet shpesh herë dhe me vdekje. Nami, ose nderi, ose namuzi i familjes është më i rëndësishëm se sa jeta e një bije.
- Në Afrikë, një numër shumë i madh vajzash dhe grashë i nënshtrohet qepjes së klitorisit apo të buzëve të brëndshme të vulvës. Në këto vënde, kjo procedurë trajtohet si një kalim nga adoleshenca në pjekuri. E shume e shumë të tjera.
Pra, për shumë prej nesh, femërorja dhe burrëria, janë disa koncepte që bota i kupton nëse nuk tenton ti shpjegosh. Për shembull në kulturat tona moderne, njerëzit mendojnë se të jesh mashkullor apo burrëror do të thotë të jësh i egër ndërsa fëmërore e qullët apo e brishtë. Nuk ka gjë më të gabuar. Thjeshtë mendo për një grup avokatesh, apo gra të acaruara. Shih se sa të brishta janë.
Ndërkohë që hormonet nga ana tjetër kanë një rol shumë të rëndësishëm në ndikimin e sjelljeve femërore apo mashkullore, ato që mësojmë nga kulturat tona dhe në mënyrë të pavetëdijshme, janë si një forcë që i japin formë mendimeve dhe asaj në të cilën besojmë. Prandaj është shumë e vështirë të flasësh për burrërinë dhe feminilitetin, pa pasur informacion mbi kulturën e vendit të cilin trajtojmë.
Kështu që sipas meje, definicionet e çdo kulture rreth jo vetëm këtyre dy çështjeve por dhe erotikën, mund të jenë arbitrare, të lëvizhshme dhe artificiale. Nga ana tjetër njerëzit i marrin këto ndasi aq seriozisht sa shpesh herë dëmtojnë veten dhe të tjerët. Mos e bej, Thjeshte duaje veten.
Jep koment